Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Ish – ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro, para 3 ditësh. Sipas Demirajt, kjo është realisht fatkeqësi, ku Siguria Kombëtare u është dhënë me koncesion nipërve të Mao Ce Dunit, duke kujtuar kohët e paraardhësve të këtyre që na qeverisin, për të na mbrojtur nga imperialistët e revizionistët, “motrën e vogël” Shqipëri!!
Reagimi i plotë i Dritan Demirajt
Prioriteti i punës së Policisë në këtë kohë është: përgjimi dhe ndjekja e eksponetëve të opozitës, krimet kundër popullsisë civile të cilët mbrojnë pronat dhe djersën e 29 viteteve emigracion, të cilët kanë ndërtuar një “kasolle” për të jetuar, përdorimi i gazit helmues kundër fëmijëve, grave shtatzëna, pleqve
Siguria kombëtare është arsyeja e parë e ekzistencës së Shtetit. Grabitja me datën 9 Prill 2019 në Aeroportin e shenjëtores “Nënë Tereza”, tregoi se ku është katandisur Siguria Kombëtare e Republikës së Shqipërisë si anëtar i NATO-s, duke marrë një goditje fatale besimi tek partnerët tanë perendimor dhe jo vetëm.
Është sfiduar, turpëruar, sfilitur dhe shpartalluar një nga vendet më të sigurta në vend, ku çdo vend i pavarur pasqyron elementet e sigurisë dhe prezencën e funksionimit të shtetit serioz. Kjo ngjarje me siguri do të ngelet sërisht pa përgjegjës real, por do të mjaftohet me ndonjë “kokë turku” duke shpall një “armik”, apo ta përcjellë fajin diku gjetkë tek koncesionari dhe vetë mjaftohet të justifikohet si gjithmonë dhe për çdo gjë, se “shteti reagoi dhe ne nuk jemi si të tjerët…”, “kemi bërë shumë, por kemi akoma më shumë për të bërë” siç ishte rasti i skandalit tek unaza e re….!!!
Pra mesa duket, Qeveria Pink u paska dhanë kinezëve me konçesion, jo vetëm aeroportin, por edhe Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë.
Kjo është realisht fatkeqësi, ku Siguria Kombëtare u është dhënë me koncesion nipërve të Mao Ce Dunit, duke kujtuar kohët e paraardhësve të këtyre që na qeverisin, për të na mbrojtur nga imperialistët e revizionistët, “motrën e vogël” Shqipëri!!
Në rastin e qeverisjes së socialistëve këto vite të demokracisë, ka rënë poshtë dhe teoria e propabilitetit, pasi nuk janë rastësi që sa herë qeverisin kjo “racë politike”, përveç krimeve, korrupsionit shtetëror, ndodhin vjedhje galopante shtetërore dhe kriminale si psh vjedhja e thesarit të bankës qëndrore, vjedhje 5 herë në zonat më të sigurta të vendit nëpërmjet kompanive të sigurisë private ku pronarët e tyre janë në nivelet drejtuese më të larta të PS-së si Safet Gjici etj…, të cilët kanditohen për t’u zgjedhur dhe shpenzuar parat e vjedhura për të blerë votën e fukarenjve në mënyrë mafioze. Këto skenar do t’i kishte zili edhe Holliwoodi, por regjizori Rama, skenaristë ministrat e tij të brenshëm dhe producente Kodheli, kanë ndërmend të ngrenë lart emrin e kinematografisë “Shqipëria Pink”!!! Këta janë fanatik dhe pasionant te thënies të Leninit; “Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë edhe duke qenë horr. Në polikë morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit”.
Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e koncesionarit që mundohen të përcjellin tellallët e qeverisë, por përgjegjësi reale të një shteti të përgjegjshëm nëse do të kishim! Mirëpo në Shqipëri nuk ka qeveri të përgjegjshme, ka banda që grabisin në çdo vend, por ka edhe banda që përfaqësohen në qeveri! Nga tellallët qeveritar në momentin kur nënshkruan kontratën me koncesionarin ishin “Azgan”, ndërsa sot ku është zënë ngushtë qeveria nga skandali janë “pehlivan”, duke u mburrur se do marrë masa nga më ekstremet për kompaninë koncesionare, pasi tani “nuk mban më ujë pilafi kinez”, thua se nuk kishte raste të tjera për të marrë masa!!! Nuk kuptohet se kujt duhet ti ankohen në këto momente kjo qeveri e papërgjegjshme!
Shqiptarët ju kanë “votuar” që të qeverisni dhe jo të “qyravisni” në këto momente ku siguria kombëtare e Shqipërisë ka performancën e “brekëve të Shukriut dhe Shukrinjëve”!!!
Në datën 2 Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur Komitetin Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit “Nënë Tereza”. Me Vendim të Kryministrit Rama Nr.752, datë 13.12.2017, ka qenë i emëruar jashtë detyrës funksionale z. Sandër Lleshi si Kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe shumë titullarë të institucioneve shtetërore.
Pse ky Komitet Kombëtar nuk bën transparencën e dokumentave që vërtetojnë problematikat, rekomandimet dhe informimin e institucioneve kushtetuese për gjendjen e sigurisë?. Paradoksi është se, ai sot ndodhet në detyrën e Ministrit të Brendshëm, si ish-Këshilltar për Sigurinë i Kryeministrit dhe megjithëse sipas tyre janë njohur me problematikat, nuk morën masa nëpërmjet kopetencave ligjore funksionale të zbatoheshin detyrimet nga koncesionari dhe Policia e Shtetit, apo eksperienca e mëparshme me rastin e kanabizimit të të gjithë vendit, i kishte bërë më të vetëdijshëm që të justifikonin urdhërat e “sulltanit” ?!!
Por realiteti është se lidershipi i MPB po e transformon Policinë e Shtetit në një trupë që i shërben propagandës politike duke zbatuar çdo urdhër që i jep “Sulltani shtatlartë” pavarësisht kostos! Merr kurrajon e tepëruar dhe etiketon opozitën si parti antiparlamentare dhe parapolitike si dhe protestuesit si të verbër!!!
Prioriteti i punës së Policisë në këtë kohë është: përgjimi dhe ndjekja e eksponetëve të opozitës, krimet kundër popullsisë civile të cilët mbrojnë pronat dhe djersën e 29 viteteve emigracion, të cilët kanë ndërtuar një “kasolle” për të jetuar, përdorimi i gazit helmues kundër fëmijëve, grave shtatzëna, pleqve dhe çdo njeriu që shpreh një pakënaqësi kundër horrave qeverisës, mbrojtja dhe fshehja e bandave dhe krimit të organizuar si dhe ruajtja dhe sigurimi i tregut e parcelave me kanabis që kanë filluar të rimbidhen në çdo vend të Shqipërisë!
Titullarëve të policisë kanabiste, u duhet bërë e qartë që do të shkojnë në burg nesër me veprimet dhe operacionet e paligjshme kriminale që po ndërmarrin, kur në Shqipëri të zbatohet ligji i ndëshkimit për gjithë këto “zombie”.
Gjithmonë kam shprehur respekt, mbështetje dhe inkurajim për të gjithë antarët e ndershëm të Policisë së Shtetit të cilët me përkushtim e ndershmëri, të keqpaguar, të keqpajisur dhe me halle të mëdha familjare përballen çdo ditë me elementë kriminal, të cilët kanë mbështetjen politike të bandës kryesore kriminale politike “Rilindje”.
Ditën e sotme, është ndaluar një ish-polic, i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt, në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Tre ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, është shoqëruar në polici një ish-polic i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. A.H është ndalua...
TIRANË- Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, në një intervistë për ERTV ka folur për investimet në infrastrukturë. Gjatë fjalës së saj ...
KËLCYRË– Një aksident është shënuar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Leskaj.Një automjet tip “Xhip” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, k...
TIRANË-Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka denoncuar se me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Po...
ELBASAN-Policia e Shtetit ka shoqëruar në drejtori një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arr...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës pak minuta më parë, ku një makinë tip “Fiat” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Dosja.al mës...
Tiranë- Gazetari Klodian Tomorri ka theksuar kompania që merret me sigurinë e aeroportit në Rinas është vetëm një. Ai ka theksur se dy ICTS-të janë e njëjta ko...
TIRANË- Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit, ku kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e kompanisë së sigurisë ICTS dhe në zyrat...
Tiranë- Vetëm dy javë më parë, në emisionin investigativ Fiks Fare, datë 29 Mars 2019, iu kushtua një vëmendje situatës në Kompaninë Armo. Në fokus të kronikës ...
TIRANE- Pak orë nga varrimi i Admir Muratajt, tensione në burgun 313. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se miqtë e të vëllait, Aleksandër Muratajt janë rebeluar...