LIVE UPDATES
Aktualitet

13 vite betejë ligjore për vogëlushin që humbi jetën gjatë ndërhyrjes në qepalla/ A u reflektua protokolli dhe barna jetëshpëtuese?

Ajo që duhej të ishte një ndërhyrje rutinë, përfundoi në mënyrë tragjike për 11-vjeçarin, duke u kthyer sot në simbol të dështimit të drejtësisë shëndetësore në Shqipëri.

24 Dhjetor 2025, 21:16 Nga E. D
13 vite betejë ligjore për vogëlushin që humbi jetën
foto ilustruese

TIRANË- 3 vite pas humbjes së djalit të tyre, gjatë një ndërhyrjeje estetike në qepalla në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, familja e Denis Almadhit vazhdon të kërkojë drejtësi dhe transparencë. Ajo që duhej të ishte një ndërhyrje rutinë, përfundoi në mënyrë tragjike për 11-vjeçarin, duke u kthyer sot në simbol të dështimit të drejtësisë shëndetësore në Shqipëri.

Hetimet provuan se kjo procedurë e thjeshtë, rezultoi fatale për shkak të mungesës së protokolleve mjekësore. Gjatë operacionit, Denis Almadhi pësoi hipertermi malinje, një komplikacion i rrallë, por jashtëzakonisht i rrezikshëm, që shfaqet si reagim ndaj anestezisë. Në këto raste, trajtimi i vetëm jetëshpëtues është administrimi i dantrolen-it, një medikament që QSUT nuk e dispononte në atë kohë.


Ngjarja fatale ndodhi në nëntor të vitit 2012. Ndërhyrja u krye nga dy mjekë irlandezë, Gerald Fejhi dhe Kevin Klark, të cilët më pas u dënuan me 60 mijë lekë gjobë.

“Çështja penale rezultoi vetëm me dënimin e mjekëve irlandezë dhe u konsiderua si mjekim i pakujdesshëm. Por në fakt, nuk ishte vetëm mjekim i pakujdesshëm. Ishte përgjegjësi e të gjithë administratës dhe e gjithë QSUT-së”, u shpreh avokatja Irena Dule.

Prej më shumë se një dekade, familja Almadhi ka ndjekur një betejë të gjatë ligjore në disa fronte. Edhe pse kanë përfituar një dëmshpërblim financiar, ata ende nuk kanë marrë përgjigje për pyetjen thelbësore: a ekzistonin protokolle për trajtimin e hipertermisë malinje në QSUT?

“Familjarët e të ndjerit e kishin shumë të rëndësishme që humbja e jetës së fëmijës së tyre të shërbente së paku për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Gjatë hetimeve u vunë në dijeni se mungesa e protokolleve ishte ajo që shkaktoi humbjen e jetës së fëmijës së tyre’, u shpreh Irena Dule.

Çështja u ndoq nga organizata Res Publica. Avokatja Irena Dule shpjegon se familja nuk kërkonte thjesht dëmshpërblim, por vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë hallkave që kishin dështuar.

“Përveç procesit administrativ, që u fitua me dëmshpërblim për familjarët, dy proceset e tjera, që ishin edhe më të rëndësishme për ta fatkeqësisht dështuan”, u shpreh Dule.

Në vitin 2015, Avokati i Popullit i rekomandoi Ministrisë së Shëndetësisë marrjen e masave të menjëhershme për hartimin dhe zbatimin e protokolleve për hiperterminë malinje, pas konsultimit me Shoqatën e Anestezisë në Romë. Por, rekomandimi mbeti pa përgjigje.

“Është një rekomandim që nuk shkoi askund. Ministria e Shëndetësisë refuzoi të japë informacion. Ende sot nuk dimë nëse ka një protokoll, nëse zbatohet dhe si zbatohet”, u shpreh avokatja Irena Dule.

Për familjen Almadhi, më shqetësuese mbetet fakti se asnjë hallkë e zinxhirit komandues nuk mori përgjegjësi, pavarësisht se shkeljet institucionale u provuan.

“Ky rast tregon dështimin e sistemit, jo sepse u dënuan dy mjekë, por sepse përgjegjësit e vërtetë nuk morën koston e përgjegjësisë së tyre. Fakti që ato nuk morën asnjë dënim, nuk ka rëndësi se sa është dënimi, tregon për mungesën e drejtësisë shëndetësore”, u shpreh Irena Dule.

Pas shterimit të të gjitha mjeteve ligjore në Shqipëri, familjarët e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Çështja është në Strasburg sepse të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, refuzuan ta trajtonin me përgjegjësi. Shteti ka përgjegjësi të dyfishtë: nuk e mbrojti jetën e pacientit dhe dështoi të hetonte humbjen e saj”, u shpreh Irena Dule.

Ndoshta jeta e Denis Almadhit do të ishte shpëtuar, nëse në spital do të ekzistonin protokolle të qarta mjekësore. Por edhe sot, 13 vite më pas, mbetet e paqartë nëse spitalet shqiptare kanë protokolle të miratuara dhe të detyrueshme për këtë komplikacion.

Ministria e Shëndetësisë, institucioni përgjegjës për miratimin e protokolleve dhe garantimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, dha një përgjigje të vagullt për këtë çështje, pa sqaruar nëse është hartuar apo jo protokolli. Ministria sqaroi se medikamenti Dantrolen është në listën e barnave për përdorim spitalor për të gjitha nivelet e shërbimit parësor dhe spitalor dhe se merr masa për furnizimin e rregullt me medikamente, me qëllim që të mos cenojë zbatimin e protokollit.

Në një sistem shëndetësor që pretendon të jetë modern dhe i orientuar drejt pacientit, protokollet mjekësore janë themeli i çdo vendimi klinik. Megjithatë, realiteti shqiptar shpesh tregon një tjetër histori: atë të improvizimit, neglizhencës dhe mungesës së përgjegjësisë.

“Shpeshherë në një vend ku nuk ekzistojnë protokollet, mjeku apo infermieri vepron sipas përvojës, por në këtë rast përvoja është niveli më i ulët i cilësisë së shërbimit, natyrisht që përvoja është me vlerë kur ka dyshime, por nuk vlen për atë që ne e konsiderojmë mjekësia e bazuar në të dhëna dhe fakte”, u shpreh mjeku neonatolog Edi Tushe./Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet