LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidenti në kanionet e Osumit, Artan Hoxha publikon DETAJE: Si u nxor i riu nga lumi, pse u refuzua për t’u sjellë me heli

18 Tetor 2020, 16:16 Nga DOSJA
Aksidenti në kanionet e Osumit, Artan Hoxha publikon DETAJE: Si u nxor i

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamje të tjera nga aksidenti në kanionin e Osumit ditën e sotme, ndërsa operacionin e shpëtimit e cilëson si të pabesueshëm. Hoxha shkruan se i aksidentuari ra nga një lartësi shumë e madhe dhe u shpëtua nga banorët e zonës dhe policia e Skraparit. Sipas tij, edhe pse autoritetet e zonës kanë kërkuar ndihmë emergjente me helikopterë nga Tirana është refuzuar me pretendimin se helikopterët i kanë kryer orët e fluturimit dhe se nuk mund të lëviznin nga baza ajrore e Farkës.

“Duket paradoksale, qe gjithe ajo sakrifice e banoreve te zones, policise lokale dhe sherbimit zjarrfikes, te cilet rrezikuan jeten e tyre per te nxjerre gjalle nga thellesia e kanionit, te aksidentuarin, te hidhet poshte me nje urdher burokratik nga kryeqyteti. “Helikopteri nuk mund tu vije ne ndihme, sepse i ka plotesuar oret e fluturimit”,”-shkruan Hoxha. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Diten e diele paradite, rreth ores 10:00, nje automjet Benz Mercedes me portobagazh, i drejtuar nga nje qytetar nga Saranda, eshte rrezuar nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne Kanionin e Osumit. Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te ures se Blezenckes, ne aksin rrugor Prishte-Çorovode, ne krahun e majte te rrjedhes se lumit Osum. Drejtuesi i automjetit, e ka humbur kontrollin ne dishezen ne hyrje te ures dhe ka rreshqitur nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne shtratin e lumit Osum, qe ne kete stine te vitit per fat te mire ka prurje te ulta te ujit. Ura e Blezenckes, qe ndodhet ne afersi te fshatit me te njejtin emer, ngrihet ne pjesen me te ngushte te kanionit te Osumit, ne nje lartesi prej 80 metrash nga shtrati i lumit dhe eshte ndertuar ne fillimin e viteve ‘70. Pavarsisht rrezikshmerise qe ka vet ura per shkak te pozicionit ku eshte ndertuar dhe rruga ne dalje te ures ndertuar ne nje shpat shkembor ne drejtim te fshatit Blezencke, per 50 vite nuk mbahet mend qe aty te kete ndodhur ndonje aksident. Pozicioni ku ka rene mjeti, thellesia e madhe e kanionit, fakti qe aksidenti ka ndodhur ne pjesen me te ngushte te kanionit, gati ne mesin e tij, e ka bere shume te veshtire te ofrohet ndihme. Nje kalimtar i rastit ka qene rastesisht mbi ure duke bere foto te kanionit, kur ka ndodhur ngjarja. Ai ka pare mjetin te perfundoje ne fund te kanionit dhe pak çaste me vone ka dalluar nje person nga brenda makines qe kishte mbijetuar dhe kerkonte ndihme. Ka qene ky personi qe ka kerkuar ndihme dhe ka njoftuar per ngjarjen. Pak minuta me vone banore te fshatit Blezencke, kane ardhur per te dhene ndihmen e pare. Duke e njohur zonen ata kane zbritur ne shtratin e lumit nepermjet nje shtegu shkembor shume te pjerret dhe e kane gjetur mjetin brenda ne rrjedhen e lumit Osum. Per fat te mire rrjedha e lumit nuk ka qene e thelle duke mos rrezikuar marrjen me vete te mjetit dhe drejtuesit te tij. Pak me vone ne vendin e aksidentit, kane ardhur ne ndihme efektiva te policise se Skraparit dhe zjarrefikesja e qytetit te Çorovodes. Drejtuesi i mjetit, pavarsisht demtimeve te renda qe kishte marre prej renies nga lartesia e madhe e kanionit, kishte mbijetuar mbrekullisht. Por thellesia e kanionit ne vendin ku ka ndodhur aksidenti, e bente shume te veshtire nxjerrjen e te plagosurit dhe dergimin e tij ne spital. Ne keto kushte eshte kerkuar ndihma e anetareve te Federates se Rafting, per te leshuar nje gomone nga 80 metra lartesi ne shtratin e lumit. Me pas eshte dashur te transportohej i plagosuri me kanoe ne drejtimin e kundert te rrjedhes se lumit, deri ne vendin ku mund ti ofrohej ndihme me autoambulance. Jane dashur disa ore, me nje sakrifice shume te madhe, ne nje terren, ku edhe per alpinistet apo polumbaret e RENEA-s do te ishte shume e veshtire, por disa te rinj te fshatit Blezencke, policia dhe zjarrefikesja e Skraparit mundesuan nje operacion te pabesueshem shpetimi. Por mesa duket hallet per te mbijetuarin e ketij aksidenti nuk kishin mbaruar, per shkak se kerkesa per ndihme emergjente me helikoptere nga Tirana, eshte refuzuar me pretendimin se helikopteret i kane kryer oret e fluturimit dhe se nuk mund te leviznin nga baza ajrore e Farkes. Ne keto kushte, edhe pse i plagosuri ishte ne gjendje shume te rende shendetesore dhe pasi ishte nxjerre me sakrifice nga thellesia e kanionit, nuk ka mbetur rruge tjeter vetem te behej transportimi i tij me ambulance drejt spitalit te Beratit qe ndodhet afro 65 kilometra larg nga vendi i aksidentit. Urojme qe distanca nga Berati, te jete e pranueshme per helikopterin e emergjencave ne menyre qe sepaku te shmang trafikun nga hyrja e Tiranes deri ne spitalin e traumes. Duket paradoksale, qe gjithe ajo sakrifice e banoreve te zones, policise lokale dhe sherbimit zjarrfikes, te cilet rrezikuan jeten e tyre per te nxjerre gjalle nga thellesia e kanionit, te aksidentuarin, te hidhet poshte me nje urdher burokratik nga kryeqyteti. “Helikopteri nuk mund tu vije ne ndihme, sepse i ka plotesuar oret e fluturimit”. Nderkohe, pasi ka pershkuar 65 kilometra me autoambulance, ne nje rruge malore me kthesa te vazhdueshme, nga Skrapari ne Berat, ofrohet helikopteri per ta transportuar te plagosurin ne terren fushor, vetem per 120 kilometra… Në foto, vendi ku ka ndodhur aksidenti ne Kanionin e Osumit, dhe perpjekja e banoreve dhe policise për të shpetuar te mbijetuarin…

LAJMI KRYESOR: Aksident i rëndë në Skrapar/ Humb kontrollin e makinës dhe bie nga ura në 100 m lartësi, 37-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës!

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne skrapar artan hoxha aksidenti ne skrapar artan hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje