LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi i Piranjave/ VIDEO- Beteja gjyqësore e një gruaje me kompaninë 'Bankers', mes ndotjes dhe sëmundjes, abortoi 3 herë

Në një jetë mes ndotjes dhe sëmundjes, ajo ka abortuar tre herë.

2 Qershor 2023, 21:37 Nga k.m.
Denoncimi i Piranjave/ VIDEO- Beteja gjyqësore e një gruaje me
Foto ilustruese

Vuajtjet e Dallëndyshe Poshnjarit nga Marinza vulosin ashpër dramën e pasojave të rrezikut nga hidrokarburet.

Në një jetë mes ndotjes dhe sëmundjes, ajo ka abortuar tre herë.

‘Kemi jetuar në Greqi, ku lindëm edhe dy gocat. Kur u ktheva në Shqipëria në 2012 nisën vuajtjet e mia. Ngela shtatzënë dhe gjithë kohën rrija spitaleve. Jetojmë në një vend ku ka ndotje, erë gazi, pluhuri, zhurma 24 orë. Ndihesha keq, kisha dhimbje koke. Këto pasoja vinin nga ndotja. Gjatë shtatzënisë doli karboni shumë i lartë në gjak, hemoglobina e ulët.’

Këtu fillon edhe drama e parë e kësaj familjeje.

‘Humbas fëmijën 2 muajsh e gjysëm. M’u shemb bota. Donim një fëmijë të tretë. Edhe gocat e prisnin, kishin bërë gati rrobat. Moment shumë i vështirë ishte kur ua thashë, që s’do bëheni me vëlla, se mami e humbi. Mjekët më thanë: largohu që aty. E pohonin me fjalë që ndodhi nga ndotja, por asnjëherë me dokumente. Kishin frikë. Kaloi një vit dhe ngela prapë shtatzënë, në 2015. Isha 4 muajshe dhe e kisha djalë. Gocat fërkonin barkun dhe më thonin ikim nga këtu se kemi frikë. Nuk i dëgjova. Kushedi sa herë më ka rënë të fikët, ikja spitaleve. Thellë e ndjeja që s’do e kisha atë fëmijë kur e dija ku jetoja…

Në 1 prill të 2015, në mëngjes erdhi policia dhe na nxjerr jashtë. ‘Dilni se Marinza po zhytet, po fundoset. Plasi fontana. Dal jashtë, kaos, era gaz, toka po shembej. Ndjeva frikë. Zgjati pak ditë dhe s’isha mirë. Vijnë nga ISHP dhe na bëjnë analiza, ku dal me karbon 168 nga 80 që është normalja.’

Gjatë kësaj kohë Dallëndyshja mendonte vetëm për krijesën që po zhvillohej brenda saj.

‘Nuk e ndjeja fëmijën ato 2 ditë, por kisha frikë të vizitohesha, se nuk e përballoja dot më. Fillova të nxihesha dhe shkoj në spital. Aty marr lajmin nga doktori që fëmija ka dështuar. Prapë e kisha hallin si do i tregoja fëmijëve, që donin të bëheshin me vëlla. Doktorët thanë që dështimi erdhi nga ambienti. Problemet, sëmundjet i ndjeja gjithë kohës, edhe kur isha e nuk isha shtatzënë. Por këto dështime kanë ardhë nga ndotja, sepse gocat që linda në Greqi ishin mirë. Si shpjegohet kjo?'

Por Dallëndyshja nuk u ndal asnjëherë...

‘Kaloi shumë kohë nga 2015, dy vite më pas ngel prapë shtatzënë dhe unë e humbas prapë fëmijën. Humba komplet. Më ishte shembur bota, u shemba edhe vetë.’

Një humbje e tretë! Një dhimbje që vetëm një nënë mund ta kuptojë…

‘Jam drejtuar te Bashkia, që pretendon që është faji jonë, edhe pse kur ne kemi ardhur me shtëpi këtu, puset nuk kanë qenë. Bankersi thotë që kanë vënë impiante gazi, mur rrethues, por s’na kanë bërë përmirësim se zhurma është ndotja është. Thonin s’ka ndotje, edhe pse ishte shumë e madhe. Jemi të rrethuar nga puse. Komshia ime ka humbur 7 fëmijë, dështime.’

Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme Dallëndyshja nuk u ndal kurrë. Ajo kishte vetëm një qëllim: të sillte në jetë edhe një fëmijë tjetër.

‘Në 2020 ngel shtatzënë për të 4 herë. Në rrezik dështimi kam qenë edhe me këtë, deri sa e linda djalin.’

Më në fund pak dritë për këtë familje. Por përpara se të lindtë fëmija, ata kishin marrë një hap. Kishin ngritur padi ndaj kompanisë naftë nxjerrëse që operon në zonën e tyre, Bankersit

‘Nga fundi i 2019 ne menduam t’i hidhnim në gjyq Bankersin për dëmshpërblim shëndeti: për humbjet dhe pasojat. Dhe në mars të 2023 humbasin gjyqin në gjykatën e Fierit. Se di si e mori vendimin gjykata kështu. Se ne i çuam dokumentet e shtatzënive të humbura, analizën e karbonit gjatë shtatëzënisë, që doli e lartë. Arsyeja tjetër që nxorën është edhe mungesa e analizës së karbonit në gjak, që duhej bërë gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, por asokohe ishte pandemia dhe nuk bëhet dot askund, edhe pse kërkova. Gjithashtu thonin që normat e ndotjes ishin brenda normave. Ekspertët i gjeti vetë gjykata, si doktorin edhe ekspertin e mjedisit, që treguan se ka ndotje dhe që kemi probleme shëndetësore, por gjykata s’e mori parasysh, I hodhi poshtë.. S’do ndalem deri sa të vëmë drejtësi në vend, se shteti na vrau dhe na la në baltë.’/Syri

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet