6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.
TIRANË- Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta. Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.
Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara. Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum. ETF përllogarit se informaliteti vlerësohej në 37% të ekonomisë në vitin 2021.
Teksa ka pasur përpjekje për të luftuar informalitetin, duke rritur pagat dhe punësimin, sipas ETF-së, puna e zezë mbetet një pengesë e rëndësishme në tregun shqiptar të punës. Ndërsa një studim i ILO-s në vitin 2020 zbuloi një nivel të lartë të punësimit informal me 56.7% të punësimit total.
Incidenca e të pambrojturve në punësim është rritur në Shqipëri nga 48.2% në 2021 në 49% në 2022 por ka rënë në 46.8% në 2023, sipas ETF-së.
Pavarësisht tendencave të fundit, punësimi vulnerabël mbetet shumë shqetësues, pasi gjysma e popullsisë së punësuar punon në punë të pasigurta dhe jashtë sistemit të sigurimeve.
ETF vë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore. Kjo tregon për zgjerim të mëtejshëm të punësimit informal, evidentuar edhe nga Komisioni Europian.
Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri janë pozitive, tregu i punës përballet me sfida të mëdha.
Këto përfshijnë mungesën e vendeve të punës me cilësi të lartë, papunësinë e lartë të të rinjve normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së këto vështirësi tensionojnë sistemet e mbështetjes reciproke të qytetarëve dhe vënë nën presion sistemet e mirëqenies sociale.
Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë rreth 43% më 2023.
Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, pasi vendi ende ka më shumë se një të katërtën e popullsisë në varfëri sipas standardit të Bankës Botërore (6.7 USD në ditë për frymë)./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga...
TIRANË- Një profil Facebooku i krijuar së fundmi me pseudonim bazuar në aliasin e përdorur në kallëzimin ndaj kryebashkiaku...
gentian sala TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e hënë Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të K&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i pesëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rixhevë-Klinë....
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama tregoi dy episode të pagesave fiktive të kushëririt të Ajola Xoxës, siç ësht&...
Durrës DURRËS- Dhjetorin e vitit që lamë pas një vajzë 17-vjeçare në Durrës humbi jetën, pasi u diagnos...
foto ilustruese VLORË- Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë, ku takohet me zonjën Gjeladina Ramadani, e cila në vitin 1993...
foto ilustruese TIRANË- Në muajin tetor 2024, Policia e Tiranës arrestoi pronarin dhe administratorin e një agjencie udhëtimi. Kle...
Foto ilustruese THUMANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Thumanë, ku një automjet me drejtues n...
foto ilustruese TIRANË- Një banesë dykatëshe në fshatin Mënik të Tiranës është përfshirë ...