Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë e Veriut, Franca angazhohet në zgjidhjen e problemit
22 Dhjetor 2021, 17:27Nga DOSJA
TIRANë – Franca pritet të angazhohet në çështjen e heqjes së vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të garantohet hapja e negociatave për integrimin në BE të fqinjit tonë. Lajmi bëhet me dije nga “ABC News” duke mësuar se shteti francez do të kërkojë të zhvillojë takime me qeveritë bullgare dhe maqedonase në mënyrë që të arrihet mirëkuptimi për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Impenjimi i madh i Francës në zgjidhjen e kësaj çështjeje lidhet me faktin se për 6 muajt e ardhshëm do të mbajë presidencën e BE-së. Madje në kalendarin e takimeve të përcaktuara për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, Franca do të shoqërojë qeverinë e Bullgarisë.
Pak kohë më parë, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov bëri me dije se vendi i tij do të angazhohet në zbatimin e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të sigurohet hapja e bisedimeve për integrimin në BE të këtij vendi. Bullgaria pranoi që të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave për integrim në BE duke e ndarë vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.
Midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është krijuar një konflikt i madh politik për shkak se shteti maqedonas kërkon që vendet e BE-së të njohin identitetin kombëtar, gjuhën dhe kombin maqedonas, por Bulllgaria mohon ekzistencën e kombit maqedonas duke pretenduar se qytetarët maqedonas kanë kombësi bullgare.
UKRAINË – Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evropën nga Rusia, ndeshet me probleme. Gazjellësi që kundërshtohet nga Ukraina, Pol...
SHBA – Ndërsa amerikanët fillojnë sezonin e festave, zinxhiri i furnizimit në Shtetet e Bashkuara është goditur nga vonesat në lëvizjen e mallrave nga por...
AFRIKA E JUGUT- Një studim i Afrikës së Jugut sugjeron një rrezik më të vogël për hospitalizim dhe sëmundje të rëndë te personat e infektuar me variantin Omicro...
INDI – Një vajzë e porsalindur është gjetur e gjallë, e vendosur mes një tufe këlyshësh pasi u braktis nga prindërit e saj në Indi.Sipas News.au, vajza e ...
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit, më 22 dhjetor, tha se nuk duhet nxituar...
MAQEDONI E VERIUT – Kryeministri i deritashëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor.Deri nga mesi i janarit të viti...
KOSOVË – Goditja e ish-zyrtarëve të lartë në Kosovë pritet të pasohet me emra të tjerë. Pas arrestimit të 10 persona në Shtërpcë, Ferizaj dhe në Pris...