LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha në Vlorë, zhvillohet "Parada e Shqiptarëve" në Tiranë

•Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. •Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. •28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. •Për herë të parë në vendin tonë eshte organizuar Parada e shqiptarëve. •Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 150 Ansamble popullore. •Në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. •Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla. •I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. •Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të zhvilluar nga krerët e shtetit shqiptar, në Vlorë ka shkuar edhe kryedemokrati Sali Berisha. •I pashoqëruar nga deputetë të tij, Berisha ka vendosur kurorë në monumentin e Ismail Qemalit.

21 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO- Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, vogëlushja shqiptare këndon këngë patriotike në SHBA

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
vogelushja ne shba

SHBA- Shqiptarët që banojnë në Shtetet e Bashkuarat të Amerikës kanë festuar sot me këngë dhe valle Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Videot e festimeve janë publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që njëra prej tyre ka bërë xhiron e rrjetit, duke vjedhur zemrat e shikuesve. 

Në video është një vajzë e vogël e cila këndon para një turme njerëzish këngë patriotike, ndërsa duartrokitet nga të gjithë të pranishmit.


Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO- Dita e Pavarësisë festohet edhe në New York, shqiptarët organizime me këngë dhe valle

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
foto ilustruese

SHBA- Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në New York të Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët që banojnë atje kanë organizuar festime me këngë dhe valle, siç shihet në videon e mëposhtme.

 

 

Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.

10 MUAJ ME PARE

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

 

 

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
rita ora, vjosa osmani, taika waititi

KOSOVË- Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka uruar festën Shqipërisë, ku krahas disa fotove me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, shkruan: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri, nga familja jonë tek e juaja!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Më herët përmes story-ve në Instagram ajo tregoi se mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të veshë këpucët e saj të kuqe duke e theksuar se është një zgjedhje në shenjë të kësaj dite.

Rita prej disa ditësh ndodhet në Kosovë, e cila është e shoqëruar nga familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititi. Pas festës së ditëlindjes në Prishtinë ajo ka qëndruar edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.

Më herët sot, edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, i është bashkuar urimeve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ylli i Popit ka ndarë disa foto në 'instastory' me flamurin kuqezi. Dua shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

10 MUAJ ME PARE

"Krenaria e Trashëgimisë"/ Berisha: Pavarësia e Shqipërisë i vuri fuqitë e mëdha para faktit të kryer, se shteti shqiptar ishte sovran dhe i pavarur

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka organizuar në selinë blu eventin “Krenaria e Trashëgimisë”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se pa pavarësi të Shqipërisë, nuk do të kishte kurrë pavarësi të Kosovës dhe po ashtu shqiptarët kudo që janë në Ballkan, nuk do mund të ishin këta që janë sot.

Kryedemokratik shtoi se nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë si dhuratë, disa të tjera si aksident të historisë, Shqipëria e ka një akt mbinjerëzor nga Ismail Qemali dhe elita e asaj kohe.

FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt, urim për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, këtë ditë që shënon ditëlindjen moderne të kombit shqiptar. Shënon ditën e pavarësisë së vendit, një ditë frymëzimi për çdo shqiptar.
Dua të përshëndes përzemërsisht departamentin ‘Brain Gain’ që ka përzgjedhur të nderojmë së bashku këtë ditë me një dimension kulturor, dhe kjo është një përzgjedhje e mençur, e drejtë.

Në rast se bëhet fjalë për pavarësinë e një kombi, kushti i të gjitha kushteve është identiteti i tij, dhe identiteti i çdo kombi, i kombit shqiptar ka për shtyllë kryesore, gjuhën-kulturën, kulturën dhe gjuhën. Ndaj dhe në kremtimin e pavarësisë tonë, në këtë dimension ne i bëjmë një kremtim vërtetë fisnik. Theksoj edhe njëherë, pavarësia është ditëlindja moderne e një kombi. Është ditë frymëzimi sepse në kushtet kur Ismail Qemali dhe etërit e tjerë të pavarësisë, shpallën në Vlorë, pavarësinë e Shqipërisë, ai ishte një akt i guximit, vizionit të jashtëzakonshëm. Ishte një akt kur nga të gjithë fuqitë e mëdha, përveç njëra, të gjithë ishin kundër. Askush nuk donte përveç Austro-Hungarisë dhe kontit Bertold, një shtet të pavarur në trojet e tij. Qeverinë e Ismail Qemalit nuk e njohën gjer në gusht të vitit 1913.

Por nëse ky burrë i madh, vizionar, nuk do të ngrihej me një guxim mbi kohën, së bashku me Isa Boletinin dhe elitën tjetër të kombit, të shpallte në Vlorë pavarësinë, gushti i 1913 do të kishte vendosur shpërbërjen, copëtimin përfundimtar të kombit shqiptar.

Ismail Qemali i vendosi fuqitë e botës, që nuk donin një shtet shqiptar, para faktit të kryer, se shteti shqiptar ekzistonte, se Shqipëria ekzistonte si shtet sovran dhe i pavarur. Në këtë kontekst po të shkojmë pas në ato kohëra dhe të mendojmë këtë akt, ky akt kalon në një legjendë të vërtetë. Por ky akt u bë vendimtar për fatin e kombit, asokohe të ndarë dhe të pushtuar pothuajse në 2/3 e trojeve të tij. Ky akt ka qenë përcaktues për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Pa pavarësi të Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, pavarësi të Kosovës. Pa pavarësi të Shqipërisë, shqiptarët kudo që jetojnë në vendet e tjera në Ballkan nuk do të mund të ishin ata që janë sot.

Ndaj dhe nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë edhe si dhuratë, apo e kanë ndonjëherë edhe si aksident të historisë, shqiptarët e kanë nga një akt mbinjerëzor i Ismail Bej Vlorës dhe elitës së kombit. I atyre luftëtarëve, politikanëve, udhëheqësve popullor, që organizuan kryengritjet e mëdha të Kosovës. Pra sa më shumë të ndalesh në pavarësinë tonë, ta mendosh, studiosh, lexosh, aq më mahnitëse, mrekulli, magjepsëse dhe më frymëzuese bëhet ajo.

10 MUAJ ME PARE

Ministria e Jashtme e Serbisë uron festën Shqipërisë: Presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
foto nga postimi

SERBI- Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Përmes një postimi në platformën "X", ministria shkruan gjithashtu se mezi presin të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushtë. 

POSTIMI:

Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Shqipëri dhe popullit shqiptar me rastin e  Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë.

Sot Shqipëria dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve festojnë 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

10 MUAJ ME PARE

111-vjetori i Pavarësisë/ Mesazhi i Blinken për Shqipërinë: Uroj qeverinë dhe popullin për festën e 28 Nëntorit

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Anthony Blinken

SHBA-Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme. Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s.

Blinken ka falenderuar vendin tonë për mirëpritjen dhe mbështet fuqishëm integrimin e plot në komunitetin euroatlantik dhe në rrugën drejt anëtarësimit BE.

Deklarata e plotë e Blinken:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ne ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare dhe me zemër të hapur të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin e fuqishëm që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Le të vazhdojë të përparojë puna jonë së bashku.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO- Dita e Flamurit, artistët e TKOB surprizojnë publikun në Rinas

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Koncerti

TIRANË- Me një koncert të vërtetë janë përballur qytetarët në Rinas. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i kanë surprizuar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ata janë vendosur në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas dhe kanë performuar për publikun që ndodhej aty, ata që vinin dhe largoheshin nga vendi.

Videon nga eventi i organizuar prej tyre e shpërndau edhe kryeministri Edi Rama, ku tha se kjo është një surprizë e veçantë në 70 vjetorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

"Surpriza krejt e veçantë e Ditës së Flamurit nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor"- shkruan Rama.

 
10 MUAJ ME PARE

Festa e Pavarësisë/ Flamuri shqiptar vendoset në godinën e komunës së Preshevës, Arifi: Më i bukuri në botë

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Komuna e Preshevës

PRESHEVË-Shqiprim Arifi, Kryetari i Komunës së Preshevës njoftoi se është vendosur në godinën e përfaqësuesve lokal flamuri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur me rastin e festës së Ditës së Flamurit, ku shihet dhe nga foto se si kryekomunari vendos shtizën pranë dritares së godinës.

Nga ana tjetër sipas tij, kjo shënon një përpjekje të vazhdueshme për të dhënë mesazhin e autonomisë, duke qenë se disa herë vendosja e flamurit në Preshevë është penguar. 

Kujtojmë se në qershor të këtij viti Arifi është marrë nga gjykata e Serbisë për dhënë shpjegime për vendosjen e flamurit në hapësirat publike, ku dhe është gjobitur. 

POSTIMI I SHQIPRIM ARIFIT:

"Në Preshevën shqiptare, sot valon flamuri më i bukur në botë!"

10 MUAJ ME PARE

Flamuri shqiptar me 120 mijë letra origami/ Shqiptarja kërkon rekordin e ri në Guinnes

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Foto e flamurit

PRISHTINË-Arbnora Fejza-Idrizi ka realizuar një flamur me përmasa gjigande dhe të jashtëzakonshme me origamë. Ajo e ka realizuar flamurin në një sallë sporti me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja "Alauddin". Flamuri përbëhet nga 120 mijë letra origami dhe secila nga ato është në formë piramidale.

Nxënësit mendohet të kenë palosur rreth 50 mijë letra, kurse pjesa tjetër është bërë me ndihmën e familjarëve. Fejza synon një rekord të ri Guinnes, duke qenë se flamuri është konsideruar si nga më të mëdhenjtë e punuar ndonjëherë. 

Puna e bukur e saj ka marrë një vëmendje të veçantë me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Flamurit. 

10 MUAJ ME PARE

Foto me flamurin kuqezi! Dua Lipa uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Dua Lipa

SHBA- Edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, iu është bashkuar urimeve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ylli i Popit ka ndarë disa foto në 'instastory' me flamurin kuqezi. 

Dua shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha

10 MUAJ ME PARE

"Bashkohuni me ne"/ NATO uron Shqipërinë për festën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Foto e urimit

BRUKSEL-NATO ka uruar ditën e sotme Shqipërinë me rastin e Ditës së Flamurit. Aleanca e Atlantikut të Veriut me anë të një postimi në Facebook ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në postin e saj, NATO uron Shqipërinë si një aleat që prej 14 vitesh është pjesë e aleancës. 

POSTIMI I NATO-s: 

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë”

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Nis "Parada e Shqiptarëve" në Tiranë, 150 ansamble popullore të pranishëm

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Parada e Shqiptarëve

TIRANË-"Parada e Shqiptarëve" ka nisur ditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Tradita e paradës ka ardhur këtë vit në 111-vjetorin e Pavarësisë, nga New York në Tiranë.

Festa është organizuar nga "Rrënjët Shqiptare" në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ku kanë marrë pjesë 150 ansamble popullore.

Kujtojmë se sot Shqipëria shënon 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë të ngritjes së flamurit në Vlorë në 28 Nëntor 1912. 

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Flamuri shqiptar vendoset në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha

Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar. Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që udhëheqë.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

10 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë për festën e Pavarësisë

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Kurti dhe Rama

VLORË- U desh festa e Pavarësisë që të shihnim një shtrëngim duarsh të dy liderëve shqiptarë. Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

Dy Kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Dita e flamurit/ Festë në qiell, parashutat me simbolet kombëtare në Prekaz në nderim të Adem Jasharit

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Parashutat

PREKAZ- Një pamje e veçantë është parë në Prekaz të Kosovës ditën e sotme me rastin e ditës së flamurit, ku dy parashuta me simbolet kombëtare kanë fluturuar mbi Prekaz. Korrespondenti i 'Euronews Albania' për Kosovën, Kosovë Gjoci u shpreh se dy parashutat shihen të mbuluara nga simbolet e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Në festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Prekaz mbahen sot dhe homazhet për komandatin Adem Jashari me rastin e datëlindjes së tij.

10 MUAJ ME PARE

Pavarësia e Shqipërisë, mesazhi i Kurtit nga Vlora: Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Albin Kurti

VLORË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh nga Vlora, me rastin e Ditës së Flamurit. Në një prononcim shkurt për mediat tha se kjo është dita e bashkimit.

“Gëzuar të gjithëve 28 nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, tha Kurti shkurt për mediat.

Dita e Flamurit sot ka bërë bashkë, Albin Kurtin dhe Edi Ramën, ndërsa të pranishëm ishin edhe Presidenti, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

"Kemi tre urime në një ditë"/ Festa e Flamurit, Osmani uron nga Prekazi: Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca ka zgjedhur ditën e sotme, t'i bëjë homazhet e festës së 28 Nëntorit në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Gjatë fjalës së Osmanit festa sot përmban tre urime, ditëlindjen e Adem Jasharit, dalja e parë e UÇK-së dhe festa e Ditës së Flamurit.

Nga ana tjetër Presidentja shprehu vlerësimin për familjen Jashari duke vijuar se respekti dhe nderimi për ta do të jetë i përjetshëm nga instiucionet e Kosovës. 

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha

Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë. Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”-u shpreh Osmani.

Konjufca ka theksuar rëndësinë e vendit ku ndodhet kompleksi memorial në Prekaz dhe ka përmendur datën e 28 nëntorit si një ditë historike për popullin e Kosovës duke i lavdëruar sakrificat e dëshmorëve për liri.

28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë E POPULLIT TË Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UCK-së. Po ashtu kjo datë është dalja publike e UÇK-së e po ashtu është ditëlindja e heroit Adem Jashari. Nënorët do të festohen gjithmonë uroj që neve të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”.-tha Konjufca.

10 MUAJ ME PARE

"E ka kurorën e fundit"/ Berisha kryen homazhe në monumentin e Pavarësisë: Betohem se pashiqin shqiptar do e dërgojmë në Beograd

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Sali Berisha

VLORË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë. 

FJALA E BERISHËS:

Sot, mbarë shqiptarët, kudo që janë, përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, ditë e të gjitha ditëve të kombit shqiptar.
Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë.
Sot, ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur.

Por unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori. Dhe ky është një zotim solemn përpara Babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç. Gëzuar qytetarë dhe qytetare të Vlorës, gëzuar shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, këtë ditë të bekuar, këtë feste të të gjitha festave tona. Rroftë flamuri ynë, nderim përjetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të pavarësisë.

Edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram, Begaj, kryeministri Albin Kurti e zyrtarë të tjerë ishin sot në Vlorë, aty ku u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë, nis ceremonia e ngritjes së Flamurit (Video)

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Kurti dhe Rama

VLORË- Ka nisur ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë ndodhen në Vlorë, teksa shihen duke kryer nderimet pranë Sheshit të Flamurit.

Rama dhe Kurti nuk u panë në asnjë moment pranë njëri-tjetrit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

10 MUAJ ME PARE

Me qeleshe në kokë dhe simbolin e shqiponjës, kryetari i bashkisë së New York-ut feston Pavarësinë e Shqipërisë

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Eric Adams

SHBA- Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.

10 MUAJ ME PARE

111-vjetori i pavarësisë, Google bën surprizën e veçantë, ‘vishet kuqezi’

111-vjetori i shpalljes së pavarësisë! Rama, Kurti dhe Berisha
Google

TIRANË- Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Google ka ‘ndryshuar imazhin’ dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./Dosja.al

festa e flamurit

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama