LIVE UPDATES
Aktualitet

“1 herë ka rastisur”, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal transporton pulat e biznesit të gruas me makinën e punës

Në Maj 2023, Qamili mbushi moshën e pensionit, por e lanë sërish me kontratë 6-mujore. Por pas një muaji, e heqin dhe e zëvendësojnë me një person tjetër.

25 Tetor 2023, 22:45 Nga I.A
“1 herë ka rastisur”, përgjegjësi i
Qamil Bani

DIMAL- Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka qenë pompist në ndërmarrjen e ujesjellësit të Dimalit prej 8 vjetësh. Me profesion është elektro-pompsit dhe punonte në mënyrë të tillë që e quanin “skrepi i Dimalit”.

Në Maj 2023, Qamili mbushi moshën e pensionit, por e lanë sërish me kontratë 6-mujore. Por pas një muaji, e heqin dhe e zëvendësojnë me një person tjetër.

Qamil Bani: Jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem timin që më ka ndodhur para 5 muajsh. Kam punuar si pompist në stacionin e fshatit Banaj në qytetin Dimal. Prej 8 vitesh, elektro-pompist me kategori të katërt me dëshmi, plus stacionit, vija dhe hapja dhe gropa ku ishte difekti si e si që të mos lija popullin pa ujë. Punoja me mish e shpirt. Në 10 Maj 2022, mbusha moshën për pension dhe më thërrte inxhinierja së bashku me drejtorin “je i aftë, do të punosh?”, “po”, ju thashë. Bëmë kontratën dhe filluam punën. Në muajin Nëntor, më vjen punëtori i ri, quhet Hazbi Baxhija dhe i them drejtorit “pse erdhi ky punëtori i ri, ne 2 vetë kemi qenë, ky i treti çne tani”. Më tha që do ju bëjë listën dhe do ta rishohim. Aty filloi dhe acarimi më shumë me drejtorin. Më 12 Janar, Drejtoria Rajonale e Beratit, na vjen juristja dhe na thotë që duhet të shkonim për të bërë letrat. Pasi i bëmë këto, i dorëzojmë tek juristja, morëm kontratat 6-mujore dhe vazhdova punën. Për 1 muaj, nga 12 Janari e deri më 12 Shkurt, më merr inxhinierja dhe më thotë që të paraqitesha në Urën Vajgurore. Ishte drejtori Sula, juristja dhe inxhinierja. Kur shkova më thanë që “do të largohesh nga puna sepse ke mbushur moshën për pension”. Sipas urdhrit të qeverisë kush është i aftë për punë do të punojë. Në mes 4 vetëve për t’u larguar, isha dhe unë. Unë u zëvendësova, kursa këta nuk u zëvendësuan sepse më erdhi punëtori 2 muaj para. Ky zotëri nuk ka asnjëlloj dëshmie, nuk ka haber fare se çfarë është një bollon dhe jo më të marrë vesh nga tensioni, korenti dhe pompa. Unë jam me dëshmi që në vitin 1982.

Ironia më e madhe thotë Qamili është se vetë përgjegjësi, Petref Sula ka tre vite që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë se mban partia.

Qamil Bani: I drejtohem ish-drejtorit Petref Sula dhe i them pse na hoqët nga puna? Më tha “ik ankohu ku të duash se nuk di gjë se kush të hoqi nga puna ty. I drejtohem Drejtorisë Rajonale Berat, ju them “na erdhi kjo listë, a e dërguat ju nga kjo drejtoria këtu apo erdhi nga Dimali”. Kjo listë më thotë ajo “ka ardhur nga Dimali”. Petref Sula ka 2-3 vite që ka kaluar moshën e pensionit. Ky zotëria tani është në punë. Unë ja kujtova dhe i thashë që “ti përgjegjës a nuk ke dalë që 3 vite në pension?”. Atë e di partia, punëtorin nuk e do njeri, duan dembelat. Nuk më ikën djersa që kam atje… (qan).

Qamil Bani: Kam punuar me mish e shpirt. Më hoqën kot, më hoqën.

Qamil Bani i drejton një mesazh kryeministrit Rama: Kam punuar pompist në fshatin Banaj dhe jam pushuar kur ti ke dhënë urdhër që kush i aftë, të punojë. Unë jam i aftë aq sa një djalë 25 vjeç. Mu m’u vu dhe emri “skrep” dhe dola në ankand për t’u shkrirë në metalurgji.

Përveçse duhet të ishte vetë në pension, Petref Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin merret e shoqja.

Qamil Bani: Makina e ndërmarrjes është vënë në dispozicion të zonjës së tij që transporton pula çdo ditë në pazar, mëngjes dhe drekë. Nga dita e martë dhe deri ditën e dielë, makina e ndërmarrjes qarkullon në çdo pazar. Kjo makinë është për t’u vënë në dispozicion të ndërmarrjes – po të ndodhte ndonjë defekt të transportonte gjeneratorin. Kjo makinë, nga viti 2022 e tutje, ka harxhuar nga 700-800-900 litra naftë në muaj, kurse sot, ajo me bashkimin e ndërmarrjes Dimal me rajonin e qarkut Berat, kjo makinë harxhon 300 litra naftë në muaj.

