Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Politike
‘Aktron, ka falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit’/ Basha akuzon Ramën: I ke shpërdoruar 1.2 milia
23 Shkurt 2021, 07:31Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një video ku përmblidhet deklarata që dha mëngjesin e djeshëm kryeministri Rama. Në video thuhet se Rama aktron e se po i mashtron qytetarët.
‘Keni falsifikuar firmën e sekrtarit amerikan të shtetit për të fituar 20 milionë për 1 kilometër rrugë‘-dëgjohet të thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Ndërkohë vetë kryedemokrati vijon me thirrjen e tij për shqiptarët duke thënë se me 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
‘Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë.’- shkruan Basha.
TEKSTI I VIDEOS:
Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…
Ju keni hequr shumë në fakt, Aq sa keni trefishuar pasuritë Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga puna në kantierin e ndërtimit të aeroportit që po ndërtohet në Kukës.Rama shkru...
TIRANË-Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule është shprehur se po pret Lëvizjen e Partisë Socialiste për të vendosur qarkun se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...
TIRANË- Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të hequr gjobat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka revoltua Partinë Lëvizja Social...
TIRANË- Performanca e ministrave të qeverisë, publikohen të dhënat për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar nga sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euroneës ...
TIRANË- Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, PBDNJ me në krye Vangjel Dulen, LZHK me në krye Dashamir Shehin dhe PDK me në krye Nard Ndokën nuk do ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në fund të kësaj jave Komiteti Teknik do të publikojë masat e reja shtrëngues...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga mbi 9 mijë vaksinat e injektuara në vend që prej 11 janarit, 6 mijë janë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thënë se sigurimi i vaksinave është një barrë shumë e rëndë. Teksa ka folur nga Rinasi ku dhe ka pritur 3600 doza vaksina...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka shtrirë dorën e dialogut kundërshtarëve të tij politikë për të rënë dakord me rregulla të barabarta fushate. Duke ...