Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Maçi me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën Tetor 2023- Prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për ti futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada.
Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë.
Sipas këtij dokumenti të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, Alfred Maçi 36 vjeç, tre ditë më parë pranoi vullnetarisht ekstradimin.
Maçi me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën Tetor 2023- Prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për ti futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada.
Një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Zyrës për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, zbuluan se Alfred Maçi kishte vënë në dispozicion të grupit të trafikut pasaportën e tij britanike.
Pasaporta britanike e përdorur është parë nga Top Channel dhe si vendlindje e Alfred Maçit është shënuar Kosova.
Si datë lëshimi ka 16 Mars 2022 dhe datë skadimi Mars 2032. Kjo pasaportë klonohej dhe i vendosej fotoja e personit i cili paguante deri në 35.000 euro për të hyrë në SHBA dhe Kanada.
Hetimet zbuluan se grupi kriminal ku bënte pjesë Alfred Maçi drejtohej prej Hazir Maçi.
Alfredi është nipi i Hazirit dhe duke bashkëpunuar së bashku kanë ndihmuar në kalimin në mënyrë të pa ligjshëm të shtetasve E.A në muajin tetor 2024 dhe shtetasit D. N në muajin maj 2025 për në Kanada me qëllim final mbërritjen në SHBA. Këtyre shtetasve iu mundësua pasaporta britanike me të dhënat Alfred Maçit por me foton e tyre.
Sipas prokurorisë së Tiranës Hazir Maçi i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të trafikut të njerëzve, është përfshirë në tre raste të dërgimit të shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada.
Nga hetimet e prokurorit Drini Pali, është zbuluar se trafiku, fillonte nga Shqipëria ku rekrutoheshin dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos me destinacion final Floridën në SHBA.
Hazir Maçi ka drejtuar veprimtarinë kriminale nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës, nëpërmjet telefonit duke përdorur 2 numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij.
Tashmë prokuroria e Tiranës e ka çuar çështjen për gjykim ku pesë të arrestuarve në Shqipëri mes tyre një grua, do ti bashkohet edhe Alfred Maçi i cili pritet të sillet nga Anglia nga oficerët e Interpol Tiranës.
Ata akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve./Top Channel
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 43-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar d...
Gjykata e Fierit FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur përfundimisht masat e sigurisë për tri të rejat e dyshuara për dhunimin ...
Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani KATAR- Babai Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka vdekur në moshën 74 vjeç, njoft...
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orizaj në bashkinë e Beratit, ku një 15-vjeçar ka...
Nënë Dallëndyshja VLORË- Familjarët e 72-vjeçares Dallëndyshe nga Vlora kanë bërë apel për nd...
Anne Windecombe BRITANI E MADHE- Një burrë 28-vjeçar britanik është arrestuar nga policia në Angli me dyshimin pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platform&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion mbi ecurinë e procesit të paqes fiskale. Sipas një njo...
Foto nga arrestimi TIRANË- Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane, arrestoi në Tiranë 48-vjeçarin ...
SHKODËR- Ky që shihni në foton e mëposhtme është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbr&eu...