LIVE UPDATES
Aktualitet

AFP ngre alarmin: Trashëgimia kulturore shqiptare në rrezik, bandat gërmojnë kudo në kërkim të arit

Ndërkohë që sipas studiuesve, për grabitësit duhet ndëshkim më i rëndë, pasi po trafikojnë gjetjet arkeologjike te bandat e organuara.

13 Korrik 2022, 22:13 Nga I.A

 

AFP ngre alarmin: Trashëgimia kulturore shqiptare në rrezik, bandat
Zonat kulturore

FRANCË- Agjencia Franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull trashëgimisë kulturore shqiptare. Në artikull shkruhet se trashëgimia shqiptare po kërcënohet nga grabitësit, të cilët po gërmojnë kudo në vendet arkeologjike me shpresën për të gjetur ar dhe flori. Po ashtu në shkrim thuhet se asnjë administratë nuk i mbron zonat arkeologjike disa mijëvjeçare në vend. Ndërkohë që sipas studiuesve, për grabitësit duhet ndëshkim më i rëndë, pasi po trafikojnë gjetjet arkeologjike te bandat e organizuara.

Artikulli i APF: 

Në rrënojat e qyteteve të lashta shqiptare, hajdutët e thesareve gërmojnë, pothuajse pa u ndëshkuar, për ar, argjend apo gjetje të rralla arkeologjike që më pas mund t’i shesin, duke zemëruar studiuesit. Në rajonin e Korçës, në juglindje të këtij vendi të vogël në Gadishullin Ballkanik, mbetjet e Hijës së Korbit, një qytet i rëndësishëm antik, janë të mbuluara me bimësi. Kudo mund të shihni vrima në tokë, dhe toka është e mbuluar me mbetje qeramike, që janë dëshmitarë të një gërmimi të paligjshëm.

Asnjë administratë nuk e mbron këtë zonë arkeologjike disa mijëvjeçare. “Gërmojnë kudo me shpresën për të gjetur ar, argjend dhe sende të tjera me vlerë”, shpjegon 60-vjeçari Axhem Lagështari, banor i zonës. Zbulimi në zonë në vitin 1980 i 618 monedhave argjendi (disa të Aleksandrit të Madh), ndoshta nga shekulli i tretë para erës sonë, tërheq hajdutët e thesarit. Kjo zonë malore ruan një trashëgimi të rëndësishme të përbërë nga nekropole, fortifikime dhe mbetje të tjera që datojnë nga epoka e bronzit deri në mesjetë. Arkeologët thonë se pothuajse të gjitha vendet janë gërmuar ilegalisht.

“Problemi është veçanërisht shqetësues në Hijën e Korbit (në Korçë), një qytet i rëndësishëm që ende nuk është gërmuar nga arkeologët”, ankohet Rovena Kurti, drejtuese e Departamentit të Parahistorisë në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë.

Shkatërrimi i provave shkencore

Grabitësit punojnë natën me lopata, kazma dhe buldozerë. Në rrjetet sociale nuk mungojnë reklamat për blerjen e detektorëve “ar, argjend dhe sende me vlerë”. Me veprimet e tyre ata “dëmtojnë truallin dhe vjedhin trashëgiminë”, sqaron Rovena Kurti.

“Ato gjithashtu i pengojnë shkencëtarët të mbledhin të dhëna dhe t’u japin objekteve një kontekst që i ndihmon ata të kuptojnë kohën”, thotë Cécile Oberweiller, e cila drejtoi një mision arkeologjik në Korçë. Në verilindje të Tiranës, në Brrar, gjendja e rrënuar dhe vrimat në mure kanë shpërfytyruar një kishë të shekullit XI-XII, dëshmi e lakmisë së grabitësve. Në tokë duken gërmimet e kohëve të fundit. Megjithatë, kjo kishë është e regjistruar në trashëgiminë kulturore dhe duhet të mbrohet.

Studiuesit bëjnë thirrje për ndëshkim të ashpër të grabitësve dhe për një koordinim më të mirë midis policisë, autoriteteve lokale dhe kulturore për të parandaluar trafikimin e objekteve arkeologjike, që shpesh bien në duart e bandave të organizuara. Ministria e Kulturës ka theksuar se janë “përforcuar masat” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe është rritur bashkëpunimi “me organizatat ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e paligjshëm të pasurive kulturore”. Megjithëse nuk ka një përllogaritje për vlerën e mallrave të grabitura në tregun ndërkombëtar, disa prej studiuesve shqiptarë janë të bindur se këto objekte përfundojnë në ankande, në muze apo përfundojnë si koleksione.

“Është një betejë që Shqipëria nuk mund ta bëjë e vetme, përgjegjësia bie edhe mbi autoritetet e vendeve, të cilët mbyllin sytë kur këto objekte përfundojnë në muzetë e tyre”, thotë historiani i njohur i artit, Neritan Ceka.

Aktakuza në Francë e Jean-Luc Martinez, ish-drejtues i Muzeut të Luvrit (më i madhi në botë), për trafik të supozuar të objekteve antike nga Lindja e Mesme, vuri në qendër të vëmendjes këtë lloj tregtie të paligjshme. Nga ana tjetër arkeologu francez Pascal Darcque denoncon, “praktikat e dyshimta të muzeve që shiten (në tregun e antikave) pa u shqetësuar shumë për origjinën e objekteve”.

“Duke pasur parasysh se shumica e vendeve kontrollojnë gërmimet arkeologjike në territorin e tyre, “objektet që dalin në treg sot (…) janë apriori të dyshimta,” shpjegon ai.

 

afp axhem lagështari rovena kurti cécile oberweiller

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen