27 Shtator 2022, 17:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
FIER- Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 16 vite burg Shaban Tushën, por ky i fundit kërkon lirim më të hershëm nga koha qëështë caktuar për të shlyer fajin. Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga Dosja.al, si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga punonjësit e burgut të Fierit, Tusha ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, kur realisht duhej të përfitonte 11.55 ditë ulje dënimi nga puna.
DOSJA HETIMORE:
16. Në dosjen penale të dënuarit Shaban Tusha, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Shaban Tusha, ka dalë në punë 77 ditë e konvertuar në ulje dënimi 11.55 ditë konkretisht; Për muajn Korrik 2020 ka dalë për punë me datë 2, 3, 6, 7, 9, 10, 12, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 29, 30 (gjithsej 16 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Gusht 2020 ka dalë për punë me datë 3, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 15, 17, 19, 24, 25 (gjithsej 14 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Shtator 2020 ka dalë për punë me datë 4, 6, 7, 8, 9, 10, 14, 19, 22, 24, 25, 30 (gjithsej 12 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Tetor 2020 ka dalë për punë me datë 1, 2, 3, 5, 7, 9, 10, 11, 12, 14, 15, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23 (gjithsej 18 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Nëntor 2020 ka dalë për punë me datë 4,5, 6, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 16, 23, 24,25, 26, 27, 28, 30 (gjithsej 17 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.
Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Ernest Duka Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Erion Plepi Shefi i Policisë Bashkim Meci, Fatos Lika, Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata. Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 11.55 ditë ulje dënimi nga puna.
Grabitja ka ndodhur në vitin 2013 në Vorë, kur Shaban Tusha dhe Etmond Shera, të cilët kanë qenë të maskuar duke vënë në kokë nga një çorape të hollë si ato që përdorin gratë, i kanë marrë Haxhi Gjikolës 13 mijë lekë të vjetra. Por edhe pse të maskuar, ata janë njohur dhe janë dënoncuar. Dy të rinjtë u dënuan me 30 vjet burg në total nga Gjykata e Tiranës, ku Tusha mori 16 vite heqje lirie.
Por çka ndodhur në burgun e Fierit?
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
aksioni ne burgun e fierit shaban tusha
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:15
I.A
Kanabisi i sekuestruar
FIER- Një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi në burgun e Fierit nga mashtrimi ësh...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:30
k.m.
Taulant Balliu
FIER- I dënuar me burg përjetë, por kjo nuk e ka ndaluar Taulant Balliun për të kërkuar uljen e dënimit. ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:20
e.k
Altin Dhamo
TIRANË- Altin Dhamo është një nga personat që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit. Dhamo rezu...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:29
k.m.
Gentian Caka
TIRANË- Ish-anëtari i bandës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Gentian Caka është...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:28
k.m.
Ervin Zallumi dhe Mishel Prela
TIRANË- Në dosjen e siguruar nga Dosja.al për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Island&e...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:43
k.m.
Bledar Qemalaj
FIER- Një nga personat që kanë përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit është edhe Bledar Qemalaj. I d&...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:43
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bledar Yzeriri, i dënuar për vrasje ka përfituar nga administrata e burgut të Fierit duke marrë disa ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:35
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një infermier është dhunuar nga një 48-vjeçar sot në qendrën shëndetësore...