LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në Shqipëri, qytetarët: Jetojmë në plastmasë e kasolle lopësh, na ka humbur shpresa

• 26 nëntor! Ditë që kthen tre vite pas të gjithë shqiptarët, në kohën kur ora 3:54 minuta i zgjoi nën terrorin e lëkundjeve të tërmetit tragjik që mori 51 jetë njerëzish e la pas qindar të plagosur. Por, kur kanë kaluar tre vite, familjet e dëmtuara nga tërmeti, përveç dhimbjes së humbjes së njerëzve të tyre të dashur, kanë mbi supe dhe dimrin e ftohtë që i gjen në qiell të hapur. • Mijëra banorë të Durrësit, Krujës, Kurbinit, Tiranës apo zonave të tjera thonë se procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, ndërsa vijojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme, në çadra e kontejnerë që nuk përmbushin as kushtet minimale të jetesës. • Dile Prela tashmë ka humbur shpresën, madje ajo është besimhumbur se banesa e saj nuk do të ndërtohet, arsyet i tregon vetë ajo. “Na kanë thënë prit dhe 3 vjet,”- thotë ajo për Syri TV. Vetë familja e Dile Prelës e ka të pamundur të ndërtojë banesën e re, ajo tregon se tërmeti i ka rrënuar ekonomikisht, dhe tashmë është në mëshirë të fatit. • Gjovalin Nika jeton në kasollen e lopes me familjen e tij. Gjovalin Nika tregon se vuajtjet e kanë përndjekur, nga invaliditeti me syrin, te shembja e banesës. • Bardhok Jaku kishte një banesë modeste, ku para se t’i shembej, jetonte me bashkëshorten, dy djemtë me nuset si dhe nipërit dhe mbesat. Por tërmeti i la pa strehë, madje, familja nisi të shpërbëhej, pasi djemtë u larguan në Fushë-Krujë ku jetojnë me qira, ndërsa Bardhok Jaku me bashkëshorten jeton në çadër. Bardhok Jaku tregon se pret prej tre vjetësh rindërtimin e banesës, por procesi ka ngecur, ndërsa për arsyet, askush nuk jep shpjegim. • Shpresa Guçes është një e moshuar, që jeton e vetme në një çadër me dy mbesat e saj të mitura. Shpresa ndan jetesën mes çadrës dhe kontejnerit, të cilat ditët e fundit u përmbytën nga uji. Vajza e Shpresës, nëna e dy vajzave të mitura, është larguar në emigrim, pasi priti tre vjet që shteti t’i ndërtonte banesën. Në kushte të tilla braktisjeje, nëna ka lënë vajzat e mitura me gjyshen dhe ka shkuar të punojë për rindërtimin e banesës. • Ndërsa Thumana është braktisur. Kullës së kujtesës të vendosur në qendër të fshatit me copëza momentesh tmerri të fotografuar, banorët e Thumanës nuk preferojnë t’i afrohen. Përveç plagëve të hapura që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit, goditja e radhës që ka marr Thumana është emigrimi. Thumana të krijon ndjesinë e braktisjes. Në pallatet e rindërtuara gjen pak njerëz. Nënë Liza me 3 fëmijët jashtë kufijve dhe bashkëshortin e ndarë nga jeta, ankohet mënyrën si janë ndarë shtëpitë në fshat dhe cilësinë e punimeve.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

4 mijë qytetarë në qiell të hapur, Rama ndan pamjet nga Bubqi i rindërtuar pas tërmetit, e shoqëron me “Magjinë” e Coldplay

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Bubqi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, tre vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Pas lutjeve e apeleve që kanë bërë qytetarët që sot jetojnë ende në çadra, kontejnerë, rulotë e kasolle lopësh, Rama ka publikuar një video nga Bubqi, një pjesë e të cilit është rindërtuar pas tërmetit.

Videon, kreu i qeverisë me këngën e Coldplay me titull “Magic” (Magjia), që nuk i ngjan aspak historisë së mbi 4 mijë qytetarëve që janë ende në qiell të hapur.

2 MUAJ ME PARE

3 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, familjet kanë humbur shpresën tek shteti, marrin rrugët e emigrimit, Nika: Jetojmë në kasollen e lopës

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Zonë e prekur nga tërmeti

TIRANË- Këtë të shtunë shënon data 26 nëntor. Qindra mijëra shqiptarë sot kujtojnë zgjimin e pazakontë të orës 3:54 minuta të datës 26 nëntor 2019 nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që goditi vendin. E paharruar dhe plot dhimbje do të kujtohet ajo ditë për familjet e 51 viktimave të asaj tragjedie, të cilët humbën të afërmit. Por, dhimbja dhe drama nuk janë harruar, madje është ende një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së atyre qindra e mijëra banorëve të Durrësit, Krujës, Kurbinit, Tiranës apo zonave të tjera, të cilët humbën shtëpitë dhe pronat nga ai tërmet.

Familja e Dile Prelës, ende pret prej tre vjetësh, që shteti të mbajë premtimin për ndërtimin e shtëpisë së re, por pritja duket se ka kaluar çdo limit. Bashkia e Kurbinit i ka shembur banesën, por për ndërtimin e të resë ende nuk i ka dhënë një afat. Dile Prela thotë se as inertet e banesës së vjetër, nuk ia kanë hequr, madje për t`i larguar vetë ato nga shtëpia, familja Prela është zhytur në broxhe…

Por si ka qenë jetesa për familjen Prela pa strehë? Por jetesa në këtë rulot nuk do të jetë përgjithmonë, pasi dhuruesit do t’ia marrin përsëri. Dile Prela tashmë ka humbur shpresën, madje ajo është besimhumbur se banesa e saj nuk do të ndërtohet, arsyet i tregon vetë ajo… Vetë familja e Dile Prelës e ka të pamundur të ndërtojë banesën e re, ajo tregon se tërmeti i ka rrënuar ekonomikisht, dhe tashmë është në mëshirë të fatit.

Por si familja Prela, në këtë fshat është dhe familja Nika, ndoshta dhe më keq. Kjo është historia e Gjovalin Nikës, i cili kasollen e lopës, prej 3 vjetësh e përdor si strehë për familjen e tij. Gjovalin Nika tregon se vuajtjet e kanë përndjekur, nga invaliditeti me syrin, te shembja e banesës nga tërmeti e tashmë te mungesa e strehës dhe humbja e shpresës se një ditë do ta gëzojë atë… Bashkëshortja e tij tregon se u bën tre vjet që shteti e gënjen, premtimin për banesën ia kanë bërë çdo vit, por dimrat kalojnë njëri pas tjetrin, dhe streha e tyre e vetme është kasollja e lopës dhe derrave…

Disa kilometra më tutje, në fshatin Tarin të Krujës, ndodhet në të njëjtën situatë dhe familja e Bardhok Jakut. Bardhoku kishte një banesë modeste, ku para se t’i shembej, jetonte me bashkëshorten, dy djemtë me nuset si dhe nipërit dhe mbesat. Por tërmeti i la pa strehë, madje, familja nisi të shpërbëhej, pasi djemtë u larguan në Fushë-Krujë ku jetojnë me qira, ndërsa Bardhok Jaku me bashkëshorten jeton në çadër. Bardhok Jaku tregon se pret prej tre vjetësh rindërtimin e banesës, por procesi ka ngecur, për arsyet, askush nuk jep shpjegim. Por, nuk mjaftohet me kaq, Bardhoku ngre akuza se bonuset e qirasë dhe procesi i rindërtimit, është bërë në baza preferenciale e partiake në Krujë. Ai kërkon hetim për procesin e rindërtimit, pasi sipas tij janë abuzuar me fondet por dhe vetë standardet që janë përdorur për këtë proces. Bardhok Jaku tregon gjithashtu, se sa herë ka folur duke kërkuar rindërtimin e banesës së tij, ai është përndjekur deri dhe nga Policia e Shtetit. Teksa Bardhok Jaku denoncon skandalin me procesin e rindërtimit, situata me rindërtimin e banesave private duket se ka ngecur gjithkund.

Durrësi, ishte rajoni më i goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019… Pa strehë mbetën mijëra persona, shumë prej të cilëve vijojnë të enden rrugëve duke pritur banesat e reja. E tillë është historia e Shpresa Guçes, një e moshuar, që jeton e vetme në një çadër me dy mbesat e saj të mitura. Shpresa ndan jetesën mes çadrës dhe kontenierit, të cilat ditët e fundit u përmbytën nga uji. Vajza e Shpresës, nëna e dy vajzave të mitura, është larguar në emigrim, pasi priti tre vjet që shteti t’i ndërtonte banesën. Në kushte të tilla braktisjeje, nëna ka lënë vajzat e mitura me gjyshen dhe ka shkuar të punojë për rindërtimin e banesës. Këto janë disa nga historitë e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të tre viteve më parë, të cilat humbën strehën prej fatkeqësisë natyrore. Por sot tre vjet më parë, kjo fatkeqësi është thelluar dhe më shumë, pasi shteti dhe qeveria që u premtoi shumë, por faktet tregojnë se premtimet janë mbajtur pak, ndoshta dhe aspak…

Marrë nga SYRI

2 MUAJ ME PARE

Apeli prekës/ Pas tërmetit shkatërrues, nëna me vajzën dhe 2 mbesat kalojnë dimrin e tretë brenda kontejnerit: A ka shpirt ky shtet?

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Shpresa Guçe

TIRANË- Pasi tërmeti i shkatërroi banesën, Shpresa Guçe, vajza e saj e divorcuar dhe 2 mbesat e vogla enden sa në një çadër sa në kontejner, por në 3 vite kurrë nuk gjetën një strehë të ngrohtë. 4 frymë jetojnë në kushte të tmerrshme në një kontenier 9 metra katrore.

Premtimet kanë qenë të shumta se fati i Shpresës dhe familjes ë saj do të ndryshonte, por edhe pse ka trokitur shpesh herë në derën e Bashkisë, 4 familjarët vijojnë të kenë strehë këtë kontenier të akullt dhe aspak të sigurt për dimrin e tretë të ftohtë që do të duhet të jetojnë.

Pavarësisht zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka përjetuar, Shpresa mbetet te një dritë jeshile për jetën e saj dhe mbesave. Me lutje të përsëritura gruaja kërkon që të ketë një fat më të mirë për 2 vogëlushet që nuk e kuptojnë pse jeta po tregohet kaq e ashpër me to.

“Ja kjo është jetesa ime, nuk e di ça shtet është ky, a ka shpirt? A ka zemër?”, shprehet ajo.

Marrë nga BW

2 MUAJ ME PARE

Tre vite nga tërmeti/ Banorët e Thumanës s'i afrohen 'Kullës së kujtesës', Liza: Kjo s'është shtëpi, por dyqan, kam tre djem të martuar

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Tërmeti

TIRANË- 26 nëntori i vitit 2019 ishte tragjik për Shqipërinë. Familje u shuan, jetë të prera në mes. 51 viktima, qindra u plagosën, e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë. Shtëpi, shkolla, spitale të shembura. 3 vite më pas, të kthehesh në Thumanë një nga zonat më të prekura nga tërmeti, sheh të njëjtën dhimbje te banorët, të cilët e quajnë veten me fat që i mbijetuan rrënojave. Kullës së kujtesës të vendosur në qendër të fshatit me copëza momentesh tmerri të fotografuar, banorët e Thumanës nuk preferojnë t’i afrohen.

Me punimet që vazhdojnë, frika e përsëritjes së lëkundjeve bashkëjeton me ta. Por përveç plagëve të hapura që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit, goditja e radhës që ka marr Thumana është emigrimi. Thumana të krijon ndjesinë e braktisjes. Në pallatet e rindërtuara gjen pak njerëz, edhe ata që kanë hyrë në shtëpitë e reja kryesisht janë të moshuar të mbetur vetëm.

Nënë Liza me 3 fëmijët jashtë kufijve dhe bashkëshortin e ndarë nga jeta, ankohet mënyrën si janë ndarë shtëpitë në fshat dhe cilësinë e punimeve.

"Po vuaj edhe sot 3 vite pas tërmetit. 3 kurore, 3 djem ju kanë dhënë këtë shtëpi. Kjo nuk është shtëpi është dyqan!!"- thotë ajo.

Marrë nga topchannel

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ 3 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, 4000 familje ende në qiell të hapur, 'ngec' rindërtimi

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Tërmeti

TIRANË- Kjo e shtunë shënon 3 vite nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori 51 jetë njerzish. 36 muaj më vonë, pasojat e këtij tërmeti ndihen ende. Procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, mbi 4000 familje në zonat e prekura janë në qiell të hapur, ndërsa qindra prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra e konteiner. Problem mbetet edhe rindërtimi i shkollave, ku preken mbi 5000 fëmijë. Ndërkohë drejtësia për përgjegjësit e pasojave fatale, ka munguar.

Si sot 3 vite më parë, në 26 nëntor të vitit 2019, toka shqiptare do të dridhej nga një lëkundje e fuqishmë sizmike, e cila mori me vete 51 jetë njerzish, e plagosi mbi 1 mijë të tjerë Mëngjesi i 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë nën rrënoja, dhe me shpresën se në to,  forcat e kërkim shpëtimit do të mund të shpëtonin ende jetë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione. Thirrjet dëshpëruese të familjareve sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin nga do.

Tre vite më vonë, plaga që la tërmeti, nuk është shëruar. Mijëra qyetarë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga lëkundja 6.4 e shkallës rihter, janë ende sot pa një strehë, e ndërsa qindra të tjerë janë në çadra e konteiner, ku janë detyuar të përballojnë të ftohtin e tre dimrave me rradhë.

Rindërtimi, një proces i trumbetuar fort nga qeveria, e që u përdor edhe për fushatë, ka ngecur. Në Durrës, Krujë, Lezhë e Kurbin, zonat më të godituara nga tërmeti, janë mbi 4000 familje në rrugë të madhe, ku vetëm një pjesë prej tyre, marrin bonuse qiraje. Ndërkohë, shqetësues mbetet situarta me shkollat. Dëmtimi i tyre, ka bërë që mbi 5000 fëmijë të zhvendosen në institucione të tjera, larg banesave të tyre, dhe çfarë është më keq, mësimi me turne. Në Durrës,  janë 12 shkolla ende të pandërtuara.

Po në këtë qytet, janë mbi dhjetra pallate të dëmtuara nga tërmeti, fati i së cilave ende nuk dihet. Qindra banorë protestojnë prej dy vitesh. Disa akuzojnë qeverinë se ka shpallur të pabanueshme, ndërtesa që nuk kanë marrë dëmtime, ndërsa të tjerë  ankohen se janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, duke u detyruar të jetojnë me qira.

Për 51 jetët që u shuan, drejtësia dëshoi për përgjegjësitë e pasojave fatale, nga 60 persona të akuzuar per vepra penale, nga vrasja e deri te ndërtimi i paligjshëm, deri më sot, asnjë prej tyre nuk vuan dënimin.

Marrë nga Syri

2 MUAJ ME PARE

Sot 26 nëntori, tre vite nga tërmeti tragjik që mori 51 jetë njerëzish

3 vite nga 26 nëntori! Tërmeti tragjik ende prezent në
Termeti i 26 nentorit

TIRANË- Dita e sotme shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje. 

Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi ku ishte epiqendra dhe Thumana. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet ngjarja është akoma e freskët për ata që kanë humbur të afërmit e tyre dhe për ata që ende nuk janë strehuar në shtëpitë e rindërtuara.

Pas ngjarjes tragjike shqiptarët anë e mbanë botës, fqinjët e Shqipërisë ndihmuan me kontribute. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën jo vetëm ndihma në Shqipëri, por edhe ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.

termet 26 nentor 2019

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare