Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Mësohet se, Nikolli është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit e Napolit për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe skllavërimit.
TIRANË- Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane, arrestoi në Tiranë 48-vjeçarin Bekim Nikolli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se, Nikolli është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit e Napolit për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe skllavërimit. Policia bën me dije se, operacioni i koduar "FAST" bëri të mundur lokalizimin e tij, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
"Policia e Shtetit/ Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST", i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, "FAST Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.
Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.
Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.", raporton Policia./Dosja.al
SHKODËR- Ky që shihni në foton e mëposhtme është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbr&eu...
pamje nga gjykata FIER- Janë njohur me masat e sigurisë tri vajzat që akuzohen për dhunimin të miturës në Fier. Gjykat...
pamje nga vendngjarja VORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmon...
Erkin Lika KLOS- Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jet&...
Njofton Policia: "Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar "WEST", për goditjen e zgjidhjes së lëndëve narkotike.Arrestohen n&...
VORË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili gjeti vdekj...
PEQIN- Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele pranë kryqëzimit të Gjocajt n...
LEZHË- Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Mirditës dhe Kurbinit, duke ...
TIRANË- Projekti turistik i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në bregdetin shqiptar po përballet me një kthesë të papritur lig...
pamje nga atentati SHKODËR- Detaje janë zbardhur nga atentati i mirëorganizuar në zonën e Karmës së Kirit në D...