Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e ish ministrit Saimir Tahiri, të hënën po shohin mundësinë ta apelojnë. Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për ta liruar.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.
Ndërkohë, avokati i Tahirit shprehet se kushtet për lirimin e klientit të tij janë plotësuar.
“Janë kushtet që janë plotësuar. Saimir Tahirit i ka mbetur dhe një vit, shtatë muaj dhe 11 ditë. Kushtet thonë që të këtë fëmijë të mitur dhe ligji thotë që bashkëshortja të jetë në pamundësi dhe bashkëshortja e Tahirit është sëmurë. Nuk ka rrezikshmëri dhe vetë personi të mos ketë rrezikshmëri. Këto katër kushte që janë lehtësisht të provuara, e çuan gjykatën të ndryshojë masën”, u shpreh Maks Haxhia.
Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.
Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri ka futur në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.
Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.
Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës. Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi./TopChannel
Foto ilustruese TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndet...
Foto ilustruese TIRANË- Laureta Sheto është punonjësja tjetër e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë n&...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar dit...
Evgjeni Bashari TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive Evgjeni Bashari ka raportuar punën e IL...
Matilda Fetau TIRANË- Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendosi që...
Autobusi i Freskut TIRANË- Një tjetër autobus është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë. Sot, autobusi i zonë...
Zamira Vyshka TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila akuzohet p...
Saimir Tahiri TIRANË- Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, një...
kanabis BELGJIKË- Një shtetas shqipatr është arrestuar nga autoritetet belge në zonën e Souvret. Policia belge pas ...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e aplikimeve për praktika...