LIVE UPDATES
Ekonomi

Aksesi në internet, burrat blejnë ushqime online, ndërsa gratë veshje

14 Dhjetor 2021, 06:41 Nga DOSJA

SHQIPËRI – INSTAT raportoi sot se, rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2021, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, treguan se e përdorin internetin 79,3 % e popullsisë, nga të cilët 91,7 % e përdorin çdo ditë. 98,7 % e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 22,8 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 8,8 % nëpërmjet tabletit. 98,3 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 2,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 88,3 %, krahasuar me 83,3 % të një viti më parë. 78,3 % ose 530.755 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 9,6 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99,1 %, krahasuar me 90,7 % në vitin 2020. Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16 – 74 vjeç Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 79,3 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 7,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 91,7 % të individëve (që përdorin internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë) dhe 7,7 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 88,2 % dhe 10,8 % për të njëjtat kategori në 2020. Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit për të mira dhe shërbime (3,7 pikë përqindje), kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (2,6 pikë përqindje) si dhe thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet (2,1 pikë përqindje).

Përdorimi i e-qeverisjes, rritet shkarkimi i dokumenteve online

Në vitin 2021 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 4,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. 97,5 % e individëve që kanë ndërvepruar me autoritet publike nëpërmjet internetit kanë mbetur të kënaqur me shërbimet publike të ofruara.

21.4 % e popullsisë 16-74 vjeç bënë blerje online

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 21,4 % e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 1,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,9 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2020 me 4,1 pikë përqindje. Gjithashtu edhe në vitin 2021, rritjen më të lartë e kanë shënuar blerjet “online” për “ushqime / pije nga dyqanet apo ofruesit” me 4,7 pikë përqindje.

Ritet me 8% instalimi i aplikacioneve

Në vitin 2021 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “instalimi i softëareve / aplikacioneve” dhe “transferimin e materialeve” përkatësisht me 8,6 pikë përqindje dhe rreth 6 pikë përqindje.

51% e moshës 65-74 vjeç nuk kanë përdorur asnjëherë internet

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 96,7 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 51,1 %, tregues i cili është zvogëluar, krahasuar me vitin 2020. Nëse do të analizojmë shpërndarjen e individëve që kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp), “gjatë tre muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, vihet re se mbi 95 % e popullsisë 16-74 vjeç kryejnë thirrje / video thirrje. Shpërndarja e individëve që kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) “gjatë tre muajve të fundit” sipas grup-moshave (Fig.6) tregon se grup-mosha 25-34 vjeç ka shënuar përqindjen më të lartë 24,7% ndjekur nga grup-mosha 16-24 vjeç 20,7%.

Burrat blejnë ushqime me internet, gratë veshje

Përdorimi i internetit në vitin 2021 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 7,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Gjatë vitit 2021, 80,3 % e burrave dhe 78,3 % e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit. Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “çdo ditë / pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 50,7 %, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53,1 %. Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2021 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë, etj)”, “produkte për fëmijë apo lodra për ta” si dhe “produkte shtëpiake”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante / fast-food apo shërbimet katering” si dhe “ushqime apo pije nga dyqanet/ofruesit e ushqimit”. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi blerjet online shqiperia dhe teknologjia blerjet online shqiperia dhe teknologjia


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj