LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit EuroNatur dhe BUND Naturschutz i bënë thirrje këshillit të qytetit të Mynihut të tërhiqet plotësisht prej projektit të Aeroportit të Vlorës, pas deklaratave të njëpasnjëshme të Konventës së Bernës dhe Këshillit Europian mbi dëmet që sjell ky projekt kontrovers në mjedis dhe peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

17 Shkurt 2025, 14:11 Nga B.Z
BIRN: Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman
Foto ilustruese

TIRANË - Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër në lidhje me një peticion të dërguar nga organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit, mbi ndalimin e mbështetjes në projektin e aeroportit të Vlorës.

“Qyteti i Mynihut, Shteti i Pavarur i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin hapat e duhur dhe të tërhiqen plotësisht prej këtij projekti”, u shpreh Gabriel Schwaderer , drejtuesi ekzekutiv i organizatës mjedisore EuroNatur.

Organizatat mjedisore pohuan se kompania që operon Aeroportin e Mynihut (Flughafen Munchen Gmbh) është në rolin e kompanisë këshilluese në projektin e Aeroportit të Vlorës.

Aeroporti i Vlorës që po ndërtohet në fushën e Akërnisë pranë Zonës së Mbrojtur Nartë-Vjosë vijon punimet pavarësisht thirrjeve të aktivistëve mjedisorë për të ndaluar projektin që rrezikon vazhdimësinë e specieve në këtë peizazh të mbrojtur, por edhe sigurinë e fluturimeve potenciale.

Konventa e Bernës, Parlamenti Europian si edhe Komisioni Europian e kanë kritikuar këtë nisëm të qeverisë Shqiptarë për ndërtimin e aeroportit mes zonës së mbrojtur.

Peticioni i organizatave mjedisore EuroNatur dhe Bund Naturschutz i adresohet kryebashkiakut të Mynihut Dieter Reiter, duke i kërkuar të advokojë dhe të flasë me bordin mbikqyrës të kompanisë “Flughafen Munchen Gmbh” për t’u tërhequr nga projekti i Aeroportit të Vlorës.

“Agjenda e takimit të komitetit përgjegjës për ekonominë e qytetit ka rekomanduar refuzimin e peticionit”, shprehet Christian Hierneis, kreu i BUND Naturschutz Munich, një OJF në mbrojtje të mjedisit.

“Qytetit i Mynihut ka 23% të aksioneve të aeroportit të Munich-ut, nuk mund të shmangë përgjegjësitë. Edhe pse Shqipëria është larg, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të mbyllin sytë përballë shkatërrimit të natyrës”, vijoi Hiernes.

Edhe Martin Geilhufe nga BUND Naturschutz pranoi se ekspertët e kësaj organizate kanë vizituar nga afër në terren punimet në zonën e mbrojtur, në vitin 2023.

“Ne I kemi parë nga afër në terren tufat e flamingove që jetojnë në lagunën e Nartës”, tha Geilhufe nga BUND Naturschutz, duke shtuar se nëse ky aeroport bëhet funksionat aeroplanët do të fluturonin pikërisht mes zonës së mbrojtur.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë këtë projekt të dëmshëm për mjedisin, dhe sipas nesh gjithashtu të paligjshëm”, përfundoi Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore ndërkombëtare EuroNatur./BIRN

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend