10 Dhjetor 2022, 14:58
Nga k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një 16-vjeçar është kapur në flagrancë për të dytën herë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. I mituri, i identifikuar me inicialet F. M. u kap nga Policia Kufitare Sarandë në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, me një automjet që e drejtonte pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët. Po i njëjti i mitur, një javë më parë u arrestua në flagrancë nga policia për të njëjtën arsye me 4 emigrantë të paligjshëm. Por kësaj here, ndaj tij u mor masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata “Detyrim paraqitjeje”, pasi pavarësisë akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia Kufitare Sarandë
Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
sarande
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 14:51
k.m.
Gjykata e Lartë
Gjykatat janë bllokuar nga stoku i dosjeve dhe qytetarëve u ka humbur durimi. Disa prej tyre janë bërë jurist...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 14:04
k.m.
Gjystina Grishaj
Vetëm një duzinë “virgjëreshash të betuara” kanë mbetur në botë, si një tradit&eu...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 13:08
k.m.
Foto ilustruese
DIBËR- 3 persona janë arrestuar në Dibër pasi kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyr...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 12:57
k.m.
Pamje nga kronika
DIBËR- Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm në Dibër janë mbledhur këtë të shtun&e...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 12:54
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Policia e Rinasit ka arrestuar një 29-vjeçar të quajtur Dylber Halili gjatë ditës së djeshme...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 12:15
d.a.
Telefonat e sekuestruar
TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi u kapën në flagrancë n&...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 11:57
d.a.
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar përvjetorin e Deklaratës Universale të të Dre...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 11:18
k.m.
Daniel Pepaj
SHKODËR- Daniel Pepaj që ra në prangat e Policisë së Shtetit më shumë se dy vite pas vrasjes së dyfis...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 11:09
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Një operacion i kryer në Atlantik ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar për trafikimin ...
Aktualitet
10 Dhjetor 2022, 11:09
d.a
Malli i kapur ne aeroport
ITALI- Një shqiptar që mbërrit nga tirana në aeroportin e Olbias në Itali, përmes Fiumicinos n...