Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Aksidentoi këmbësoren! Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, po i jepte mjetit i dehur
17 Tetor 2021, 15:37Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren V.B. Në njoftimin zyrtar të bërë nga Policia, bëhet me dije se i riu ndodhej nën efektin e alkoolit dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të kryer testin. E lënduara është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis; A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
TIRANË– 10 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...
PEQIN– Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” është gjendur i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihet si mik dhe bashkëpunëto...
PEQIN- Identifikohet trupi i gjetur pa shenja jete në Peqin. Mësohet se viktima është identifikuar si Alban Semakunga e ëma në morgun e Elbasanit. Dyshohet se ë...
PEQIN– Personi që shihni në foton e mëposhtme është viktima e gjetur sot pranë lumit Shkumbin, Elton Mermali gjithashtu i njohur edhe si Alban Semaku, 38 ...
ELBASAN– Dalin pamjet e para nga sherri për një tavolinë që përfundoi në vrasjen e një personi! Në videon e mëposhtme të siguruar nga “ABC”, tregohet qart...
KUKËS– Operacioni i RENEA-s në Kukës ka vënë në pranga një pranga një person ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër. Besmir Sulaj është arrestu...