5 Prill 2024, 15:41
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shkozë të Tiranës ka tronditur opinionin publik shqiptar. Disa persona, që ndodheshin në një makinë kanë ndaluar një mjet, ku qëndronte edhe 18-vjeçari Aurelio Dervishi dhe e kanë qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, i ftuar në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti ka qenë shoku i Aurelios.
Shoku i viktimës tha se është i shokuar nga ngjarja. Ai tha se Aurelion e kishte si vëlla, ndërsa ka shpjeguar edhe dinamikën e asaj që ndodhi.
"Kjo ngjarje na ka tronditur. Aurelio nuk ishte tip që donte të bënte sherre. Unë rrija tek shtëpia e Aurelios. Pak përpara ngjarjes, unë isha me Aurelion, i thashë do iki në punë dhe ika. Pas isha në punë, më mori një shok në celular dhe më tha se kanë goditur Aurelion me thikë.
Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio. Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët. Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”, deklaroi shoku i Aurelios.
aurelio
Aktualitet
5 Prill 2024, 14:02
I.A
Debora Keçi
TIRANË- Drejtorja e Klubit Sportiv Tirana, Debora Keçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK pë...
Aktualitet
5 Prill 2024, 13:53
I.A
Policia
VELIPOJË- Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e 3 ditëve më parë në Velipojë. Mësohet sep...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:52
N.F
Policia
FINLADË- Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me fatin e 12-vjeçares shqiptare e cila u plagos në Finlandë. Shqip...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:55
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Kapet dhe arrestohet i shpalluri në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve n&eum...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:41
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy persona në kërkim j...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:32
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohet në gjendje të lirë 32-vjeçari me inicialet K.A pasi gjatë një konflikti ...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:17
I.A
Nene Liza
TIRANË- Nënë Liza, e cila u kthye në figurën e protestave kundër prishjes së banesave, ka marrë pjesë...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:19
S.B
foto ilustruese
LUSHNJE- Procedohet në gjendje të lirë një 36-vjeçar në Lushnje pasi mësohet se ka fyer nëp&...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:17
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- 65-vjeçari, Vlash Jakaj është vënë në pranga disa vite pasi vrau nipin e tij me armë gja...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:59
N.F
Policia
TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qyt...