LIVE UPDATES
Aktualitet

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Në përgjigje të protestave, kryeministri francez Attal vizitoi një fermë, premtoi lëshime për fermerët, e thuri dhe një hartim për rëndësinë e bujqësisë. Këto i ndezën edhe më keq gjakrat e fermerëve, të cilët i afruan edhe më shumë traktorët e bllokadës drejt qytetit.

10 Shkurt 2024, 07:27 Nga Fatos Fico
A do të rrethohet Tirana si Parisi ?
Foto ilustruese

TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shumicës, qyteti ka ushqime për vetëm tri ditë. “Të ardhurat tona janë aq të ulëta sa është mizori dhe e turpshme ndaj nesh. Nuk mundemi më”, thotë një fermer i vogël francez. Në përgjigje të protestave, kryeministri francez Attal vizitoi një fermë, premtoi lëshime për fermerët, e thuri dhe një hartim për rëndësinë e bujqësisë. Këto i ndezën edhe më keq gjakrat e fermerëve, të cilët i afruan edhe më shumë traktorët e bllokadës drejt qytetit. Në botë ndodhin kriza përherë. Krizat janë të ndryshme, duke filluar nga ato më të voglat e individuale, e deri në ato planetare. Si rrallë kriza, të cilat sado të shumta e të frikshme në emër, kjo e fundit mund të quhet kriza e të gjitha krizave, sepse i ka prekur njerëzit drejtpërdrejt në nivel individual, familjar, e ka përfshirë të gjitha vendet, ajo quhet kriza e kostove të jetesës. Të gjitha çmimet janë rritur, e të gjithë janë prekur pa përjashtim, nga rritja e çmimeve të energjisë, karburanteve, qirave, teknologjisë, shërbimeve, ushqimit. Nga ana tjetër, të ardhurat reale të shumicës së njerëzve kanë qëndruar stacionare, madje janë ulur për shkak të inflacionit të lartë, uljes së fuqisë blerëse.

Por, pse po protestojnë fermerët kur blerësit paguajnë më shumë për ushqimet?

Blerësit europianë janë të mësuar tashmë prej dekadash të shpenzojnë vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të tyre për ushqimin, rreth 15%. Rritja e çmimeve të energjisë, asaj elektrike, e gazit, rritja e qirave, e kësteve të huave të blerjes së shtëpive, si shpenzime të domosdoshme, i detyruan konsumatorët të kërkonin të ulin sado të mundin shpenzimet e tjera, sidomos blerjet e ushqimeve. Ndërkohë kjo u provua një mision i pamundur, sepse sado me konsum të reduktuar në sasi, çmimet e ushqimeve u rritën. Çmimet u shtrenjtuan nga prodhuesit, sepse u rritën kostot e inputeve bujqësore, sidomos plehrat kimike, karburantet e fuqia punëtore. Në shumë vende prodhimi bujqësor pësoi efektet negative të klimës, e si rrjedhojë, u prodhuan sasi shumë më të pakta, madje pati edhe mungesë të prodhimit bujqësor. Kjo, kriza e ndryshimeve klimatike, e paralajmëruar me kohë, por pak e besuar. Kostot e transportit të rritura, çmimet e rritura të energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore e pagesa më të larta për ata në punë, i shtynë rrjetet tregtare të rrisnin edhe më tej çmimet e ushqimeve. Fermerët thonë se pikërisht rrjetet e mëdha tregtare janë pjesa më e madhe e problemit të tyre. Ato nuk po luajnë ndershmërisht, sepse ndërsa kërkojnë çmimin më të lartë që mund të paguajnë blerësit konsumatorë, për shkak të pozitës kontrolluese që kanë në treg, si blerës të vetëm që janë, i detyrojnë fermerët të shesin me çmime pa fitim, madje nën kosto. Kriza energjetike, një krizë e shfaqur herë pas here, është një krizë që do të jetë e pranishme për shumë kohë, për shkak të kalimit nga energjia me bazë fosile në energji të rinovueshme. Rritja e taksimit të diezelit për traktorët e fermerëve është një nga shkaqet e protestës së fermerëve në Europë.

