17 Maj 2022, 15:01
Nga DOSJA

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se 12 çështje për korrupsion zgjedhor kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Komisionin e Ligjeve. Gjatë raportimit të tij, Çela tha nuk mund të jepte më shumë detaje, pasi kjo gjë do të varej nga hetimet.
“Hetimi i atentateve e ngjarjeve të rënda është një sfidë e vështirë se mjaft herë kryhen në kuadër të krimit të organizuar përmes përdorimit të personave që paguhen e kërkon angazhim në disa nivele të të gjithë njësive ligjzbatuese. Sa herë ndodh një ngjarje ka një problem. A mund t’i parandalojmë? Edhe mundet. A duhet ti zbulojmë? Patjetër. Si operojnë prokuroritë? Në kontekstin që po flas duket sikur prokurorët nuk e bëjnë punën. Për ngjarjet kriminale duhet të pranojmë që këto ngjarje janë prioritare e nuk mund te them që korrupsioni apo rastet e shpërdorimit të detyrës mund të kenë influencuar në zbulimin e ngjarjeve të tilla, nuk ka asnjë dokument apo të dhënë që të jetë bërë zyrtare nga një hetim që të tregojë përfshirje të prokurorëve apo OPGJ në fshehjen e zbulimit të autorëve të këtyre veprave penale. Sa i përket deputetëve janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet. Ndërkohë prokuroria e posaçme ka të dhënat e veta që lidhen me subjektet e posaçme apo veprën penale. Do ishte e pasaktë nëse sot u konfirmoja një të dhënë,”-tha ai ndër të tjerat.
Sot, në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve. Kryeprokurori Olsian Çela, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:50
TIRANË- Ky është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjikisht në pun&...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:47
Pamje nga aksioni
TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit &ldq...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:35
Olsian Cela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:44
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komision...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:20
Policia Tirane
TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:06
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Aksidenti i rëndë tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, nuk dihet për viktima
vijon...
(k.m/dosja.al)...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:44
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka arsye se përse të bashkëpunojë me drejtësinë, kështu deklaroi dit&...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:29
Thoma Gëllçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë dit...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:22
SHKODËR- 3 persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë prangosur në Shkodër sot në kuadër të operacionit “Bratosh&r...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:20
Olsian Cela
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela raportoi në Komisionin e Ligjeve për problemin në organet e akuzës në ven...