Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI / Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një grua, dy të plagosur
15 Janar 2022, 09:53Nga DOSJA
LEZHË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur mes tyre pranë një karburanti.
Sipas Policisë janë plagosur dy drejtuesit e makina të përfshira në aksident dhe një pasagjere në njërin prej mjeteve. Fillimisht u raportua se pasagjerja e identifikuar si Gjelina Lleshi ishte plagosur rëndë dhe ishte nisur për në Tiranë, por në një njoftim të dytë të Policisë së Lezhës, u njoftua se pasagjerja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i dytë i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PUKË – Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga b...
TIRANË – Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetin social Facebook në të cilën shprehet se Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë njerëzit që...
SHQIPËRI – Moti i keq dhe me temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në -7 gradë celcius, kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të vendit, v...
TIRANË – Këshilli i Ministrave ka bërë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga rekurset për ankimimin e vend...
KOSOVË – E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth ...
TIRANË- Një 30 vjeçar shqiptar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, është arrestuar për trafik droge. Primocanale shkruan se shqiptari nuk ishte i panjo...
LEZHË – Policia e Shtetit ka kryer një operacion mbrëmjen e djeshme ku ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve, të afërm mes tyre, të cilët u kapën me...
SARANDË – Policia e Sarandës ka shoqëruar një tjetër person në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në kuadër të operacionit blic të zhvilluar në këtë qytet...
TIRANË- Shqipëria, ditëve të fundit, është duke u përballur me numër të lartë të infektimeve të reja me koronavirus. Ditën e premte, 14 janar, ky vend shën...