Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Agjencia e Barnave: Hiqet shurupi Postan nga tregu…ka shumë plumb dhe lithium!
12 Prill 2019, 14:27Nga DOSJA
TIRANE-Agjencia e Barnave njofton përmes Facebook se shurupi i përdorur gjerësisht Postan është i ndaluar të përdoret, për shkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të plumbit dhe Lithiumit. Agjencia e ka bërë njoftimin në rrjetet sociale, duke harruar që ky shurup është një nga më të përdorurit në masë nga fëmijët. Shkak për ndalimin është tejkalimi i niveleve të lejuara të plumbit dhe lithiumit.
Reagimi i plotë:
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore bën me dije se pas njoftimit të marrë nga MAH (prodhuesi) dhe distributori farmaceutik, të cilët importojnë barin “Ponstan shurup 50mg/ml”, ka nisur tërheqja e tij nga tregu si pasojë e tejkalimit të niveleve të ekspozimit ditor të lejuar për Plumb dhe Lithium. Aktualisht, ka nisur kthimi i sasisë stock nga të gjithë distributorët farmaceutikë dhe farmacitë e rrjetit të hapur në ambientet e distributorit të autorizuar, deri në datën 30 prill 2019. Farmacistët që hasin përshkrimin e këtij bari përgjatë këtyre ditëve, lutemi të mos e ofrojnë ndaj pacientëve, duke u kërkuar këtyre të fundit rikonsultim me mjekun për alternativa të tjera.
Njoftimi i Agjencisë është bërë për qytetarët përmes rrjeteve sociale, dhe nuk ka ende një informacion të detajuar se me çfarë zëvendësohet ky ilaç.
(F.g.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Policia ka ndërmarrë masat për protestën e tetë të opozitës që është paralajmëruar të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00, para Kryeministri...
VLORË- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.Sipas të dhënave paraprake mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga peshkatarët ...
Shkruan motra e Tom Ndojës, i pushkatuar në revoltën e Qafë-Barit, në maj të vitit 1984Përshëndetje! Jam Bardhe Ndoja, motra e Tom Ndojes, i pushkatuar në revol...
Dje rreth orës 03:35 në lagjen ‘Rilindja’ në Vlorë një lokal është hedhur në erë me anë të eksplozivëve.Lenda plasëse ishte vendosur në derën hyrëse të lokalit,...
SHKODËR– Partia Demokratike e Shkodrës përmes një deklarate për shtyp fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në protestë për të treguar se nuk e kemi ...
Një person misterioz që është ‘punësuar’ për të shpërqendruar policinë. Ky është një nga njerëzit që po kërkohet nga policia pas grabitjes së 10 milionë eurove ...
TIRANË- Ishte fushta elektorale e vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama bëri disa herë një premtim që trazoi jo pak opinionin publik. Duke akuzuar LSI-në p...
TIRANË- Dosja “Babale” është dërguar ditën e sotme për gjykim, pas përfundimit të hetimeve rreth saj.Të pandehur në këtë dosje janë Fredi Alizoti, Jetmir O...
TIRANË- Ish – ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro, para 3 ditësh. Sipas Demi...
TIRANË- Tre ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, është shoqëruar në polici një ish-polic i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. A.H është ndalua...