LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Shisnin kokainë në lagje të ndryshme të Gjirokastrës, 10 persona vihen në pranga, 3 të tjerë nën hetim! Ja çfarë u sekuestrua nga operacioni "Andromeda"

Të arrestuarit janë Mihal Llavdaniti, Klajdi Rondo, Dorian Alikaj, Meteo Rondo, Alsid Cani, Armand Majko, Arben Puleri dhe Mikel Novi. Ndërsa të ndaluarit janë Dëfrim Rondo dhe Xhuljano Guma.

29 Nëntor 2025, 10:32 Nga M.L
EMRAT/ Shisnin kokainë në lagje të ndryshme të
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shpërndarjes së narkotikëve, duke arrestuar tetë persona dhe duke ndaluar dy të tjerë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të arrestuarit janë Mihal Llavdaniti, Klajdi Rondo, Dorian Alikaj, Meteo Rondo, Alsid Cani, Armand Majko, Arben Puleri dhe Mikel Novi. Ndërsa të ndaluarit janë Dëfrim Rondo dhe Xhuljano Guma.

Gjatë operacionit policia sekuestruar një kilogram e 82 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi të ndarë në doza, gati për shitje. Gjithashtu janë konfiskuar një armë gjahu, një pistoletë sportive, një armë e ftohtë (thikë), një aparat metal-kërkues, municion, dy palë targa automjeti, 3,970 paketa cigare pa pullë fiskale, 4,850 euro dhe 17 telefona celularë.

Njoftimi:

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda speciale të hetimit, faza e katërt e operacionit policor antidrogë i koduar “Andromeda”.

Shisnin kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës, vihen në pranga 10 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 82 gramë Kokainë, një sasi Cannabis, e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metal-kërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale të hetimit, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, dhe me shërbimet e Komisariateve në varësi, të DVP Gjirokastër, finalizoi fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Andromeda”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç.

Si dhe M. N., 30 vjeç (kapur në datën 26.11.2025), të tetë banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Gjirokastër për ndalimin e shtetasve D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shisnin lëndë narkotike, Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve: A. C., iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, Kokainë;

E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni që shtetasi K. M. kishte lëndë narkotike dhe nuk e kishte kallëzuar;

A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën disa fishekë gjuetie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

U arrestuan shtetasit
1. Mihal Llavdaniti;
2. Klajdi Rondo
3. Dorian Alikaj
4. Meteo Rondo,
5. Alsid Cani,
6. Armand Majko,
7. Arben Puleri
8. Mikel Novi.
U ndaluan shtetasit:
Dëfrim Rondo dhe Xhuljano Guma, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

operacion ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet