LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh! Planet miliona euroshe të Denilsonit me të fejuarën, zyrtari i PS: Armën në kokë!

• Përgjimet mes anëtarëve të familjes Çervanaku kanë çuar në zbulimin e laboratorik të kokainës në Fier. Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli mbrëmjen e sotme biseda që fundosën 10 të arrestuarit nga aksioni që u bë nga SPAK, DEA dhe policia malazeze. Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore. • Në një prej bisedave, ai dëgjohet se ka kërkuar 'ndihmë' nga një agjent doganor për kalimin e plehut kimik në doganë. Ai thotë se i biri ka sjellë pleh në Shqipëri për ullinjtë, ndërsa agjenti 'shkrihet' së qeshuri. Siç duket, ai e kupton se nuk bëhet fjalë për pleh kimik për ullinjtë. Të vëllanë, Zenel Çervanaku, Viktor e porosiste që t’ia ruante ‘mallin’ si sytë e ballit. Në bisedat e tij zbulohet dhe ndarja e parave si dhe djalin, Denilson Çervanaku e këshillon që të marrë armë me vete, në raste konfliktesh. Ndërsa përgjimet e dala nga biseda e Denilsonit me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati tregojnë për ndarjen e fitimeve, planet për të shpenzuar paratë dhe problemet që kishin për kokainën. • Një nga personat që del në këto komunikime është edhe Marildo Rona, i cili, siç del në përgjime ka ndihmuar për zhdoganimin e ngarkesës pasi ka mbërritur në Tiranë. Nikolin Gjolena rezulton të jetë personi që mban kontakte me porositësit. Këta të fundit, sipas tij janë njerëz që kanë vrarë edhe efektivë policie. • Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

10 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

“Ishalla s’ka ngatërruar thasët e drogës me plehun, se do i thahen ullinjtë”, planet e djalit të zyrtarit të PS me të fejuarën, si do shpenzonte paratë

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Droga

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Por Viktor Çervanaku dhe djali i tij Denilsoni, apo familjarët e tyre, siç doli nga hetimi, nuk janë të vetmit që dalin në përgjime.

Një nga personat që del në këto komunikime është edhe Marildo Rona. I cili, siç del në përgjime ka ndihmuar për zhdoganimin e ngarkesës pasi ka mbërritur në Tiranë.

Ku gjatë bisedave që Denilsoni bën me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati, del se në pah fakti se i ka dhënë dikujt një pagesë në ambientet e doganës gjatë procedurës së shkarkimit, ngarkimit dhe transportimit të mallit.

Ku gjatë kësaj bisede del në skenë edhe emri i Marios, i cili sipas tij, është kujdesur për gjetjen e parkimit qe ndodhet në afërsi me banesën e tij në Tiranë.

Nga data 20 deri më 23 shtator, koha kur më pas ngarkesa ka lëvizur drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.

Gjë që është bërë po sipas tij me miratimin e Nikolin Gjolenës, që siç thamë, del të jetë organizatori i ngarkesës. I cili ka miratuar dhënien e parave dhe të katër thasëve nga ngarkesa.

Gjë e cila është bërë në ambientet e doganës së Tiranës. Person që po sipas Denilsonit, ka insistuar që t'i marrë paratë dhe thasët në atë moment.

Ndonëse Denilsoni ka menduar që ti blejë pleh në vend tjetër dhe tja jepte. Denilson Çervanaku teksa flet me të fejuarën, shpreson që Mario të mos ketë marrë thasët ku ka drogë, sepse mund ti dëmtohen pemët e ullinjve.

Marrë nga BW

1 MUAJ ME PARE

“Armën në kokë atij”, djali i jep ‘këshilla’ Çervanakut, frikë se do i marrin fitimin nga kokaina: Nëse janë 300 kg aty, janë 7- 8  mln euro, gjys për gjys me zezakun

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Viktor dhe Denilson Çervanaku

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Një nga përgjimet më interesante është ai kur Denilsoni në komunikim me babain e tij, Viktor Çervanaku, përmend emrin e Klajdit, që sipas hetimeve rezulton të jetë Klajdi Vrioni, apo Kodra. Një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ku Denilsoni dëgjohet në përgjim teksa i thotë babait të tij, për konfliktin që kanë me disa persona dhe përdorimin e armëve në rast se situata acarohet.

Përgjim 9 Tetor 2022
Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.
D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prit të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, se po bëri denocimin ky s’na merr përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Shtetasit zbresin nga mjeti. Është ky momenti kur në lojë futet edhe një person me emrin Diego. Që duket të jetë shtetas i huaj. Ku gjatë bisedës që Denilsoni bën me të fejuarën e tij, përmendet edhe përdorimi i armëve. Bisedë e cila bëhet pasi malli ndodhet në fshatin Frakull e Madhe në Fier. Ku Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehin frikën edhe të një burgosje të mundshme.

Përgjim 12 Tetor 2022
Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
D. Ç: Se di fare çar është duke bë.
E. F: Pse çar ka ai!
D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se është tjetri në mes…zezaku
E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark… kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakort!
D. Ç: Të shofim çar do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftëse janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, une 3.5,4

Pra siç shikohet edhe nga komunikimet midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, duket se midis palëve ka një konflikt për ndarjen e fitimeve. Ku në mes është futur edhe një kolumbian me emrin Diego, i cili mesa duket po merr pjesën më të madhe të trofeut. Ndërkohë që në bisedë dy të fejuarit, bëjnë plane se çfarë do bëjnë me paratë pasi ti marrin. Një tjetër bisedë e përgjuar është ajo mes Denilsonit dhe Nikolin Gjolenës. Ku gjatë këtij komunikimi që zhvillohet në makinë, ‘Lushnjari’ numëron një sasi parash që ia jep Denilsonit.

Përgjim 15 Tetor 2022
Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun
N. Gj: Domethën ti nuk behesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëher, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem une, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

Marrë nga BW

1 MUAJ ME PARE

Trafiku i kokainës në thasët me pleh/ Cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi? Nga vizita në shtëpinë e zyrtarit të PS tek 'zhdukja'

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Droga

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Këto janë vetëm një pjesë e përgjimeve që vërtetojnë trafikun më të fundit të 430 kg kokainë në drejtim të Shqipërisë. Ku deri më SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjensitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona.

Ku siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Si edhe: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxorri edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte. Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi. Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

I cili, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi. Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi. Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi. Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.

Marrë nga BW

1 MUAJ ME PARE

E PLOTË/ Zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarin e PS dhe familjarët e tij, Çervanaku në merak për mallin, i biri ‘gati festën’ duke imagjinuar përfitimet: O beb…

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli mbrëmjen e sotme detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Emisioni solli për herë të parë përgjimet që fundosën 10 të arrestuarit nga aksioni që u bë nga SPAK, DEA dhe policia malazeze. Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Kujtojmë se Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Përgjime 22 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.
Agjenti Doganor: Kujt plehu?
V.Ç: Po ka prurë çuni nje maune me pleh nga jashtë.
Agjenti Doganor: Ou?Po për ça e përdor çuni?
V.Ç : E, do i bëjmë analizën
Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!
V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,
Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.
V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjëve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.
Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

Përgjime 16 Gusht 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjia të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i
bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.
E.F: Si me i bo?
D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.
E. F: Kush me i bo?
D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.
E. F: A ti dha ai ashtu.
D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.
E. F: Okei, se flasim kur të vish.
D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.
E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.
D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Përgjim 27 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.
V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

Përgjim 28 Shtator 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se neser, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

Përgjim 26 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah

D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kan q. robt shpis ata.
Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

Përgjim 11 Nëntor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.
D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.
Z. Ç: Okei. Po nisem shpejt atëherë.
D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke
shpia. Thuaj të iki…të rrije aty.
Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Përgjim 9 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.

D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prite të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, sepo bëri denocimin ky sna mer përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Përgjim 12 Tetor 2022/ Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D. Ç: Se di fare çar’ është duke bē.
E. F: Pse çar’ ka ai!
D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se eshtë tjetri në mes…zezaku
E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark..kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakort!
D. Ç: Të shofim çar’ do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftëse janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, une 3.5,4

Përgjim 15 Tetor 2022/ Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun

N. Gj: Domethën ti nuk behesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëher, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem une, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

Marrë nga BW

1 MUAJ ME PARE

“Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”/ Kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, 'lushnjari' mbante lidhjet me grupin

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Kokaina

TIRANË- Personat që kishin bërë porosinë e 430 kilogramëve kokainë kanë lidhje me një grup që kanë marrë pjesë edhe në vrasje efektivësh. Këtë gjë e thotë vetë Nikolin Gjolena, i njohur me nofkën 'lushnjari;' një nga financierët kryesorë të grupit që u arrestua pak ditë më parë, pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier. Në përgjimet e zbardhura nga emisioni i Klodiana Lalës, "Në shënjestër", del në pah se Gjolena është shprehur se 'porositësit' kanë lidhje me strukturat e shtetit, kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve. 

Pjesë nga dosja: 

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit. Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit. Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve. Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi. Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

1 MUAJ ME PARE

"Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi"/ Zbardhen SMS, e fejuara lajmëroi Denilsonin për të shtënat: Donin të trembnin rivalët

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Vendi ku ishte kokaina në Fier

TIRANË- Një përgjim telefonik i Denilson Çervanakut me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati ka zbuluar ruajtjen e laboratorit të drogës në Fier nga persona të armatosur. Në bisedën e publikuar nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala, Ferhati e lajmëron të dashurin e saj dhe per shtëna me armë. Sipas vajzës, kjo gjë është bërë për të trembur rivalët. Biseda është zhvilluar më datë 28 shtator 2022.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

1 MUAJ ME PARE

"Ruaje si sytë e ballit ore"/ Si Çervanaku porosiste të vëllanë për 'mallin' e fshehur mes plehut kimik

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Viktor Çervanaku

TIRANË- Viktor Çervanaku, zyrtari i Partisë Socialiste që u arrestua pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier i linte porosi të vëllait për ruajtjen e 'mallit'. Në një bisedë të zbardhur nga emisioni 'Në Shënjestër' i gazetares Klodiana Lala, Viktor Çervanaku i thotë të vëllait që t'ia ruante drogën si 'sytë e ballit'. Biseda është bërë më 27 shtator 2022. 

Përgjim 27 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.

V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe ruaje si sytë e ballit ore!!

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

1 MUAJ ME PARE

"Ka pru pleh çuni, t'ua hedhim ullinjve"/ Dalin bisedat mes Çervanakut dhe agjentit doganor: Je i madh!

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Biseda mes tyre

TIRANË- Viktor Çervanaku, zyrtari i Partisë Socialiste që u vu në pranga për laboratorin e kokainës në Fier ka kërkuar 'ndihmë' nga një agjent doganor për kalimin e plehut kimik në doganë. Në përgjimet e zbardhura nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala, Çervanaku dëgjohet t'i kërkojë nder agjentit doganor për bërjen e analizës së plehut kimik. Ai thotë se i biri ka sjellë pleh në Shqipëri për ullinjtë, ndërsa agjenti 'shkrihet' së qeshuri. Siç duket, ai e kupton se nuk bëhet fjalë për pleh kimik për ullinjtë. 

Përgjime 22 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.

Agjenti Doganor: Kujt plehu?

V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.

Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?

V.Ç : E, do i bëjmë analizën

Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!

V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,

Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.

V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.

Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

1 MUAJ ME PARE

“Po ua ** robt, mos është naj shqiptar?”, përgjimi i djalit të Çervanaku me të fejuarën pas problemit me kokainën

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Denilson Çervanaku

TIRANË- Komunikimet e Denilson Çervanakut me të dashurën e tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje në lidhje me laboratorin e kokainës së zbuluar në Fier. Përgjimet e zbardhura nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala tregojnë një bisedë të zhvilluar mes çiftit. Denilsoni kërkon që të bëhët dokumentacioni nga e para, ndërsa Enxhi shton se 'ata' nuk dinë shumë mirë anglisht. 

Përgjime 16 Gusht 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.

E.F: Si me i bo?

D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.

E. F: Kush me i bo?

D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.

E. F: A ti dha ai ashtu.

D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.

E. F: Ok, se flasim kur të vish.

D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.

E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.

D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

1 MUAJ ME PARE

Bisedat mes çiftit zbuluan laboratorin e kokainës, Çervanaku informonte të fejuarën për çdo lëvizje, ‘drejtori’ ishte ish-zyrtari i PS

Kush porositi 430 kg kokainë?Përgjimet: Vrasës efektivësh!
Denilson Çervanaku

TIRANË- 25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për çdo lëvizje të tijën. TvKlan raporton se pikërisht këto mesazhe kanë çuar në zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier. Nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur në Frakull, aty ku u gjetën dhe thasët me pleh kimik që ishin përzierë me 430 kg kokainë. Bisedat kanë zbuluar edhe se babai i 25-vjeçarit, ish-zyrtari i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’. Pritet që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të dërgojë disa letërporosi për tërheqje të akteve në Kolumbi dhe Mal të Zi.

Ky i fundit ishte dhe vendi nga ku nisi gjithë operacioni. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tovarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Në Tujan u kapën Klajd Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi, të cilët lëviznin të armatosu pranë Rrugës së Arbrit.

Në pranga kanë rënë edhe: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, Nikolin Gjolena (financuesi që është përgjuar). Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

laborator kokaine ne fier viktor Çervanaku denilson Çervanaku nikolin gjolena

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare