LIVE UPDATES
Aktualitet

113 hot spote rrezikojnë Vjosën, a po zbatohet plani i menaxhimit?

Për të menaxhuar parkun Kombëtar të Vjosës në dhjetor të 2024 u miratua ngritja një zyre të veçantë, me qendër në Tepelenë. E quajtur “Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’, ajo do të kishte në përbërje të saj rreth 60 persona. Por, përveç shpalljes vakante të 10 vendeve të punës, kjo zyrë aktualisht nuk ka as drejtor dhe as administratë.

25 Qershor 2025, 22:28 Nga r.ll
113 hot spote rrezikojnë Vjosën, a po zbatohet plani i menaxhimit?
foto ilustruese

TIRANË- Një studimi të realizuar nga “Ecoalbania”, Vjosa park kombëtar po përballet me rreth 113 hot spote të ndryshme, duke filluar nga kompanitë që marrin inerte, gurore të shumta përgjatë gjithë shtratit lumor, marrja e ujit për vaditje, ndotja nga fushat e naftës, depozitimi i mbetjeve urbane buzë lumit e deri tek derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara.

Studimi përfshiu një periudhë monitorimi që nga dhjetori 2022 deri në korrik 2024. Shumica e presioneve të identifikuara janë përfshirë edhe në planin e menaxhimit të Vjosës, i cili u miratua në shtator të vitit 2024 dhe ka një kohëzgjatje deri në vitin 2033. Por, pavarësisht miratimit, ky plan që do të shërbente për të vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e parkut, fle në sirtarë duke e zbehur entuziazmin.

Besjana Guri një ndër aktivistet e hershme për mbrojtjen e Vjosës, thotë se çështja çalon tek zbatimi.
‘Aty ku mbetet puna është zbatimi. Sa i zbatueshëm është aktualisht, mund të them zero përqind. Pasi edhe administrata që duhet ta menaxhojë parkun nuk është vënë në punë’ u shpreh Besjana Guri, aktiviste per mbrojtjen e mjedisit

Për të menaxhuar parkun Kombëtar të Vjosës në dhjetor të 2024 u miratua ngritja një zyre të veçantë, me qendër në Tepelenë. E quajtur “Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’, ajo do të kishte në përbërje të saj rreth 60 persona. Por, përveç shpalljes vakante të 10 vendeve të punës, kjo zyrë aktualisht nuk ka as drejtor dhe as administratë.

Ngritja e kësaj qendre u parapri nga një konkurs ndërkombëtar madhështor, organizuar nga ministria e Turizimit. I konsideruar si një projekt që do ta çojë menaxhimin e parkut në një tjetër nivel, duke nxjerrë në pah trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme, projekti fitues u shpall ai i studios arkitekturore: CEBRA & UNO Architects.

Përtej videove bukura të shpërndara në 3D, duket se gjërat në terren nuk po ecin aspak.
Ky është vendi i parashikuar të ndërtohet qendra multifunksionale e Vjosës që do të kushtojë 440 milionë lekë.

Megjithëse leja e ndërtimit është miratuar në shtator 2024, siç edhe dëshmohet nga këto pamje, puna për ndërtimin e saj është ende shumë larg. Ajo parashikohet të ndërtohet në këtë fushë, ku ngjitur është vendgrumbvullimi i mbetjeve të Tepelenës dhe po ashtu një nënstacion elektrik, dy pengesa që dëshmojnë se duhet të presim ende derisa të nisë puna për ndërtimin. Ndërkohë që puna në terren ende nuk ka filluar, presionet që cënojnë integritetin e parkut janë të shumta.

Vetëm pak muaj para se Vjosa të shpallej park kombëtar, një projekt që prek një nga degët e mbrojtura, Shushicën, filloi të zbatohej. Bëhet fjalë për projektin e Ujësjëllësit të Himarës, që parashikon të marrë ujin direkt nga burimi në fshatin Kuç, për të furnizuar me ujë të pijshëm fshatrat e bregut. Projekti po shkon drejt finalizimit, mes kontestimeve të shumta dhe një procesi gjyqësor me banorët.

‘Nuk është zgjidhje e mençur ti marrësh lumit që e ke shpallur park të mbrojtur dhe rezervë të biosferës’ u shpreh Aleko Miho, biolog

‘Një investim i tillë nuk është pjesë e planit të menaxhimit, por në fakt ky investim lejohet nga ligji i ri. Pra kemi një investim që nuk lejohet nga parku por lejohet nga ligji…po sigurisht ligji do të prevalojë sepse ligji është i mëvonshëm dhe janë të gjithë mundësitë që plani i menaxhimit të rishikohet sipas kërkesave të ligjit të ri’ u shpreh Irena Dule, avokate /qendra “RES PUBLICA”/ Inside Story, Top Channel

lumi i vjoses

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj