LIVE UPDATES
Aktualitet

Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, zëvendëson në detyrë Tomi Frashërin

Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019. Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit.

17 Shkurt 2025, 22:20 Nga r.ll
Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Komunikimeve
gentian sala

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e hënë Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në muajin dhjetor 2024. Kandidatura e Gentian Salës iu propozua Kuvendit të Shqipërisë muajin e kaluar nga nga Këshilli i Ministrave.

Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019. Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit.

Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtuesi ekzekutiv i AKEP. Ndryshimi në krye të AKEP vjen në një moment delikat për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare.

Pas bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom, dy vjet më parë, tashmë në tregun celular operojnë vetëm dy operatorë dhe kjo ka rritur shqetësimin për konkurrencën në treg. Në fund të muajit janar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ndërkohë, kur tregu sapo ka hyrë në gjeneratën 5G të komunikimeve celulare. Dy operatorët, Vodafone Albania dhe One Albania, morën në fund të nëntorit autorizimet e para për frekuencat e teknologjisë 5G dhe kanë filluar ofrimin e këtij shërbimi në qytetin e Tiranës.

Në përputhje me kushtet e Autorizimeve Individuale, sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030.

Sfida e radhës për AKEP do të jetë zgjerimi i konkurrencës në tregun celular, me pritshmëri kryesisht te licencimi i mundshëm i operatorve të rrjeteve virtuale (MVNO).

Mes kushteve të tjera të përdorimit të frekuencave të teknologjisë 5G, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania morën përsipër angazhimin që të negociojnë me operatorët e mundshëm MVNO aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh.

Sfidë tjetër është vendosja në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike e brezit 700MHz, që teknikisht mundëson një mbulim më të gjerë dhe më të lehtë të territorit me sinjal 5G.

Ky brez shfrytëzohet nga operatorët radiotelevizivë dhe administrohet ende nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), megjithëse sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, duhej të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara./MONITOR

gentian sala akep tomi frasheri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj