Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa në arsimin e mesëm numri i tyre është përgjysmuar.
Kjo është panorama që paraqet raporti më i fundit i organizatës “Qëndresa Qytetare”, i hartuar mbi bazën e të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe INSTAT-it, i cili evidenton se sistemi parauniversitar në Shqipëri po përballet me pasojat e drejtpërdrejta të krizës demografike.
Raporti tregon se rënia e lindshmërisë, emigracioni i familjeve të reja dhe plakja e popullsisë nuk po reflektohen vetëm në statistikat demografike, por edhe në jetën e përditshme të shkollave. Më pak fëmijë nënkuptojnë më pak nxënës, më pak klasa, mbyllje shkollash dhe një riorganizim të gjithë rrjetit arsimor, veçanërisht në zonat rurale dhe të thella.
Shifrat janë domethënëse. Në vitin shkollor 2014–2015, në arsimin bazë publik ishin të regjistruar 342,765 nxënës, ndërsa në vitin 2023–2024 ky numër kishte rënë në 228,833. Brenda një dekade, sistemi ka humbur 113,932 nxënës, ose rreth 33% të popullsisë shkollore. Kjo do të thotë se sot mungon një në tre nxënës krahasuar me dhjetë vite më parë.
Situata paraqitet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm. Numri i nxënësve është ulur nga 125,517 në vitin 2014–2015 në vetëm 63,092 në vitin 2023–2024, duke regjistruar një rënie prej afro 50%. Sipas raportit, kjo lidhet me efektin zinxhir të rënies së lindjeve, emigracionit dhe largimit të të rinjve nga vendi përpara përfundimit të arsimit të mesëm.

Tkurrja e numrit të nxënësve ka detyruar edhe riorganizimin e rrjetit arsimor. Në arsimin bazë, numri i institucioneve publike ka rënë nga 1,317 në 1,014, që do të thotë se 303 shkolla nuk funksionojnë më si një dekadë më parë, ose rreth 23% e tyre janë mbyllur, bashkuar ose riorganizuar. Në arsimin e mesëm, numri i institucioneve është ulur nga 381 në 351, një reduktim më i moderuar prej rreth 8%.
Raporti shpjegon se mbyllja e shkollave është bërë kryesisht në zonat me pak banorë, ku mungesa e nxënësve ka detyruar bashkimin e institucioneve ose transportimin e fëmijëve drejt shkollave më të mëdha.
Ndërsa në qytete ky proces është menaxhuar më lehtë, në zonat malore dhe rurale ai ka krijuar sfida për aksesin në arsim.
Një tregues tjetër i kësaj situate janë klasat kolektive, ku një mësues zhvillon njëkohësisht mësim për nxënës të klasave të ndryshme. Numri i tyre ka rënë nga 3,241 në vitin 2015–2016 në 2,253 në vitin 2025–2026, por ato vazhdojnë të jenë një realitet në shumë zona rurale.
Edhe numri i nxënësve që studiojnë në këto klasa është përgjysmuar, duke zbritur nga 35,843 në 17,864.
Raporti vë në dukje se kjo situatë ka pasoja edhe për mësuesit. Rënia e vazhdueshme e popullsisë shkollore do të ndikojë në planifikimin e nevojave për personel arsimor, organizimin e klasave dhe shpërndarjen e mësuesve, ndërsa në zonat ku klasat kolektive vazhdojnë të funksionojnë kërkohen aftësi dhe metodologji të veçanta mësimdhënieje, për të cilat ende mungon një sistem i plotë përgatitjeje.
Në themel të këtij zhvillimi qëndron rënia e lindjeve.
Sipas raportit, numri i lindjeve në Shqipëri ka zbritur nga 35,717 në vitin 2014 në 22,541 në vitin 2025, ose rreth 37% më pak. Kjo do të thotë se edhe në vitet e ardhshme sistemi arsimor pritet të përballet me breza gjithnjë e më të vegjël nxënësish.
Raporti i “Qëndresës Qytetare” arrin në përfundimin se arsimi nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë.
Sipas autorëve, tkurrja e popullsisë shkollore është pasojë e krizës demografike dhe kërkon politika afatgjata që lidhin arsimin me mbështetjen për familjet e reja, zhvillimin ekonomik, migracionin dhe planifikimin territorial. Në të kundërt, rënia e numrit të nxënësve do të vazhdojë të sjellë mbyllje shkollash, riorganizim të rrjetit arsimor dhe sfida të reja për mësuesit në të gjithë vendin. /ekofin
Pamje nga aksidenti MEMALIAJ- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Memaliaj, ku një automje...
Alfred Maçi Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar t&eum...
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 43-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar d...
Gjykata e Fierit FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur përfundimisht masat e sigurisë për tri të rejat e dyshuara për dhunimin ...
Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani KATAR- Babai Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka vdekur në moshën 74 vjeç, njoft...
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orizaj në bashkinë e Beratit, ku një 15-vjeçar ka...
Nënë Dallëndyshja VLORË- Familjarët e 72-vjeçares Dallëndyshe nga Vlora kanë bërë apel për nd...
Anne Windecombe BRITANI E MADHE- Një burrë 28-vjeçar britanik është arrestuar nga policia në Angli me dyshimin pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platform&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion mbi ecurinë e procesit të paqes fiskale. Sipas një njo...