LIVE UPDATES
Aktualitet

4 vjet që s’e gëzon pronën me hipotekë, e zapton ish-pronari

Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat e madje ka lënë dhe një qytetar brenda me qira.

28 Prill 2025, 21:31 Nga r.ll
4 vjet që s’e gëzon pronën me hipotekë, e zapton
foto ilustruese

KSAMIL- Qytetarja B.L denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tregon se i ati, që punon e jeton në emigracion i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall.

Prona u ble në një ankand bankar, pasi Agron Lile e kishte lënë kolateral, nuk e kishte paguar. Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat e madje ka lënë dhe një qytetar brenda me qira.

“Ka një ngarkesë emocionale dhe një vlerë të madhe për mua kjo pronë. Im atë emigrant i një jetedhe aktualisht që flasim vazhdon që të jetë emigrant, ai ma bën dhuratë këtë pronë. Teksa unë përballem me këto lloj situatash ai e vuan jashtëzakonisht shumë sepse thotë unë nuk të kam blerë një pronë unë të kam blerë një hall. I jam drejtuar emisionit ‘Stop’ sepse prej vitit 2021 jam bërë pronare e një objekti 25 metra katrorë dhe një trualli 33 metra katrorë dhe deri tani që po flasim nuk arrij që ta gëzoj pronën time të cilën   kam blerë në një bankë në ankand dhe ish-pronari të cilin unë nuk e njoh as nga dokumenti që unë kam marrë nga banka kur e kam blerë në ankand këtë pronë nuk e pranon që e ka humbur.

E ka lënë në kolateral dhe sipas të gjitha rregullave e ligjeve unë jam bërë pronare e saj. Por, edhe sot e kësaj dite unë nuk e gëzoj pronën time. Ish-pronari quhet Agron Lile, unë nuk duhet që të kisha asnjë dijeni të tij sepse edhe nga banka ishte emri i tij, por kur unë vij në objektin në të cilin u bëra pronare për të gëzuar pronën ai thotë se nuk e njeh si vendim atë të bankës dhe se nuk e ka humbur pronën e tij si kolateral që nuk ka shlyer detyrimet kundrejt bankës.

Personi ka bërë vetëgjyqësi gjatë këtyre viteve dhe unë jam përballur me konflikte verbale, apo mashtrim nga ana e tij. Unë kam qëndruar në këtë ambient vetëm 10 ditë. Ish-pronari thyen bravën e derës dhe sillet sikur është pronari faktik i saj. Ka ndërtuar në pronë, ka shtyrë territorin në këtë pronë, ka futur njerëz me qira në mënyrë të vazhdueshme”, thotë për mikrofonin “Stop” denoncuesja.

Çështja ka shkuar në prokurorinë e Sarandës, por prokurorja Valbona Maja ka dalë me vendimin e mosfillimit të hetimeve edhe pse i akuzuari ka kryer vetëgjyqësi, mosdeklarim të ardhurash dhe falsifikim dokumentesh.

“Kallëzimi i ka kaluar prokurorisë dhe prokuroria ka vendosur mos hapjen e hetimeve. Kjo është ajo që vërtet mua më shqetësoi, pra unë prita me durim dhe qytetari për disa vite. Shkoj bëj kallëzim, ju e shikoni dhe e konstatoni edhe vetë që ka disa vepra penale edhe kur prokuroria vendosi mos hapjen e çështjes atëherë unë u shqetësova tepër dhe iu drejtova emisionit ‘Stop’”, shtoi denoncuesja. “Stop” arriti që të kishte dhe një komunikim me prokuroren Valbona Maja.

Prokurorja Valbona Maja: Alo, përshëndetje kush jeni? Ça kërkesash ke mund t’ia drejtosh institucionit. Zotëri unë ta dhashë përgjigjen, nuk ke aspak të drejtë të më telefonosh. Ku e ke marrë autorizimin? Nuk ke absolutisht aspak të drejtë. Bëji kërkesat zyrtarisht.

IMT Sarandë ka konstatuar ndërtim pa leje në objekt, por nuk ka ndërhyrë, pas vendimit të prokurores. Ish-pronari përdor si alibi dy ndërtime pa leje, që i ka bërë objektit vite më parë, të cilat i ka deklaruar tek Aluizni, por nuk ka marrë përgjigje. Ai madje ka tentuar, t’ia shesë 30 mijë euro zonjës, shtesat pa leje e pa titull pronësie.

“Kam bërë denoncim edhe pranë IMT-së të cilët kanë bërë këqyrjen dhe kanë dhe proces-verbalin, normalisht duhet që të merret vendimi. IMT ka bërë veprimet një muaj më parë dhe deri më tani nuk ka asnjë masë”, shtoi denoncuesja./Tvklan.al

agron lile prona ne ksamil

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet