LIVE UPDATES
Aktualitet

6 milionë euro për ujësjellësin në Librazhd, banorët: Na shkatërruan pallatet!

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Mylazem Tusku, i cili u tregoi gazetarëve të Fiks Fare pallatin e tij në Librazhd. Ai ankohet për cilësinë e punimeve që janë bërë për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm në këtë qytet. Thotë se punimet janë bërë nga firma “Alb Star”.

13 Korrik 2022, 23:22 Nga F.M
6 milionë euro për ujësjellësin në Librazhd,
Kronika

Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 milionë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm në Librazhd, nuk i ka kthyer në gjendjen e mëparshme vendet ku ka shtruar tubat. Megjithëse në specifikimet e tenderit shkruhej se “vendi duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme”, firma la tubat plastikë në qiell të hapur, oborret e pallateve janë lënë me gropa, ndërkohë që pllakat në korridoret nuk janë vënë, por vetëm janë mbushur me beton. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd thotë se ende nuk i ka marrë në dorëzim punimet, megjithëse afati i kryerjes së tyre ka përfunduar me kohë. Sipas UKL, fituese e tenderit është firma “Alb Star”, të cilës i është lënë detyrë që t`i rikthejë këto punime sicc ishin. Por, pavarësisht se është hedhur një shumë e tillë, Ujësjellësi i Librazhdit thotë se do të investojë për të “mbushur” gropat e lëna.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Mylazem Tusku, i cili u tregoi gazetarëve të Fiks Fare pallatin e tij në Librazhd. Ai ankohet për cilësinë e punimeve që janë bërë për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm në këtë qytet. Thotë se punimet janë bërë nga firma “Alb Star”.

Punimet janë bërë në vitin 2021, ndërkohë që kam biseduar me inxhinierë, të cilët më kanë thënë se firma kishte marrë përsipër që, nëse prishej një vend, të rikthehej në gjendjen fillestare” thotë Mylazimi. Më tej shton se jo vetëm që nuk janë rikthyer, por edhe tubat plastikë të rrjetit janë lënë në hapësirë, duke sjellë rrezikun që në dimër ky rrjet të ngrijë, pasi Librazhdi ka temperatura të ulëta. Denoncuesi i tregon grupit të Fiks Fare punimet në pallatin ku dhe banon, teksa thotë se defektet fillojnë që nga oborri, i cili ishte shtruar me pllaka. “Tani, thotë ai, është hedhur beton i varfër dhe nuk është shtruar me pllaka”.

Ndërkohë, gazetarët në hyrje, ku tubi i rrjetit nuk është futur në mur, madje as me gips, por është lënë jashtë pa asnjë mbrojtje. Firma ka shtruar tuba edhe në korridoret e pallatit, ku ka shkulur pllaka dhe pas vendosjes se tubave, nuk i ka rivendosur. Por, këtë pjesë e ka shtruar me beton. Sipas qytetarit, firma duhet ta rikthente në gjendjen fillestare. Ai thotë se i gjithë Librazhdi është në këtë gjendje, madje në një pallat nuk kanë bërë rrjet. Fiksi bën një vëzhgim në pallate të tjera, ku konstatojmë të njëjta problematika. Tubat e ujit janë jashtë, madje edhe një mburojë që i kanë vendosur, ka filluar të prishet. Gazetarët shkojnë te pallati që s’kishte linjë, ku duket se firma ia ka çuar në hyrje, por jo në gjithë pallatin.

Fiks Fare bisedon me Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime në Librazhd, Agron Gega. Ai tregon se është një investim nga KfW-ja, ku vlera totale është 6 milionë euro. Pohon se ujësjellësi i ka bërë procedurat, ndërsa deri më tani, ky ujësjellës nuk i ka marrë në dorëzim, punimet për shkak të këtyre problematikave. Na tregon se në ato pallate që s’i ka bërë firma, do t’i bëjë Ujësjellësi. Drejtori thotë se firma duhet të rikthente në gjendjen fillestare çdo pllakë apo vend që prishte.

Fiksi bisedon edhe me kryeinxhinieren e Ujësjellësit të Librazhdit, për ta pyetur për vëzhgimin dhe problematikat e banorëve, nëse janë apo jo të drejta. Edhe inxhinierja thotë se punimet s’janë marrë në dorëzim, pasi kanë dalë disa probleme. Sipas saj, UKL ka bërë inspektime dhe ka konstatuar në disa raste prishje të mbrojtëseve të rrjetit të ujësjellësit, ndërkohë që edhe pllakat e pallateve duhet të riktheheshin në gjendjen fillestare. Thotë se kanë njoftuar firmën, një pjesë do ti rregullojë firma.

Marrë nga TopChannel

librazhd fiks fare ujsesjellesi ne librazhd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj