Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Mësohet se, atentati ndodhi në një aks malor të izoluar dhe pa kamera sigurie, një vend i zgjedhur me kujdes nga autorët për t'i zënë pritë viktimës ndërsa lëvizte me automjetin e tij.

SHKODËR- Ky që shihni në foton e mëposhtme është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e Karmës së Kirit në Dukagjin, pasi u qëllua me një breshëri prej 25 plumbash automatiku.
Mësohet se, atentati ndodhi në një aks malor të izoluar dhe pa kamera sigurie, një vend i zgjedhur me kujdes nga autorët për t'i zënë pritë viktimës ndërsa lëvizte me automjetin e tij.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë autoritetet për ngjarjen e rëndë. Hetimet e para të policisë janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, pasi familjarët kanë deklaruar se viktima jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017. Kjo pasi, viktima Aleksandër Koçeku është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në 26 shkurt 2025.
Detaje nga vrasja e Prekës
Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të 2025 në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. Burimet hetimore, dyshojnë se vrasja mund të ketë pasur si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila asokohe ishte 13-vjeç.
Historia nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, sot 16-vjeç, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Koçeku, me argumentin se vajza ishte e mitur. Megjithatë, gjatë viteve në vijim, Preka ka vijuar këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.
Familja Koçeku nuk e ka pranuar, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. I afërmi i tij, konkretisht xhaxhai i viktimës, u tha autoriteve që Pavlin Preka nuk kishte pasur probleme me njeri dhe se jetonte i qetë dhe pa trazira mes Shkodrës dhe Dukagjinit. Hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë./Dosja.al
pamje nga gjykata FIER- Janë njohur me masat e sigurisë tri vajzat që akuzohen për dhunimin të miturës në Fier. Gjykat...
pamje nga vendngjarja VORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmon...
Erkin Lika KLOS- Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jet&...
Njofton Policia: "Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar "WEST", për goditjen e zgjidhjes së lëndëve narkotike.Arrestohen n&...
VORË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili gjeti vdekj...
PEQIN- Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele pranë kryqëzimit të Gjocajt n...
LEZHË- Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Mirditës dhe Kurbinit, duke ...
TIRANË- Projekti turistik i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në bregdetin shqiptar po përballet me një kthesë të papritur lig...
pamje nga atentati SHKODËR- Detaje janë zbardhur nga atentati i mirëorganizuar në zonën e Karmës së Kirit në D...
Ura e Vashës KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-...