LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën shtëpinë, vriten babë e bir (EMRAT)

• Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. • Vriten me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra. • Viktimave një natë më parë i dogjën shtëpinë, ndaj edhe sot kishin shkuar të dy bashkë në fshatin Bruçaj për të parë dëmin e shkaktuar nga zjarri. • Por në momentin që kanë shkuar në banesën e tyre i kanë qëlluar me armë zjarri, duke i lënë të vdekur në vend. • Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së dyfishtë, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar. •Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Dosja.al po sjell detaje të tjera nga ngjarja që ka tronditur kryeqendrën e veriut.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pse u vranë babë e bir? Dy pistat kryesore të policisë, kultivimi i kanabisit dhe shfrytëzimi i pyjeve për prerje

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Gjokë dhe Eduart Gurra

SHKODËR- Policia po heton dy pista kryesore për vrasjen e babë e bir pasditen e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Rreth orës 16:10 një person i paidentifikuar ende ka qëlluar për vdekje Gjokë dhe Eduart Gurra, pasi u vunë flakën shtëpisë së tyre. 

Dy pistat kryesore që po hetohen nga policia janë kultivimi i kanabisit. Ndërsa pista e dytë është është konkurrenca për shfrytëzimin e pyjeve për prerje. Kjo pistë pasi prej rreth 15 vitesh Gjokë merrej me me biznesin e lëndëve drusore.

3 VITE ME PARE

U ekzekutua bashkë me djalin në Dukagjin, 57-vjeçari dikur pjesë e Policisë së Shkodrës

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Gjokë Gurra

SHKODËR- Detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e 57-veçarit Gjokë Gurra dhe djalit të tij ditën e sotme. Mësohet se Gjokë ka qenë pjesëtar i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008.

Pasi u largua nga policia, Gjokë së bashku me djalin e tij kanë punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre. Këtë punë ata e kanë bërë prej 15 vitesh.

Ndërkohë që as Gurra dhe as djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje. Deri më tani dyshohet se një person e ka bërë vrasjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij. 

3 VITE ME PARE

DYSHIMET E PARA/ Vrasja e babë e bir në Dukagjin, dyshohet se shkak është kultivimi i kanabisit, një person shpallet në kërkim

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Foto ilustruese

DUKAGJIN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka tronditur Shkodrën. Pasditen e sotme u ekzekutuan me armë zjarri babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Kjo pasi e gjithë njësia administrative e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.

Ndërkohë që as Gurra dhe as djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje. Deri më tani dyshohet se një person e ka bërë vrasjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, reagon policia: Babë e bir u qëlluan me armë zjarri

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që kanë shtuar se do të japin më shumë detaje për ngjarjen gjatë orëve në vazhdim. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, KËTA janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra

DUKAGJIN- Personat që shihni në foto janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin, nga persona ende të paidentifikuar. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç. Eduardi mësohet se është baba i dy vajzave të mitura.

3 VITE ME PARE

Zbulohen EMRAT e 2 viktimave në Shkodër, një natë më parë i dogjën shtëpinë

Tronditet Dukagjini! Ekzekutim i DYFISHTË, pasi u dogjën
Foto ilustruese

SHKODËR- Zbulohen detajet më të fundit nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Viktima janë identifikuar si Gjokë dhe Eduart Gurra, të dy babë e bir. Viktimave një natë më parë i dogjën shtëpinë. Ndaj dhe sot të dy kishin shkuar për të parë banesën e tyre të shkrumbuar në fshatin Bruçaj, ku edhe janë qëlluar për vdekje me armë zjarri për arsye që ende nuk dihen. Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe përse janë vrarë babë e bir. 

vrasje e dyfishte ne shkoder shkoder gjoke gurra eduart gurra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet