Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Aksion i Policisë në Kosovë, arrestohen 4 persona për veprën penale ‘Fajde’
22 Dhjetor 2021, 17:57Nga DOSJA
KOSOVË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Kosovë, pas një operacioni të Policisë së Kosovës së bashku me Prokurorinë e Prizrenit. Mësohet se të arrestuarit akzuohen për veprën penale ‘Fajde’.
Sipas njoftimit të policisë aksioni është zhvilluar në tri vende të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë. Ndërkohë që sipas Prokurorisë janë bastisur tetë vende dhe janë sekuestruar para, makina , armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore gjashtë (6) mujore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës –Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 4 (katër) persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë. Janë bastisur 8 (tetë) lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.
Të njëjtit duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.
Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
LITUANI – Departamenti i Statistikave të vendit tha se popullsia e Lituanisë është zvogëluar me rreth 233,000 njerëz gjatë dekadës së fundit.Sipas News cn...
SARAJEVË-Disa serbë të Bosnjës shprehin shqetësimin për veprimet separatiste të udhëheqësit politik Milorad Dodik dhe kanë frikë nga një rikthim në kaos e ...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dërguar një letër në Kuvend pasi dha dorëheqjen. Ina online shkruan se në letër, Zaev shkr...
ARTIK – Në Arktikun rus, në një stacion të largët në brigjet e Detit të Bardhë, biologia Vera Emelianenko u nis për një shëtitje në një natë të ftohtë dhj...
UKRAINË – Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evropën nga Rusia, ndeshet me probleme. Gazjellësi që kundërshtohet nga Ukraina, Pol...
SHBA – Ndërsa amerikanët fillojnë sezonin e festave, zinxhiri i furnizimit në Shtetet e Bashkuara është goditur nga vonesat në lëvizjen e mallrave nga por...
AFRIKA E JUGUT- Një studim i Afrikës së Jugut sugjeron një rrezik më të vogël për hospitalizim dhe sëmundje të rëndë te personat e infektuar me variantin Omicro...
INDI – Një vajzë e porsalindur është gjetur e gjallë, e vendosur mes një tufe këlyshësh pasi u braktis nga prindërit e saj në Indi.Sipas News.au, vajza e ...