6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE – Besimtarët musliman po kalojnë një nga muajt më të rëndësishëm të fesë së tyre, siç është muaji i Ramazanit, të cilin ata e respektojnë me agjërimin për 30 ditë.
Numri i praktikantëve të kësaj mirësie të fesë, i janë shtuar vit pas viti të rinj nga çdo fushë dhe padyshim që sporti, apo futbolli, nuk mund të bëjnë përjashtime.
Tirana është skuadra me numrin më të lartë të praktikantëve dhe agjëruesve të Ramazanit në këtë sezon, plot 9 lojtarë të formacionit.
“Nuk është hera e parë që agjërojnë, ndoshta ditët e para e kanë pak të vështirë, por më pas organizmi mësohet. Ne për këtë arsye kemi transferuar edhe stërvitjen në oraret e pasdites për t’ia bërë atyre më të lehtë,”- të thotë trajneri Orges Shehi për “Top Channel”.
Paralelisht me këtë rit fetar, Tirana me 16 pikë diferencë me vendin e dytë, po përgatitet të shpallet kampione këtë vit dhe që nga kjo fundjavë me Skëndërbeun, do të startojë sprtintin final të fazës së 4-t, apo të 9 ndeshjeve të fundit.
“Kërkojmë ta mbyllim sa më shpejt matematikisht kampionatin, për të aktivizuar më pas edhe lojtarët që janë aktivizuar më pak”, – shton Shehi.
Megjithatë kjo mbrëmje ishte e veçantë për bardheblutë, të cilët me të mbyllur stërvitjen, të gjithë së bashku do të mblidheshin për të çelur iftar, që pasohet menjëherë me faljen që e udhëheq ish-kapiteni Ilion lika.
“Përderisa kemi veshur këtë fanelë ne jemi një familje, na bashkojnë shumë gjëra dhe një ndër to edhe agjërimi,”- thotë ai.
Ndërkohë, Visar Bekaj, portieri i Tiranës, shton: “Vitin e kaluar e kishim më të vështirë, pasi kishim edhe presionin e kampionatit, tani jemi më të relaksuar. Agjërimi ka qenë shumë mirë Elhadulillah, shpresoj të vazhdoj kështu”.
“Ata që nuk e dinë çfarë është agjërimi mendojnë se është diçka ‘wow’, por është obligim dhe ia vlen me sakrifiku, nuk po na pengon as në stërvitje as jashtë saj. Me padurim e kemi prit dhe dasht Zoti të gjithë besimtarëve muslimanë jua lehtëson dhe jua pranon çdo lutje dhe çdo agjërim,”- shprehet sulmuesi i bardhebluve, Taulant Seferi.
Sakaq, Refik Halili, president i Tiranës, shton: “Eshtë për të falenderuar Allahun dhe krahas saj të gjtihë çunat. Gjithashtu të gjithë shqiptarët muslimanë agjërim të mbarë”.
Ndërkohë çështja titull me sa duket ende nuk përmendet në ambientin bardheblu edhe pse në fytyrën e çdo pjesëtari të ekipit shprehet qartë imazhi i një skuadre kampion…
“Akoma nuk po e ndjejmë atë titullin, sepse mendojmë që kur të vijë ora të shpallemi kampion, ta festojmë atë ditë,”- përfundon presidenti Halili.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
NORVEGJI-Sigurisht që ishte një gjest i shpirtit studentor të ndonjë adoleshenti, por gjesti nuk i pëlqeu Romës. José Mourinho, dje pas konferencës për shtyp në...
UKRAINË– 7 prill 2022 përfaqëson një datë historike për Ukrainën dhe lëvizjen e saj të futbollit. Një skuadër ukrainase, dhe pikërisht ajo e Dynamo K...
EUROPË– Aftësia paguese, stabiliteti dhe kontrolli i kostos. Këto janë tre pikat mbi të cilat bazohen rregullat e reja ekonomiko-financiare të UEFA-s...
BRAZIL- Nga Tite te Guardiola. Federata e Futbollit të Brazilit mendon për teknikun spanjoll pas përfundimit të Botërorit Katar 2022. Tite nuk do të jetë më tra...
TIRANË- Ditën e enjte për herë të parë në Shqipëri u organizua Atalanta Football Camp. Ky event sportiv i dedikohet fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vje&cc...
GJERMANI– Në Estadio de La Ceramica, ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve shkon për Villarrealin, i cili mposhti Bayern Mynih 1-0. ...
SHBA – Një episod i pakëndshëm ka ndodhur gjatë një ndeshjeje basketbolli. Në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një sfide basketbolli n...
ITALI – I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, i njohuri Arrigo Sacchi i rikthehet edhe një here ndeshjes së pare çerekfinale të Atletico Ma...
ITALI – Në këtë fundsezoni, rinovimi i kontratave është çështje dite për skuadrat e futbollit. Gazeta italiane ‘La Stampa’, në mesin e ...
ITALI – Milani do të rinovojë pamjen e tij përpara sezonit të ardhshëm, me mbi 100 milionë euro gati për t’u investuar: për një mbrojtës, një mesfus...