LIVE UPDATES
Bota

Kriza në SHBA/Probleme me furnizimet, mungojnë shoferët e kamionëve

22 Dhjetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Kriza në SHBA/Probleme me furnizimet, mungojnë shoferët e

SHBA Ndërsa amerikanët fillojnë sezonin e festave, zinxhiri i furnizimit në Shtetet e Bashkuara është goditur nga vonesat në lëvizjen e mallrave nga portet tek magazinat, dyqanet dhe konsumatorët. Shpesh përmendet si shkak mungesa e shoferëve. Por disa ekspertë dhe shoferë thonë se një problem tjetër i përhapur është mungesa e koordinimit përgjatë zinxhirit të furnizimit.

Në portet amerikane ka vonesa të mëdha në shkarkimin e mallrave dhe pritje të gjata në magazina. Një mungesë prej 80,000 shoferë kamionësh e ka rënduar problemin, sipas Shoqatës së Shoferëve Amerikanë të Kamionëve. Një studiues thotë se një faktor tjetër në këtë problem është dislokimi joefektiv i shoferëve të kamionëve, sepse ata i japin makinës mesatarisht 6.5 orë, nga 11 orë që u lejohet në ditë. Correll thotë se arsyeja është e qartë.

“Ata vazhdimisht po shfrytëzohen rreth 40 për qind më pak. Nuk planifikohen në mënyrë efektshme oraret e shoferëve kur bëhet fjalë për marrjen e mallrave dhe dorëzimin e tyre. Ata gjithashtu nuk trajtohen mirë për kohën dhe vlerën e punës së tyre”, thotë David Correll nga Qendra për Transportin dhe Logjistikën në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit.

Një shofer kamioni nga Los Anxhelosi i quajtur Bill, një emigrant nga Kina, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, shkon në port çdo ditë.

Për një ngarkesë, ndonjëherë presim gjashtë deri në nëntë orë. Ka raste kur duhet të presim më shumë. Ne humbasim para kur presim për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Shoferët e kamionëve gjithashtu mund të përballen me pritje të gjata tek magazinat. Marian, një emigrant rumun në Çikago, është shofer kamioni i distancave të gjata.

“Ndonjëherë kjo varet nga niveli i organizimit të kompanive, niveli i trajnimit të punonjësve të tyre. Pra, se sa kujdesen kompanitë për punën që bëjnë punonjësit dhe pagat e tyre”, thotë ai.

Shoferët e kamionëve mund të marrin të ardhura të mira, kështu që shumë njerëz duan të punësohen në këtë industri, thotë pronari i një shkolle për trajnimin e shoferëve të kamionëve. Por studentët duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të bëjnë këtë punë për të cilën ka shumë kërkesa.

“Duhet ta dini nëse jeni personi i duhur për këtë punë dhe këtë lloj biznesi”, thotë James Zhang, pronar i kompanisë “James Dispatch”.

Administrata e Presidentit Biden shpreson të përballojë mungesën duke zgjeruar programet e praktikantëve dhe duke trajnuar veteranët e ushtrisë për t’u bërë shoferë kamionësh. Por, numri i personave që largohen nga ky profesion është i lartë dhe një analist tjetër thotë se duhet të studiohen arsyet e kësaj prirjeje.

Në Shtetet e Bashkuara tani kemi rreth 3.5 milionë vende pune për shoferë të kësaj natyre.Por kemi 10 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që janë të pajisur me këtë lloj patente”, thotë Steve Viscelli, sociolog në Universitetin e Pensilvanisë.

Disa prej tyre tani operojnë makineri të rënda, ndërsa të tjerët kanë kaluar në industri si ajo e ndërtimit, për shkak të rregullave të drejtimit të kamionëve, si për shembull ajo për kohën se kur duhet të flenë, edhe nëse ata nuk mund të gjejnë një vend të sigurt për ta bërë këtë. Marian thotë se i pëlqen puna, por ai dëgjon ankesa nga shoferët e tjerë të kamionëve. Edhe sociologu Steve Viscelli ka dëgjuar ankesa nga shumë shoferë kamionësh.

Ka patur raste kur më duhej të ndaloja në dy, tre vende të ndryshme dhe nuk mund të gjeja një vend parkimi pas orës gjashtë të mbrëmjes. Ka shumë zhgënjim, shumë prej tyre mendojnë se nuk po respektohen. Shoferët flasin shumë për mungesë të respektit ndaj tyre”, thotë Mariani.

Sociologu Steve Viscelli thotë se shoferët e kamionëve duan respekt për kohën dhe profesionalizmin e tyre ndërsa transportojnë mallra kritike në të gjithë vendin.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kamiona shba transporti i mallrave kamiona shba transporti i mallrave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet