Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk kemi prova që Martinaj ka vdekur, për Ahmetajn kemi zhvillime suprizuese
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur 28 Shtator, 15:50 Dos...
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur 28 Shtator, 15:50 Dos...
I krahasoi deklaratat për prezencën e KFOR në veri të Kosovës, Rama i shmanget pyetjes së gazetares (REAGIMI) 28 ...
Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku 28 Shtator, 12:09 ...
Rrëfeu 6 vrasje të bujshme! Kush është Artan Tafani, pjesë e grupit të “killerit” Laert Haxhiu 28 Sht...
“Stop” komunikoi me mjekun në spitalin e Pogradecit dhe ai thotë se e ka shkruar siç i kanë thënë se e pranon sistemi. Por më pas i nxjerrin problem. Mjeku thotë, se e kishin shkruar “farmakorezistente”, por i thanë të telefon ta bënte “të gjeneralizuar ediopatike”.
TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku qytetarja Suada Kurti tregon se djali i saj 5 vjeç prej 1 viti, vuan nga sëmundja e epilepsisë. Ajo shkoi në Komisionin e Nivelit të Parë në Pogradec për kemp, por i erdhi përgjigja negative pa asnjë shpjegim. Suada thotë, se i ka të gjitha dokumentat të rregullta, por nuk i jepet një arsye për refuzimin. Duket se përcaktimi i diagnozës ka shfaqur gjithë këtë problematikë.
Denoncuesja: Kam një fëmijë 5 vjeç. Prej 1 viti vuan nga sëmundja e epilepsisë. Kemi bërë të gjitha dokumentacionet dhe të gjithë mjekët e kanë parë të arsyeshme që ka nevojë për kemp. U paraqitëm në komision dhe përgjigjia pas 1 muaji më rezulton negative. Jam drejtuar në qytetin e Korçës për të marrë 1 shpjegim për fëmijën dhe atje më ka ardhur përgjigja negative nga komisioneri Zamir Capo. Tek mjeku kam shkuar dhe ai nuk më jep asnjëlloj shpjegimi, asnjëlloj arsyetimi. Kërkoj që për fëmijën tim të gjendet e drejta sepse ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe kërkoj të drejtën e fëmijës tim për ta përfituar këtë kemp sepse kam shumë nevojë.
“Stop” komunikoi me mjekun në spitalin e Pogradecit dhe ai thotë se e ka shkruar siç i kanë thënë se e pranon sistemi. Por më pas i nxjerrin problem. Mjeku thotë, se e kishin shkruar “farmakorezistente”, por i thanë të telefon ta bënte “të gjeneralizuar ediopatike”.
Gazetarja: Nga interesimet që unë kam bërë, më thonë që sistemi e kërkon diagnozën epilepsi farmakorezistente.
Mjeku: Ne e kemi shkruar farmakorezistente. Na kanë thënë në telefon, që shkruajeni të gjeneralizuar ediopatike.
Mjeku: Ato atje, punonjëset!
Gazetarja: Punonjëset e shërbimit social?
Mjeku: Se kështu e pranon sistemi dhe ne ashtu e kemi bërë. Sepse unë e di, që është farmakorezistente, se kështu na kanë thënë në trajnim.
Gazetarja: Tani që të sqarojmë diçka, diagnoza e djalit është epilepsi farmakorezistente?
Mjeku: Po ashtu është, farmakorezistente.
“Stop” u drejtua në Komisionin e Nivelit të Parë dhe komunikoi me mjekun, i cili tha se arsyeja që djali nuk përfiton kempin është se janë bërë dy diagnoza të ndryshme nga mjeku i Tiranës dhe nga mjeku i Pogradecit.
Mjeku: Në vlerësimin tonë rezultoi që nuk është fitues sepse dhe formulari që sjellin është formular aplikimi.
Gazetarja: Cila është diagnoza, që e përfiton? Pra, cila epilepsi e përfiton?
Mjeku: Mund të jenë 100 diagnoza. 10 përfitojnë.
Gazetarja: Mendoni se nuk i ndikon në aktivitetet e përditshme?
Mjeku: Natyrisht! Në vlerësimin tonë.
Gazetarja: Fillimisht i jepet një shpjegim zonjës pse nuk e përfiton!
Mjeku: Si t’ia jap shpjegimin, kur është një gjë komplekse?
Gazetarja: Nuk është komplekse sepse dhe ajo që të jetë e qartë duhet ta dijë pse nuk e përfiton, sipas jush sigurisht!
Mjeku: Patjetër! Diagnoza nga mjeku specialist i Tiranës vjen “epilepsi bilaterale”, ndërsa manuali kërkon “epilepsi bilaterale idiopatike”.
Gazetarja: Po këtu, pse është e shënuar kështu? (ndryshe)
Mjeku: Atëherë, ajo është një diagnozë e vendosur nga mjeku, që ka mbushur formularin këtu në Pogradec. Është përtej diagnozës, që ka vendosur mjeku specialist në Tiranë.
Gazetarja: Dhe pse bëhen nga të dy mjekët, kur nuk merren parasysh?
Mjeku: Nuk e di, duhet të pyesni mjekët!
Gazetarja: Dhe e bën vlerësimin vetëm mbi atë, që ka thënë mjeku në Tiranë?
Gazetarja: Djali, kur ka ardhur këtu, ka qenë në kriza?
Nëna: Dola prej këtu dhe djali më pësoi kriza gjatë rrugës.
Mjeku: Po si t’i marr unë në konsideratë? S’di unë çfarë ndodh, sapo del nga kjo zyrë e sa herë ndodh në shtëpi.
Ajo që mbetet është që të bëhet ankesa dhe të paraqitet në Kempin Epror, me shpresën e gjetjes së zgjidhjes.
Marrë nga Tvklan.al
Rejan Elezi dhe nëna e tij Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme disa raste humanizmi për nj...
Zjarri në Tiranë TIRANË- Kanë dalë pamje të tjera nga zjarri që ka rënë këtë mbrëmje në pa...
Zjarr TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që është aktivizuar këtë mbr&eu...
Zjarri TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet e para nga zjarri në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, zona është totalisht e mbyluar ...
Foto Ilustruese TIRANË- Një parking në 'Rrugën e Elbasanit' është përfshirë nga një zjarr masiv këtë...
Kamëz KAMËZ- A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta këtë mbrëmje. Ngj...
Sondazhe TIRANË- 68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve sot e ka më të lehtë për të për...
Sondazhi TIRANË- 55.3% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë rreth të 20-ve janë të papërgjegjshëm. Të...
Fqinji GRAMSH- Në shtëpinë e familjes Sinani në Gramsh janë hapur dyert e mortit. Fqinji i viktimës Shaqir Sinani, në nj...
Fqinjët e familjes Sinani GRAMSH- Fqinjët e familjes Sinani ku ndodhi vrasja e dyfishtë këtë pasdite tregojnë se nuk ishin n&...