Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Aksidenti tragjik në Bullgari,Xhaçka: Ngushëllime për jetët e humbura të shqiptarëve
23 Nëntor 2021, 07:03Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për aksident tragjik të ndodhur në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë deri më tani, të paktën 45 turistë nga Maqedonia e Veriut. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shpreh ngushëllimet familjarëe të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve.
POSTIMI:
Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. është pranë në këtë moment të vështirë!
Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
TIRANË– Data 13 tetor për të mbajtir zgjedhjet lokale në vitin 2019 është zgjedhur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Këtë tha Presidenti Ilir Meta...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka qenë ai personi që ka bërë që të bashkohen 140 vota për kalimin e Reformës në Drejtësi. I ftuar në ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Lulzim Basha ka një grup të posa&...