LIVE UPDATES
Aktualitet

Agjencia që mashtroi për bileta udhëtimi, fitoi tendera në shtet pas arrestimit të pronarëve!

Kleo Karriqi dhe Redi Hambari mashtronin qytetarët për bileta udhëtimi, teksa në atë kohë policia tha se dëmi ndaj qytetarëve ishte mbi 15 mijë euro.

17 Shkurt 2025, 20:58 Nga r.ll
Agjencia që mashtroi për bileta udhëtimi, fitoi tendera në
foto ilustruese

TIRANË- Në muajin tetor 2024, Policia e Tiranës arrestoi pronarin dhe administratorin e një agjencie udhëtimi. Kleo Karriqi dhe Redi Hambari mashtronin qytetarët për bileta udhëtimi, teksa në atë kohë policia tha se dëmi ndaj qytetarëve ishte mbi 15 mijë euro.

“Dy të hetuarit drejtonin agjencinë ‘Avia Center’, teksa akt-akuza ishte se ata mashtronin qytetarët përmes skemës së akomodimit në hotelet turke, dhe më pas fshihnin të ardhurat dhe për mospagim taksash. Janë mbi 5 raste, ku qytetarë të ndryshëm kanë depozituar kallëzim penal ndaj subjektit tregtar ‘Avia Center’, të cilët pasi u merrnin paratë, bënin rezervim fiktiv të prenotimet të hotelit. Qytetarët pajiseshin me bileta avioni, por kur shkonin në hotelet turke, ata rezultonin se nuk kishin prenotuar për të qëndruar në hotel” thuhej në njoftimin e policisë.

Mësohet se Karriqi dhe Hambari e hapën kompaninë në vitin 2022, ndërkohë që akuzohen se mashtronin edhe me biletat. Në vend që të prisnin bileta vajtje-ardhje, ata i prisnin vetëm vajtje.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se firma “Avia Center” ka fituar tendera edhe nga institucione shtetërore. Sipas dokumenteve që Fiks Fare disponon, kjo firmë është përjashtuar për 2 vite nga tenderët. Madje, duke përdorur edhe të dhëna e dokumente të rreme.

Për këtë arsye, sipas një dokumenti të APP-së, të datës 30 janar 2025, kjo firmë është përjashtuar 2 vite nga pjesëmarrja në tendera.

Në dokument shkruhet se, “APP ka nisur procedimin administrativ, për përjashtimin e operatorit nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi në disa procedura tenderuese të blerjes së biletave të transportit ndërkombëtar ajror”.

Një tender ka qenë me objekt “blerje një bilete avioni vajtje-ardhje Tiranë – Vjenë – Tiranë”. Tenderi është zhvilluar në datë 3 shtator 2024 nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Në këtë procedurë, firma paraqiti të dhëna të rremë.

Pronari dhe administratori u arrestuan në datën 1 tetor 2024. Disa javë pas arrestimit, përkatësisht në datën 8 nëntor 2024, ata fituan një tjetër tender. Objekti i procedurës ishte “blerje dinamike e biletave”. Sipas APP-së, edhe në këtë rast, kompania “Avia Center” ka përdorur të dhëna të rreme për ta fituar!

Pra, gjatë kohës që pronari dhe administratori ishin në burg, dhe po hetoheshin për mashtrim, ata fituan çuditërisht tendera nga institucione shtetërore!

Fiks Fare hulumtoi dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit për këtë firmë. Rezulton se firma, edhe pas përjashtimit nga tenderët, është aktiv. Në ekstrakt janë dy numra telefoni, teksa Fiksi kontaktoi me të dy numrat, ku i pari doli i mbyllur dhe i dyti ishte aktiv. Fillimisht askush s’u përgjigj me zë, teksa dërgon një mesazh “më shkruani”. Fiksi kërkon një person kontakti nga agjencia “Avia Center”.

Personi identifikohet se është një nga agjentët e firmës “Avia Center”, ku fillimisht ka pasur si adresë zonën pranë Brrylit, por tashmë janë zhvendosur.

“Për momentin e kemi mbyllur zyrën dhe jemi në proces transferimi. Më shkruani ju lutem s’i mund t’ju ndihmojmë. Ne kemi pasur zyrën afër Brrylit dhe lëvizëm te Pazari i Ri, ngjitur me Zyrat e Sorosit. Për momentin po lëvizim në një vend tjetër. A mund t’ju asistoj?” shkruan ai.

Fiksi i bën me dije se kërkon 2 bileta për në Stamboll, Turqi, ku të përfshihet edhe akomodimi. “Për momentin s’po operojnë dot, pasi jemi pa funksione. Vetëm për klientët ekzistent që kemi po u japim suport online, pasi kemi fikur edhe numrin” thotë ai. Gazetarët e pyesin se ku fillojnë dhe ai përgjigjet se “shumë shpejt”.

Më pas kërkon se për cilën datë interesohemi, teksa Fiksi i shkruan se në datat 28 dhe 29 prill 2025, për 2 persona. Agjenti kërkon edhe vendin në Stamboll, nëse kemi të preferuar. Fiksi i shkruan se kërkon një vend akomodimi afër pazarit, në sheshin “Taksim”, në Stamboll.

Përgjigjja e tij është “Ok, në rregull, sapo të kem askes në sistem do ju dërgojmë një ofertë”. Gazetarët i shkruajnë se këtë ofertë e duan për punë, teksa ai pyet “ju duhet faturë tatimore me nipt me emër kompanie?”. I shkruajnë se po dhe a mund të bëhet. “Po patjetër, – shkruan ai, – na dërgoni niptin që t’ju dërgojmë ofertën dhe ju vendosni”

Fiksi i dërgon një numër nipti, teksa ai pyet “jeni institucion buxhetor” dhe kërkon të na telefonojë. “Atëherë, ne për institucione shtetërore funksionojmë pak ndryshe, duhet t’ju regjistroj në sistem. Mund të më dërgoni pak në WhatsApp një kërkesë ose një e-mail. Jo më fal, e-mailin tuaj që keni të punës që keni ndërkohë që t’ju dërgojmë edhe ofertën” thotë ai në telefonatë.

Pas telefonatës shkruan se “sapo të kemi sistem do t’ju dërgojmë ofertë”. Megjithëse pronarët janë akuzuar, arrestuar dhe tashmë përjashtuar në tenderët, për mashtrime, agjencia vijon aktivitetin. Madje, duke premtuar edhe blerje bilete për institucione shtetërore!/Top Channel

mashtrimet me biletat e udhëtimit

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë