10 Dhjetor 2022, 08:13
Nga d.a.
PE
BRUKSEL- Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan. Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjasë e përfshirë edhe zëvendëspresidetja e PE, Eva Kaili, e cila sipas mediave duhet të jetë arrestuar.
Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Sipas një sondazhi të gazetës "Le Soir” dhe revistës "Knack”, megjithatë ai shtet është Katari. Përfaqësuesit e Emiratit besohet se janë përpjekur të korruptojnë një socialist italian, anëtar të Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.
Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet
Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.
Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.
I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t'i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge./DW/
skandali ne parlamentin europian eva kaili
Bota
10 Dhjetor 2022, 08:03
d.a.
Osmani
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditën e sotme u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare p...
Bota
10 Dhjetor 2022, 07:52
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Vladimir Putin ka ngritur mundësinë e një zgjidhjeje për t'i dhënë fund luftës së ti...
Bota
10 Dhjetor 2022, 07:51
d.a.
Dina Bolluarte
PERU- Presidentja e re e Perusë, Dina Boluarte, tha të premten se ishte e gatshme të diskutonte zgjedhjet e parakohshme ...
Bota
10 Dhjetor 2022, 07:43
d.a.
John Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një "partneritet të plotë të mbrojtjes" midis Rusis&...
Bota
10 Dhjetor 2022, 07:35
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Gjatë mbrëmjes një shpërthim i fortë është dëgjuar në pjesën veriore t&...
Bota
10 Dhjetor 2022, 07:28
d.a.
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosov&...
Bota
9 Dhjetor 2022, 22:49
k.m.
Fotoja e ndarë nga Xhelal Sveçla
MITROVICË- Ministri i Brendshëm i Kosovë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë dit&e...
Bota
9 Dhjetor 2022, 22:45
k.m.
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Aleksandër Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë ka pohuar se Perëndimi donte të fillonte nj&eum...
Bota
9 Dhjetor 2022, 22:21
k.m.
Vicky Hartzler
SHBA- Një politikane republikane ka shpërthyer në lot ndërsa përpiqet të inkurajojë kolegët e s...
Bota
9 Dhjetor 2022, 21:36
A.B
Policia
KOSOVË- Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë për targat ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja. Mediat e ...