LIVE UPDATES
Aktualitet

"Drogë dhe arrestime nga Shqipëria", raporti i Europol: Bandat kriminale në Evropë po depërtojnë në bizneset e ligjshme

Sipas Drejtoreshës së EUROPOL-it, gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundmi "janë të përfshirë në trafik droge”, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë që t'i vënë këto grupe më mirë në shënjestër.

5 Prill 2024, 17:14 Nga M.B
"Drogë dhe arrestime nga Shqipëria", raporti i Europol:
EUROPOL

HOLANDË- Rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian po depërtojnë në bizneset e ligjshme në të gjithë bllokun evropian duke u mbështetur te korrupsioni për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Kjo është tabloja e zymtë që del nga një raport i publikuar të premten nga agjencia e BE-së për sundimin e ligjit. Sipas Drejtoreshës së EUROPOL-it, gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundmi "janë të përfshirë në trafik droge”, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë që t'i vënë këto grupe më mirë në shënjestër.

EUROPOL-i ka identifikuar 821 rrjete kriminale me rrezikshmëri të lartë. Sipas raportit të publikuar sot, këto rrjete, kanë më shumë se 25,000 anëtarë në të 27 vendet e Bashkimit Evropian. Sipas EUROPOL-it, 86% e rrjeteve kriminale më të rrezikshme janë në gjendje të depërtojnë në ekonominë e ligjshme për të fshehur aktivitetet e tyre dhe për të pastruar fitimet.

“Këto rrjete kriminale janë të afta të veprojnë në shumë vende në të njëjtën kohë. Ata janë aktivë në një sërë fushash kriminale, nga trafiku i drogës tek mashtrimi, krimi me prona, kontrabanda e emigrantëve ose trafikimi i qenieve njerëzore. Gjysma e tyre janë të përfshirë në trafik droge”, thotë Catherine De Bolle, Drejtoreshë Ekzekutive e EUROPOL-it.

Më shumë se 70% e këtyre rrjeteve përfshihen në korrupsion “për të lehtësuar veprimtarinë kriminale apo për të penguar zbatimin e ligjit ose procedurat gjyqësore. 68% e rrjeteve përdorin dhunën dhe frikësimin, tipari thelbësor i veprimtarisë së tyre”, thuhet në raport.

Europol-i thotë se të dhënat do të ndahen me agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të BE-së, të cilat duhet të ndihmojnë që t'i vënë kriminelët më mirë në shënjestër.

“Ne e kthyem të padukshmen në të dukshme dhe mesazhi për kriminelët është, nuk mund të fshiheni më. Ne do ta ndajmë këtë listë me shtetet anëtare që i kanë këto rrjete kriminale në territorin e tyre. Më pas, në përputhje me kuadrin ligjor të Europolit, vetë vendet do të vendosin me kë do ta ndajnë këtë informacion”, thotë Catherine De Bolle, Drejtoreshë Ekzekutive e Europol-it.

Vite më parë EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Pas kësaj, EUROPOL-i arriti të kap tonelata të llojeve të ndryshme të drogës dhe zbuloi një mori aktivitetesh kriminale të grupeve evropiane, përfshirë një mori arrestimesh që janë bërë në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje si dhe në Ameriken Latine, në bashkëpunim me autoritetet atje.

“Kërcënimi është i madh dhe ne e shohim atë çdo ditë në vendet tona anëtare. Në Suedi vitin e kaluar, pati 350 të shtëna me armë zjarri. Së fundmi janë bërë 700 arrestime lidhur me bastisjet e drogës në Francë. Ne kemi parë se çfarë ndodhë në Belgjikë dhe vendet e tjera anëtare. Unë mendoj se raporti doli në kohën e duhur për rrjetet kriminale më të rrezikshme”, tha Ylva Johansson, Komisionere e BE-së për Çështje të Brendshme.

Në qytetin port Antwerpen të Belgjikës, hyrja kryesore për kartelet e kokainës të Amerikës Latine për në Evropë, dhuna e bandave ka qenë e përhapur prej vitesh.

Me përdorimin e drogës në rritje në të gjithë vendin, autoritetet federale thonë se trafikimi po depërton me shpejtësi në shoqëri./ VOA

europol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj