LIVE UPDATES
Aktualitet

"Atentat që do të krijojë trazira!" Gazetarja Klodiana Lala: Dyshimet janë që ngjarja është si pasojë e përplasjes Lici-Bajri, ja kush janë 2 personat e shpallur në kërkim

Ajo shtoi se Hamza Lici, shënjestra kryesore, është djali i vogël i Mustafa Licit dhe vëllai i Ibrahim Licit, personazh problematik, në përplasje me grupin Bajri.

31 Tetor 2024, 22:01 Nga M.B
"Atentat që do të krijojë trazira!" Gazetarja Klodiana
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga masakra që ndodhi në Shkodër, me tre të vrarë dhe një të plagosur. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se policia ka shpallur në kërkim dy persona, njëri prej të cilëve është Izmir Sakica. Gazetarja tha se Shkodra kontrollohet nga krimi dhe se policia është në vendnumëro. Ajo shtoi se Hamza Lici, shënjestra kryesore, është djali i vogël i Mustafa Licit dhe vëllai i Ibrahim Licit, personazh problematik, në përplasje me grupin Bajri.

"Ngjarja tregon rënie të shtetit, dështim i policisë, një masakër që tremb qytetarët. Hetimet janë në vendnumëro. Nuk është hera e parë që policia dhe prokuroria e Shkodrës është në vendnumëro. Dihet që Shkodra është nën pushtetin e krimit. Policia ka identifikuar viktimat, por jo autorët e dyshuar. Është ngjarje që për fat të keq, do ta rindezë dhe do të krijojë trazira të forta në Shkodër, nëse shteti nuk do të jetë prezent. Hamza Lici, shënjestra kryesore, është djali i vogël i Mustafa Licit dhe vëllai i Ibrahim Licit, personazh problematik, në përplasje me grupin Bajri.

Është futur një automjet që duhet të ishte mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet. Ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, Arlind Bushati, djali i politikanit Xhemal Bushati. Një automjet Range Rover u është vënë në ndjekje dhe ka qëlluar mbi ta, duke bërë shoshë automjetin, mbi 70 e ca plumba janë qëlluar. Lici ka mbetur i vdekur në vend, Bushati humbi jetën në spitalin e Shkodrës. Gjeti vdekjen edhe një grua që nuk ka lidhje me botën e krimit. Flutura Basha dhe Bashkim Basha, po lëviznin me një motor për të shkuar te një pronë që kishin. Automjeti i viktimave për t’ju shmangur plumbave, i ka përplasur me motor dhe gruaja ka gjetur vdekjen në vend. Bashkim Basha është në gjendje shumë të rëndë në spital.

Dobraçi është zonë që kontrollohet nga Bajrat. Siç e do zakoni, policia ka ushtruar disa kontrolle. Safet Bajri ka dhënë dëshmi, ka thënë kam qenë në banesë dhe ka dorëzuar kamerat e sigurisë. Nuk është thënë shpallja e Izmir Sakicës, i lidhur me grupin Bajri. Është shfaqur në verë të këtij viti, për shkak të përplasjes më vëllezërit Prendi. Vajti me mjet të blinduar, mendohej se kishte edhe Elon Haton dhe pati shkëmbim zjarri. Mbijetuan Sakica dhe Hato, por nuk janë shoqëruar as në atë kohë. Kishin bërë edhe dhunim të babait të Alban Brucit. Kishte edhe akuzë për një shtëpi bari. Deri në këto momente ai nuk është gjetur dhe është në kërkim. Dyshohet se mund të ketë lidhje. Është në kërkim policor, nuk ka urdhër të prokurorit.

Dyshimet janë që ngjarja është si pasojë e përplasjes Lici-Bajri. Është dyshimi se në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet nuk foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur. Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke. I vetmi detaj i ri, është shpallja në kërkim policor e Izmir Sakicës dhe një personi tjetër me mbiemër Troshani. Këto janë detajet e reja. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë", tha Lala. 

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet