25 Qershor 2025, 22:00
Nga N.F
Suzana Gega
TIRANË- Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksidentuar në vitin 2016 dhe aksident ka pësuar edhe e bija në vitin 2018. Për të dy rastet ka marrë avokat zotin Skënder Allmeta. Sipas Suzanës, të dy gjyqet janë në Apel, ndërsa avokati i ka dhënë paradhënie 4 milionë lekë të vjetra. Emisioni “Stop” komunikoi me avokatin, i cili thotë se çështja është fituar në shkallën e parë e pret gjykimin në Apel.
“Është bërë gjyqi në Shkallën e Parë, kemi fituar dhe kompania e ka dërguar në Apel. Dhe në Apel është në pritje të gjykimit. Kemi bërë kërkesë për përshpejtim, ka bërë dhe Suzana, gjyqtari që në raste të tjera jo, po në këtë rast po është shpreh, si duket është bezdis pas kërkesave të shpeshta, ka dalë me vendim, ka rrëzuar kërkesën për përshpejtim të procesit. Po, janë të dy të ankimume. Janë në Apel dhe do duan kohë sa për dijeni. Tashi, kjo është marrëveshje mes palësh dhe nuk është problem i gazetës, po unë palën e kam favorizuar, nuk e kam cenuar. Po s’e di unë tani, se unë nuk jam aty…”, tha avokati, Skënder Allmeta.
Nga ana tjetër, në Gjykatën e Apelit, figuron ankimimi për zonjën Suzana Gega, por jo për vajzën e saj Sandra Gega. Sa për të parën, gjykatësja që ka çështjen, Valbona Vatha po shqyrton dosjet e vitit 2018.
Qytetarja: Të lutem! Të pyes për një çështje për datë gjyqi, nëse ka dalë, është palë Byroja Shqiptare e Sigurimeve.
Informacioni: Po! Suzana…
Qytetarja: Gega!
Informacioni: Valbona Vatha, ka këtë gjyqtare. Është e vitit 2024. S’ka datë.
Qytetarja: S’ka datë?
Informacioni: Nuk ka datë. Gjyqtarja, hë, gjyqtarja, që po gjykon vitin 2018.
Qytetarja: Po për Sandra Gega? Është vajza e zonjës.
Informacioni: Sandra Gega?
Qytetarja: Po!
Informacioni: S’më del fare Sandra Gega.
Qytetarja: Po me këtë është, me Byronë.
Informacioni: Vetëm Suzana del atje, nuk del Sandra.
Qytetarja: Sandra nuk del farë hë?/tvklan
suzana gega skënder allmeta
Aktualitet
25 Qershor 2025, 21:55
N.F
Esmeralda Basho
SARANDË- Disa herë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime, që kanë në qendër pr...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 21:56
r.ll
foto ilustruese
FIER- Në rrëzë të fshatit Gjonçaj në Fier, aty ku nis një prej fushave më pjellore të Myzeqe...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 21:51
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 20:46
N.F
Foto
KOSOVË- Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Liza Gashi tha se nga 40 qytetar&e...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 20:15
r.ll
vendngjarja
PEQIN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Sipas informacioneve, një automjet dyshohet se ng...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 19:50
r.ll
dumani, kraja
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale shkarkimet e fundit në Prokurorin&e...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 19:28
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që t...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 19:03
r.ll
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Pasuritë e një 45-vjeçari në Gjirokastër janë vënë nën sekuestro, pasi dys...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:47
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një skenë dhunë është regjistruar mbrëmjen e 22 qershorit ku protagonistë ishin dy bur...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:35
r.ll
pamje nga tirana
TIRANË- Festivali i parë i arkitekturës u zhvillua pak muaj më parë në Tiranë. Festivali i quajtur "Buk...