Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Dosja “Babale” është dërguar ditën e sotme për gjykim, pas përfundimit të hetimeve rreth saj.
Të pandehur në këtë dosje janë Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.
Dosja është kaluar në gjykim nga Gjykata Penale e Tiranës, ndërsa Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nga ana tjetër, ish-deputeti Ervin Salianji, Albert Veliu, i njohur si ‘Babale’ dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kërkuar pushim të çështjes.
Çfarë është dosja “Babale”?
Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish – ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro, para 3 ditësh. Sipas Demi...
TIRANË- Tre ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, është shoqëruar në polici një ish-polic i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. A.H është ndalua...
TIRANË- Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, në një intervistë për ERTV ka folur për investimet në infrastrukturë. Gjatë fjalës së saj ...
KËLCYRË– Një aksident është shënuar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Leskaj.Një automjet tip “Xhip” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, k...
TIRANË-Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka denoncuar se me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Po...
ELBASAN-Policia e Shtetit ka shoqëruar në drejtori një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arr...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës pak minuta më parë, ku një makinë tip “Fiat” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Dosja.al mës...
Tiranë- Gazetari Klodian Tomorri ka theksuar kompania që merret me sigurinë e aeroportit në Rinas është vetëm një. Ai ka theksur se dy ICTS-të janë e njëjta ko...
TIRANË- Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit, ku kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e kompanisë së sigurisë ICTS dhe në zyrat...
Tiranë- Vetëm dy javë më parë, në emisionin investigativ Fiks Fare, datë 29 Mars 2019, iu kushtua një vëmendje situatës në Kompaninë Armo. Në fokus të kronikës ...