Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Grupi i hackerave “Homeland Justice” janë futur në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit dhe në Dogana. •Dosja.al disponon video të bëra publike nga hackerat të cilët kanë mundur të kapin lëvizjet që janë kryer në muaj të ndryshëm gjatë vitit. •Pamjet janë nga ambientet e policisë, paraburgimi, zyrat madje hackerat kanë mundur të aksesojnë dhe kamerat në Rinas dhe në kufi të vendit. •Të gjitha videot janë bërë publike nga HomeLand Justice në rrjetin social 'Telegram'. • Ky grup u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022. •Në faqen e internetit HomeLand Justice ekzistojnë disa publikime, në të cilat grupi merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik, siç thuhet, për shkak të urrejtjes ndaj Qeverisë shqiptare. •Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë zbuluar se hackerat kanë qëndruar për më shumë se 14 muaj në sistemet e Qeverisë Shqiptare. • Sistemet TIMS në pikat kufitare u prekën në 9 shtator nga një sulm kibernetik. •Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. •Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. •Vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Faqja 'Homeland Justice' ka ndarë pamje të reja nga sistemet e kamerave të sigurisë në vend. Pas ambienteve të policisë, grupi hackerues ka bërë publike pamjet nga doganat dhe aeroporti i Rinasit.
Videot tregojnë njerëz të cilët po kryejnë hyrje-dalje. Në pamje shihet se videot datojnë që nga muaji korrik, kohë që sipas raportit të FBI dhe CISA, hackerat ishin aktivë në sistemet e Qeverisë Shqiptare.
'
TIRANË- Këto janë videot e bëra publike nga hackerat që vetëquhen, “Homeland Justice”, në Telegram. Në pamje, shihet se filmimet datojnë që nga muaji qershor e korrik. Madje një prej tyre është e kohëve të fundit, e 4 shtatorit.
Një nga videot ka në fokus ambientet e paraburgimit, aty ku qëndrojnë tre djem, dy prej të cilëve duken në moshë shumë të re. Videot janë nga zyrat e policisë dhe nga aksesi në të gjitha kamerat e sigurisë së godinës.