18 Shtator 2022, 13:29
Nga k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të shumta për armëmbajtje pa leje apo persona të shpallur në kërkim në qytetin bregdetar të Vlorës. Dje, gjithë natën, Policia dhe FNSH-të kanë kryer kontrolle tek çdo mjet që ka kaluar në rrugën Transballkanike, atë të Kaninës (Bishti i Kalldrëmit) dhe tek rruga mbi spital. Gazetarja Ebrieta Maçaj ka bërë me dije se thirrja e FNSH në ndihmë të bluve të Vlorës zakonisht është indicie për prani të personave të rrezikshëm dhe të armatosur. Madje shton se flitet që në Vlorë mund të jetë fshehur edhe Ervis Martinaj.
“Duke qenë se një nga vendet e përfolura ku është parë për herë të fundit Ervis Martinaj ka qenë edhe Vlora, mund të dyshojmë se bëhet fjalë edhe për diçka të tillë, por nuk kemi asnjë konfirmim zyrtrar nga policia,”- raportoi gazetarja Maçaj, ndërsa aksione ka pasur edhe në Elbasan.
Ndërkohë që kontrollet vazhdojnë në Vlorë, edhe në Tiranë, çështja e zhdukjes së Martinajt është kthyer në kryefjalë. Një takim i fshehtë është mbajtur gjatë ditëve të fundit në SPAK, por nuk ka ende detaje lidhur me çfarë është diskutuar nga palët lidhur me zhdukjen më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri. Mendohet që të jetë kërkuar marrja e dosjes për hetim nga SPAK, pasi tani është në duart e hetuesëve të Kurbinit.
Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa dje paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka që sot një përgjigje, shumë shpejt do kemi prova.
ervis martinaj vlore
Aktualitet
18 Shtator 2022, 13:38
A.B
Policia
GREQI- Një emigrant shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve nar...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 13:04
k.m.
Besnik Dervishi
TIRANË- Besnik Dervishi është tërhequr nga gara si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Një kandidat m&...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 12:30
A.B
Policia
MIRDITË- Ngjarja e një dite më parë e cila ndodhi në fshatin Klos, të Mirditës është zbardhur nga forc...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 12:21
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit Jeton Lami ka 'dërguar' krer&e...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 12:01
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, Klaudio Malaj pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante arm&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:46
A.B
Policia
TIRANË- Një rast përdhunimi dyshohet se ka ndodhur në kryeqytet. Policia informon se ka vënë në pranga një ...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:39
A.B
Reshje
TIRANË- Situata në të gjitha qarqet është e qetë dhe e normalizuar. Një ditë pas reshjeve të dendura, v...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:12
d.a.
Policia italiane
ITALI- Mbrëmjen e djeshme të datës 17 shtator, në kuadër të shërbimeve të jashtëzakonshme t&e...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:15
A.B
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve të një jave. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacio...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:04
A.B
Blendi Fevziu
MBRETËRI E BASHKUAR- Në ditën e fundit të homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II, gazetari Blendi Fevziu ...