Qeveritë e vendeve të zhvilluara e kanë gjetur të lehtë që, si aktorë të paguar me fare pak para, për të luajtur një rol në ndryshimet klimatike e mbrojtjen e natyrës, të jenë fermerët. Qeveritë kërkojnë, p.sh. reduktimin e blegtorisë për shkak të numrave të lartë të krerëve, të cilët prishin ekuilibrat jetësorë të dheut, ujit e ajrit me ndotjet nitrike e të tjera, në tokat ku kafshët rriten në mënyrë të përqendruar. Qeveritë kërkojnë rritje të sipërfaqes së tokave të papunuara në fermë, për të pasur më shumë natyrë, si dhe praktika agronomike miqësore me tokën e natyrën. Të dyja këto masa kanë si pasoja të mira publike, por jo të mira konkrete si para në dorë, për fermerin. Kompensimi që ai merr për këtë shërbim publik nuk mund të përkthehet në një çmim më të lartë shitjeje të prodhimit nga ana e tij/saj dhe as nuk mbulohet nga sasia e subvencioneve publike për bujqësinë që merr ai/ajo. Fermerëve ju kërkohet që të funksionojnë si një biznes normal në një ekonomi tregu me fitim, por përveç kësaj duhet të sigurojnë “me detyrim” edhe të mira publike, të cilat nuk ju kërkohen bizneseve të tjera, jo bujqësore, si industrive, teknologjisë, shërbimeve, turizmit, transportit, etj. Pikërisht, atyre bizneseve jobujqësore të cilat për shkak të avantazheve që kanë, si kapitali, puna, inovacioni, etj., marrin marzhe, e fitime në kohë shumë më të larta e të shpejta se sa bujqësia. Por a mund të krijosh teknologji e shoqëri sado të përparuar, nëse nuk ushqehesh? A jemi ne çfarë hamë? A duhet të kompensojë “shoqëria” për ushqimin e shëndetshëm e të lirë dhe për natyrën? Duket se ekuilibri i krijuar në vitet ’60 me Politikën e Përbashkët Europiane për Bujqësinë tani kërkon një nivel të ri, apo ndoshta njerëz të rinj siç ishin ata që e krijuan këtë Politikë? Po e fillojmë përsëri me Europën. Një fermer pularie në Francë, për të përfituar subvencionet, duhet të ndjekë një rregullore për rritjen e shpendëve, e cila ka 167 faqe me rregulla. Një prodhues gjalpi në Itali thotë se duhet të ndjekë rregulla anakronike të cilat lidhen me kohën para Luftës së Dytë Botërore, kur margarina industriale shitej si gjalpë, e plot si këto raste.

E në Shqipëri? Për të marrë subvencione, nuk ka asnjë rregull. Thuhen shumë gjëra se si merren, a jepen subvencionet, p.sh., jo në mënyrë të drejtë sipas OLAF të BE-së, apo të qenët në listën e një patronazhisti, a të qenët patronazhist vetë. Por, këto nuk e ndryshojnë aspak faktin që në Shqipëri, fermerëve nuk ju kërkohet të prodhojnë të mira publike si në Europë. E këtu lind pyetja çfarë duhet të bëjë ndryshe politika shqiptare, por edhe publiku. Publiku në Francë e Europë i përkrah fermerët, jo vetëm sepse i shikon si të keqtrajtuar nga ana ekonomike, por edhe të keqpaguar për rolin e të mirave publike të cilin kryejnë. A mund të ketë në Shqipëri mbi 1000 njësi agroturizmi pa pasur natyrë, pa pasur ferma me standarde që sigurojnë ushqim të sigurt, në sasi, e të përballueshëm në çmim, pa pasur standarde për fermerët, po dhe kafshët në fermë, pa pasur peizazh e biodiversitet? Në BE, së pari, për këto të mira publike subvencionet i përfitojnë fermat e fermerët, të cilat i bëjnë pastaj të mundur të zhvillohen edhe agriturizmet. Nëse do të mbetemi në urtësinë popullore, nuk mund të jetë “bishti më i rëndë se sqepari”, pra kemi diku agroturizme, sepse ka atje ferma e natyrë. Jo agroturizmet të krijuar me subvencione do të na krijojnë atje natyrën, fermat, e fermerët që duam. E nisim përsëri me Europën, në sensin me shërbim celular të shtrenjtë edhe jetohet, por me qumësht e djathë dele të shtrenjtë, a jetohet? Protestat e fermerëve në Francë dhe Europë tregojnë për të dytën, ato e detyruan kryeministrin e Francës të bëjë lëshime për fermerët, e të bëjë hartime të tipit rilindës bagëti e bujqësi, sepse ai nuk ka asgjë në dorë, politikat bujqësore vendosen në Bruksel.

Vendimmarrësi i vërtetë, presidenti Macron, futi në lojë BE, e cila vendosi shpejt masa lidhur me tregtinë me Ukrainën, Amerikën Latine, reduktimin e tokave të pambjella, si dhe pavarësi më të madhe të vendeve europiane për vendimmarrje në raste krizash nga Brukseli, etj. Në Shqipëri, protesta e fermerëve të deleve ju kalua si kompetencë Autoritetit të Konkurrencës. Një opinion jashtë Autoritetit ishte se blegtorët në Shqipëri po falimentojnë, se paratë e pista kanë forcuar Lekun në mënyrë jonatyrale, gjë e cila i bën importet më të lira. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë pjesërisht për qumështin e nënproduktet e lopëve, nuk është e vërtetë për qumështin e nënproduktet e deleve, për të cilat u bë protesta, sepse Greqia, si vend fqinj e si prodhuesi më i madh i tyre, e ka çmimin e shitjes në fermë më të lartë se sa e blejnë atë fabrikat në Shqipëri nga blegtorët. Por, edhe për qumështin e lopëve e nënproduktet, pavarësisht se prodhohen shumë më lirë jashtë Shqipërisë, logjistika, zinxhiri tregtar e preferenca për produkte lokale, ende i japin shanse prodhimit vendas. Këto nuk do të zgjasin shumë, por ekzistojnë ende, pavarësisht kursit të këmbimit, e parashikimi është që edhe sikur Leku të dobësohet, importet do të rriten, sepse prodhimi lokal në gjendjen aktuale nuk është aspak efektiv. Përmirësimi racor, përmirësimi teknologjik, përmirësimi i njohurive, investimi në kapital, por sigurimi i ushqimit të blegtorisë nga vendi e importi, ky i fundit një shans i munguar tani që Leku është i fortë, jo 1 a 2%, por mund ta dyfishojnë prodhimin vendas të qumështit dhe mishit. Nuk do të jetë prodhim për eksport, por për turizmin dhe konsumin vendas është një prodhim lokal me mjaft vlerë të shtuar.

Një opinion tjetër është se TVSH me 20% e paguajnë përpunuesit, se importuesit përfitojnë nga TVSH, se blegtorët duhet ta marrin TVSH mbrapsht dhe është TVSH e përpunuesve e pamarrë nga blegtorët, e cila e ul konkurrencën e prodhimit vendas kundrejt atij të importit, nuk qëndron. TVSH-në e paguan konsumatori final. Në çdo rast, fermerët nuk mund të marrin mbrapsht TVSH, qoftë kjo 6% apo 20%, por vetëm mund të përjashtohen nga TVSH. Përpunuesit vendas, ashtu si çdo biznes, i çdo natyre, nuk paguajnë TVSH, ata janë një hallkë e TVSH, janë kreditorë a debitorë të TVSH kundrejt Tatimeve, por në fund gjithmonë janë me TVSH zero, nuk mund ta mbartin atë, ose ta transferojnë atë në subjekte të tjerë, jo me TVSH. TVSH-në e paguan blerësi final, pra konsumatori. Përfitues i TVSH në fund të gjithë zinxhirit është Shteti. Hapat, mënyra se si paguhet TVSH-ja, në doganë, fabrikë, dyqan, nuk ndikon në çmimin final, ndërsa TVSH si nivel po. E rëndësishme është gjithmonë nëse paguhet apo jo. Nëse ka ende prodhim lokal qumështi, i cili shitet me shishe plastike të përdorura direkt nga fermeri lokal të blerësi, kjo ndodh, sepse avantazhi i vetëm i tyre si prodhues është se blerësi privat nuk paguan TVSH, e as kosto dyqani. E kundërta ndodh me eksportet, ato janë të përjashtuara nga TVSH me 20%, pra eksportuesi përfiton të gjithë çmimin që merr nga blerësi i huaj.

Kjo shpjegon, pjesërisht ndoshta, sepse përfshihen këtu edhe kontrollet europiane, pse produktet e eksportit janë më cilësore dhe më me standarde në sigurinë ushqimore, se sa produktet vendase të cilat shiten për shqiptarët. TVSH-ja e bërë zero për ushqimet e konsumatorëve, si në shumë vende europiane, do të ndihmonte edhe prodhuesit e përpunuesit, për të marrë një çmim më të lartë. Por politikanët janë ende duke ndërtuar shtetin, e kur ta kenë ndërtuar, as shteti nuk do të hajë në kurrizin tuaj, e as ju nuk do të punoni vetëm për të ngrënë. Qeveria shqiptare është fatlume që përfshin Autoritetin e Konkurrencës dhe fermerët e fabrikat e pranojnë si arbitër, lidhur me çmimin e qumështit të deleve. Autoriteti mund t’i japë të drejtë njërit apo tjetrit, por a e ndryshon kjo për ne si shoqëri, si ekonomi, si konsumator, por për ata vetë si prodhues e përpunues që nesër vërtet qumështi i importit do të jetë më i lirë se ai vendas, pavarësisht kursit të këmbimit e TVSH, sepse as prodhuesit nuk menduan e kërkuan të jenë më efektivë e konkurrues, e as përpunuesit më efektivë e konkurrues? Ndoshta rrethimi i parë i Tiranës nga fermerët do të jetë …………në Bruksel nëse do të jemi ndonjë ditë pjesë e BE-së./ Monitor

blegtoret protesta

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë