LIVE UPDATES
Aktualitet

89-vjeçarja e paralizuar nuk tërheq dot pasaportën për të shkuar tek i biri në Greqi: Prej 18 vitesh jam në krevat

Mezi arrin që ta çojë nënën te zyrat e Aleatit. Tani që duhet të marrë dhe pasaportën në polici, nuk mundet më ta çojë nënën për ta tërhequr.

2 Qershor 2023, 22:13 Nga k.m.

89-vjeçarja e paralizuar nuk tërheq dot pasaportën për

Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka nënën 89 vjeç të sëmurë dhe të paralizuar prej 8 vjetësh. Duke qenë se nuk po gjen një zonjë, për t’u kujdesur për të moshuarën, Vasili ka ardhur nga Greqia, për ta marrë me vete dhe i bën nënës kartën e identitetit. Mezi arrin që ta çojë nënën te zyrat e Aleatit. Tani që duhet të marrë dhe pasaportën në polici, nuk mundet më ta çojë nënën për ta tërhequr.

Denoncuesi: I drejtohem emisionit tuaj për arsye se kam probleme me nënën, është 89 vjeç, është e paralizuar, nuk ka njeri se kush të kujdeset. Unë erdha nga Greqia për të gjetur një sanitare për t’u kujdesur për nënën sepse ato që kisha më ikën, kështu që ngela këtu 8 muaj që rri vetë dhe i shërbej. Mirëpo, unë jam moshë e madhe dhe kam nevojë për vete për ndihmë. Unë jam 66 vjeç. Kam menduar që ta marr me vete, por nuk më japin pasaportën. Fillimisht, kam aplikuar tek zyrat e Aleatit, për kartën dhe për pasaportën. Kartën e mora, e çova nënën me skarifica të mëdha. 2 djem e ngritën, e sollën këtu në rrugë dhe e çova.

Në fakt, 89-vjeçarja jeton në një pallat që ndodhet në Laprakë, në Njësinë Numër 11, me parkime para dhe me ferra të lëna ta prerë nga shërbimet publike.

Denoncuesi: Bashkia ka vënë një tabelë këtu që “lejohet parkimi”. Unë i thirra, edhe policinë bashkiake dhe atë rrugore dhe i paraqita problemin dhe më thanë që “ne nuk kemi kompetencë sepse bashkia i lejon”. Unë i bëra pyetjen se “nëse bie zjarr në pallat, nga do të kalojë zjarrfikësja?”. Aty u bllokuan, nuk dinin të jepnin përgjigje. 8 muaj që kam unë këtu, këto makina nuk kanë lëvizuar ndonjë ditë.

Gazetarja: Përveç vështirësive fizike që të janë krijuar me këto pengesa tek pallati yt, ti ke edhe pengesa të tjera sepse ti nuk e lëviz dot nënën.

Denoncuesi: Nuk e lëviz dot. E lëviza njëherë për ta çuar tek “Aleati” që është këtu afër dhe u sëmur më keq. “Aleati” është në Laprakë, kurse Policia është në Tiranë.

Gazetarja: Tani, për të tërhequr pasaportën, ty të duhet të shkosh tek…?

Denoncuesi: Tek Policia e Tiranës dhe ajo është e pamundur. Më thanë që duhet të bëj një prokurorë të posacme. Nuk e bëra sepse kam probleme ekonomike sepse janë kushtet që jetoj vetëm me pensionin e nënës. Nuk ju intereson fare, gjallë a vdekur duhet ta çoj nënën atje unë që të vendosë gishtin.

Gazetarja e “Stop” ka shkuar tek banesa e të moshuarës, Panaja Ilias dhe ajo dergjet në krevat, e pamundur për t’u ngritur.

Nëna: Jam shumë e sëmurë. Nuk lëviz. 18 vjet që jam në krevat dhe nuk ngrihem dot. Ika herën e parë, atje rashë me gjithë karrocë, u vrava unë e u vra dhe ai djali që më mbante. Kërkoj nga policia, por nuk po vjen njeri. Nuk kam me kë të ngrihem e të shkoj. Djalin e kam sakat me një veshkë, me tension. Ai mbeti me mua gjithë ditën. Unë duhet të lahem, duhet të ha, të gjitha i bën ai, nuk kam njeri tjetër. Po të marr pasaportë, do të shkoj tek djali. Atje kujdesen e gjithë familja.

Denoncuesi: Ju lutem shumë më ndihmoni që ta marr e të iki prej këtej. Po ta marr pasaportën, do të iki.

Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” flet me drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj dhe ky i fundit pasi bisedon dhe me “Aleat”, zgjidh në mënyrë administrative rastin.

Gazetarja: Si kalove? Odeta jam, gazetarja e “Stop”.

Tonin Vocaj: Hë Odeta, a je mirë?

Gazetarja: Mirë jam unë, por dua që të më ndihmosh për një rast. Këtu në Laprakë, të një 89-vjeçareje që nuk lëviz nga vendi sepse ka 8 vite në karrocë invaliditeti, është e vetme në shtëpi. Ka ardhur djali i vet nga Greqia ta marrë me vete. Ka bërë të gjithë ato precedura, por kur duhej të paraqitej zonja tek “Aleati”, e ka marrë zonjën me makinë, e ka transportuar dhe është ndjerë shumë keq. Është pajisur me kartë identiteti. Ka probleme me pasaportën tani sepse duhet të paraqitet tek Policia e Tiranës.

Tonin Vocaj: I është prodhuar pasaporta ë?

Gazetarja: Ideja është se nuk e sjell dot. Unë e pashë vetë. Zonja përveç se është e sëmurë dhe invalide, është edhe peshë e rëndë.

Tonin Vocaj: M’i ço të dhënat me mesazh. Mirë?

Gazetarja: Dakord, të falenderoj.

“Stop” ia dorëzon të birit pasaportën dhe të moshuarës.

Denoncuesi: E mora pasaportën, ju uroj shëndet dhe sukese në punën tuaj, faleminderit shumë dhe ju keni bërë një “urë në det” për mua sot. Sukses dhe shëndet të keni gjithmonë.

Nëna: Qofsh mirë edhe ti o djali. U bëfshi nga 100 vjeça. Mos i paçi këto hallet e mia. Jam shumë e lumtur dhe juve të ju japë lumturi Zoti. Faleminderit shumë. Zoti ju japë fuqi e çdo të mirë./tvklan.al

vasil ilia laprake

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend