LIVE UPDATES
Aktualitet

Seks në grup me nxënësen/ Qendra për të Drejtat e Fëmijëve kërkon shkarkimin e Shahinit: Urgjente, ndaloni pedofilinë d

19 Shkurt 2020, 07:36 Nga DOSJA
Seks në grup me nxënësen/ Qendra për të Drejtat e

TIRANË– Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri ka kërkuar që të shkarkohet në mënyrë emergjente ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shumë anëtarëve të tjerë, drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj ka kërkuar që në mënyrë emergjente të shkarkohet Shahini dhe të mos lejohet abuzimi në shkolla.

Hazizaj i referohet rastit më të fundit të denoncuar në emisionin “Stop”, ku një mësues, Agron Bego bashkë me kolegët e tij abuzonin seksualisht me nxënëset e tyre. Në shumë raste mësuesit bënin seks me të njëjtën nxënëse, njëri pas tjetrit.

Kërkesa e plotë

I nderuar Z. Kryeministër,

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,

E nderuar Kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit,

E nderuar zv.Kryetare e Aleancës së Grave Deputete,

Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend! Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve. Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.

I nderuar z. Ruçi, si Kryetar i Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” a nuk ndjeheni i turpëruar për faktin se sot të vetmet lajme që vijnë nga Ministrja juaj e Arsimit janë ato me pedofilë dhe grabitqarë seksualë, që shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tanë?

E dashur Vasilika, Fatjona, Eglantina dhe Elona, ju jeni nëna të fëmijëve vajza dhe djem! A nuk ia bëni dot pyetjen vetes: Po sikur… t’i kishte ndodhur fëmijës tim? A nuk do të kishit ulëritur prej dhimbjes qe të del nga shpirti, si nënë dhe nuk do të kishit kërkuar ikjen një orë e më parë të Ministres që ka lejuar për shkak të mos-veprimeve të saj, që kaq shumë fëmijë të shfrytëzohen dhe abuzohen seksualisht? A do të keni kurajo të uleni përkrah Ministres Shahini, të qeshni, bisedoni apo mbështesni punën e saj, kur në të vërtetë imazhet që ju vijnë në mendje janë ato të vajzave të pambrojtura, të lëna vetëm, që nuk kanë guxim të bëzajnë, sepse mësuesit e kësaj Ministreje po i grabisin çfarë është më e shtrenjta për to: fëmijërinë dhe dinjitetin?!

VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË! Mos lejoni që humbja e dinjitetit të këtyre vajzave të bëhet shkak për humbjen e dinjitetit tuaj, por edhe tonit, si qytetarë dhe si shoqëri! Sinqerisht, Altin Hazizaj  Drejtor Ekzekutiv CRCA/ECPAT Shqipëri. Tiranë, 18 Shkurt 2020.

Një ditë më parë emisioni “Stop” ka publikuar dëshmi tronditëse që kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego. Emisioni “Stop” transmetoi me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë. Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi ne shkolla agron bego besa shahini emisioni stop abuzimi ne shkolla agron bego besa shahini emisioni stop

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Shkurt 2020, 21:57

“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër d...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë