LIVE UPDATES
Aktualitet

Mallkimi i fermës së Astmer Bilalit! 'Punëtori' iu vra dje, tjetri nxorri në pritë Mustafën

Pse po përmendet emri i Astmer Bilalit në vrasjet që po ndodhin në Shkodër?

19 Shtator 2022, 09:50 Nga k.m.
Mallkimi i fermës së Astmer Bilalit! 'Punëtori' iu vra
Astmer Bilali, Erjon Xhenje dhe Endri Mustafa

SHKODËR- Erjon Xhenjen, i cili u vra dje në Shkodër dhe Endri Mustafën, i bashkon një emër...dhe ai është Astmer Bilali. Më 17 Maj 2021 u gjet pa jetë dhe i masakruar Endri Mustafa. I riu u nxorr në pritë nga një i mitur, vetëm 15 vjeç, Ergys Malja. Familjarët e të ndjerit por edhe përfaqësuesi i një tjetër familjeje të njohur në Shkodër, Mustafa Lici, kanë bërë me dije publikisht lidhjet e Mustafës me Bilalin. Por këto të dhëna nuk ishin sekrete. Viktima ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit dhe ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës. 

Nëna e Endri Mustafës, Fahrije Mustafa, nxjerrë emra të tjerë, të cilët i akuzon se janë implikuar në vrasjen e të birit. Ajo thotë se djalin e saj e ka vrarë Edion Arazi, me nofkën ‘Coli’.

“Ergysi na ka ardhur në shtëpi dhe ka lyp kalin për Astmer Bilalin, se nji ky Ergys është shoku që hyn del natë-ditë ke Astmer Bilali. Djali jem nuk është marrë as me Ibrahim Licin as me Astmerin. Shokë i ka pas, por ka thënë gjithmonë, se unë nuk merem me ta… Ka dalë djali jashtë, ka ndejt nja 10-15 minuta dhe i ka thanë nuses mi baj teshat gati se du me ik me Ergysin deri në Livadhe dhe për 10 minuta vij. Unë i thashë,…mos moj nanë mos shko me të se të nxjerrë në pritë, se kush e di se ça të ka ba me nanën. Por djali m’u përgjigj se për 10 minuta vjen në shtëpi dhe ai nuk më erdhi më, s’më hapte celularin, ma ka qit djalin për paret, ma ka shuar shtëpinë, ah ça më ka bërë ky djalë. Ky është mostër i tan botës, njeri i poshtër që më ka marrë në qaf… Djali më tha nan mos u bëj merak se nuk jam vetëm se jam edhe me “Colin”. Unë tash e kam marrë vesh se “Coli” është Edison Arazi. Ergys Arazi dhe Edison Arazi, janë shokët e Astmer Bilalit dhe kanë ndejt ditë-natë tek Astmer Bilali dhe aty është bërë gjurulldia. Kjo është meseleja që thoni se jo është Ibrahim Lici jo ai. Askërkush nuk është dhe unë këto gjëra i kam dhënë në deklaratën qysh në fillim. Edison Arazi ma ka nxjerrë djalin në pritë me Ergysin. Edison Arazi është që më vra djalin. Unë prej këtyre të dyve, kërkoj djalin me drejtësi…”,-deklaronte e ëma.

Por edhe në vrasjen e mbrëmshme përmendet emri i Bilalit. I riu, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Shkodër, punonte në fermën e kuajve në pronësi të Asmer Bilalit. Erjon Xhenje kishte lidhje me emrin e njohur të botës së krimit në Shkodër dhe paraprakisht dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me rivalitetin e bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici. Po ashtu, Erjon Xhenje është i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Por KUSH ËSHTË ASMER BILALI? Pse përmendet e emri i tij në thuajse çdo ngjarje kriminale që ndodh në Shkodër?

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur Policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit. Pas lirimit, Bilali u kap edhe njëherë tjetër gjatë operacionit "Oaz", e në 23 Dhjetor 2020, Gjykata e Shkodës e dënoi me 3 vite burg për veprat penale: mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit; parapërcaktim i rezultateve sportive dhe ndërtim të paligjshëm.

E ndërkohë që ndodhej në burg, më 30 mars 2019, iu vranë në derën e shtëpisë babai dhe xhaxhai, Ibrahim dhe Atsrit Bilali. Për vrasjen e tyre u arrestuan 29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Ndërsa në kërkim u shpallën Ibrahim Lici dhe D. B.

Dy vrasje që të çojnë tek i njëjti emër. Por Policia ende nuk ka raportuar nëse e kanë marrë në pyetje të riun për të zbardhur kështu gjithë çfarë po ndodh në kryeqendrën e Veriut. 

astmer bilali vritet erjon xhenje vrasja e endri mustafes

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty