Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm Përmetin. •Një 82-vjeçar i dentifikuar me emrin Leonidha Peçi ka vrarë me shkop druri bashkëshorten e tij, Afroviti Peçi. •Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur në banesë nga kujdestarja e çiftit. •Nga ekspertiza paraprake, hetuesit zbuluan se 80-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi në trup janë konstatuar shenja dhune. •I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”. •Nuk dihet ende moti i krimit, ndërsa pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës dhe autorit.
3 artikuj për këtë temë.
PËRMET- Afroviti Peçi është 80-vjeçarja e cila u dhunua për vdekje me një shkop druri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyesja në banesën e çiftit.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.
PËRMET- Leonidha Peçi është 82-vjeçari në Përmet. që vrau mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyejsa në banesën e çiftit.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.
PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet, ku një e moshuar 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë. Ka qenë shërbyesja e cila e ka gjetur të moshuarën pa ndjenja dhe me shenja dhune në trup. Policia ka ngritur dyshimet se e moshuara është goditur për vdekje me shkop druri nga bashkëshorti i saj. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 82-vjeçarin, i cili ishte proceduar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Përmet/ Informacion paraprak.
Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.