Gazetarja: Ndërkohë paska përfunduar transport pulash.

Gazetarja e “Stop” takon Sulën, i cili thotë se nuk e përdor makinën për pula. Por kur ballafaqohet me videon, detyrohet të pranojë se ka rastisur.

Petref Sula: Ju jeni munduar, ju këtu punë do të bëni, por ai është pensionist, ka dalë në pension. Ai ka 17 muaj… E mbajta unë. A e shikon se çfarë njerëzish janë këta? I mbajtën, por nga reforma që u bashkua me rajonalen, u detyruam që t’i shkurtojmë, normale që do i shkurtonim këta.

Petref Sula: Ai është pensionist sot, madje e kam mbajtur më shumë atë.

Gazetarja: Po juve a nuk jeni pensionist?

Petref Sula: Po, por qeveria e ka shikuar të arsyeshme që të më mbajë. Unë isha titullar, nuk isha punonjës, isha drejtor.

Gazetarja: Kjo makina a është e juaja personale?

Petref Sula: Është e bashkisë.

Gazetarja: Po pse me këtë makinën e institucionit, juve dërgoni zonjën tuaj në pazar?

Petref Sula: Nuk është e vërtetë. Ku i ke pulat, ku janë?

Gazetarja: Po ku e dite se do të nxirrja pula unë?

Petref Sula: I kam brenda unë. Nuk është e vërtetë. Nuk jam marrë unë. Nuk e ka dërguar në pazar. Por kur kam qenë rrugës, kam marrë edhe njerëz të tjerë. Rastësia mund të ketë qëlluar.

Gazetarja: A mund të ju bëj një kërkesë të lutem: Ne lëvizim nëpër të gjithë Shqipërinë edhe kam 2 shërbime që i kam lënë të stopuara sepse nuk kam një makinë si kjo e juaja që të më dërgoni në Tropojë dhe në Curr të Epërm, a do ma japësh një xhiro?

Gazetarja: Kur ishe ti drejtor harxhoheshin 900 litra naftë.

Petref Sula: Mos ju fut kësaj llogarie. Aty ka dokumente për këtë punë.

Gazetarja: Pse kur ke qenë ti tullar është harxhuar më shumë, kurse tani që je përgjegjës është harxhuar më pak?

Petref Sula: Kam lëvizur më tepër.

Gazetarja: Transport pulash… Nëse tani që është përgjegjës, vetëm 1 rastisje transporti i pulave, por më përpara kështu, 5 ditët e javës, edhe shtunë dhe të dielë.

Madje edhe kur shkon grupi i xhirimit i “Stop” makina është me pupla e glasa.

Gazetarja: Kjo është ajo e transportit të pulave, ë?

Petref Sula: Nuk transporton pula ajo.

Gazetarja: A të mban era glasa? Siç e shifni makina e Ujësjellës-Kanalizimeve Dimal që presupozohet që të jetë një automjet që i vjen në funksion difekteve të kësaj drejtorie, shkon për transportin e pulave. Shif puplën e pulës atje tek cepi. A e kuptoni që jeni në shkelje?

Petref Sula: Unë kam pasur rrugën një herë kur kam shkuar, kaq. Nuk kam shkuar kastile. Nuk kam punuar transport pulash. Vij në 7 dhe iki në 9 të darkës.

“Stop” interesohet tek Ujësjellësi i Beratit dhe drejtori Pelivan Sinaj thotë se për këtë rast do të merren masa.

Gazetarja: Në emisionin investigativ “Stop” na ka ardhur një informacion për një makinë “Mitsubishi”, e cila është në dispozicion të “Ujësjellës-Kanalizimeve Dimal”. Në fakt ky mjet bën transportin e pulave, me tregtinë e pulave merret bashkëshortja e përgjegjësit Petref Sula.

Pelivan Sinaj: Ta vërtetojmë dhe do marrim masat përkatëse, në qoftë se kjo qëndron!

Gazetarja: Vetë zotëria e pranon, por thotë unë vetëm 1 herë e kam bërë, nuk e kam bërë rrugë, thotë!

Pelivan Sinaj: (Qesh…). Më fal, se më erdhi për të qeshur, por në qoftë se ai e ka pranuar, pastaj atëhere e kemi më të lehtë!

Pas komunikimit me titullarin e këtij insititucioni, ky i fundit drejtoi “Stopin” për tek shefi i kabinetit për t’i vënë në dispozicion provat.

“Është makina e Njësisë Dimal dhe përgjegjësi Dimal, e pamë. Do të marrim masat e nevojshme siç e parashikon Kodi i Punës. Ne kemi një Komision Disiplinor që merr masat dhe e bëjmë me propozim të titularrit të insititucionit.”

Marrë nga Tv Klan

qamil bani petref sula

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet